Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Unë e braktisa në një moment të keq….

Përshëndetje redaksia e gazetës “Intervista”!

Unë që po ju shkruaj jam një grua me pseudonimin Ela. Banoj në një qytet të Shqipërisë së Mesme dhe po ju shkruaj sepse mendoj se kam bërë një mëkat, por gabimet janë njerëzore, prandaj unë pres që ju të më kuptoni e të më falni…
Kam qenë e martuar me një djalë që e njoha që në shkollë të mesme. Ai donte që të martoheshim, ndaj edhe erdhi në shtëpi që të më kërkonte dorën, por familja dhe shoqet më këshilluan që të mos nxitohesha se isha akoma e vogël. Mendimi i tyre për të ndenjur një dy vjet e fejuar më pëlqente, por gjithsesi unë vendosa të martohesha. Ai djalë më pëlqente shumë kur vinte në shkollë e më afrohej me takt për të më thënë me përkëdheli:
“Po ku je o ylli im që më ndriçon natën dhe më humbet ditën?!”
Më thoshte gjithnjë që çdo natë që binte të flinte, imagjinonte sikur më kishte pranë dhe donte që ëndrra e tij të realizohej sa më shpejt. Edhe unë nga ana tjetër doja që së bashku të krijonim një famije dhe ta ruanim atë me gjithë forcën dhe dashurinë tonë. Jam rritur në një familje me tradita e kemi qenë gjithnjë të bashkuar, megjithëse kemi patur ca probleme me babain, që gjithë jetës ka qenë alkoolist. Kur isha e vogël mbaj mend që kur vinte babai i pirë futesha në dhomën time, qaja dhe lutesha që sa të rritesha ca, të martohesha diku larg për të mos e parë më atë njeri, por me kalimin e kohës u mësova me të. Erdhi një moment kur e pranova se ky ishte realiteti im dhe se familja jonë thjesht kishte problemet e veta, si çdo familje tjetër normale.
Kur u njoha me Çimin përjetova dashurinë e parë. Ai sapo kishte ardhur nga Zvicra dhe kishte hapur një lokal të tijin. Biznesi po i ecte shumë mirë dhe kishte vendosur që të krijonte familje, kurse unë isha marrosur pas tij…
U fejuam e u martuam shumë shpejt në një ceremoni madhështore ku thirrëm gjithë farefisin, nga ishin e nga s’ishin. Dita kur u lidha zyrtarisht me të ka qenë më e lumtura e jetës sime, ashtu siç ka qenë dita më e keqe, ajo kur u ndamë. Arsyen e kësaj po e tregoj më poshtë…
Prej asaj martese të lidhur atë ditë shtatori lindi një vajzë që ne e quajtëm Marsela. Jeta jonë rridhte normalisht deri një ditë kur unë pashë anën tjetër të karakterit të bashkëshortit tim. Një ditë Çimi u kthye nga puna duke shfryrë. Mendova se kishte probleme me biznesin dhe vërtet kështu ishte. U mundova ta qetësoja duke i thënë:
“Tani, bizneset kështu e kanë, njëherë do ecin mirë, njëherë s’do ecin!”
Ai, shumë i nevrikosur më tha që kohët e fundit kishte pasur humbje të mëdha.
U mundova ta qetësoja përsëri, por ai më shtyu fort tutje dhe më ulëriti:
“Ik o grua andej, ku merr vesh ti nga këto gjëra! Ik e rrit Çelën ti, se vetëm atë punë di të bësh! Me këto gjëra merrem vetë. Nuk të kërkova ndihmë!”
U frikësova sepse nuk e kisha parë asnjëherë aq të xhindosur. Mendova se ai po kalonte një stres të madh dhe u betova se do të kujdesesha për të më shumë se kurrë se ç’nuk po dëgjojmë… Lloj-lloj historirash dhe sëmundjesh kalojnë njerëzit kur janë të stresuar!
Pra, tashmë përveçse rrisja fëmijën tim 1 vjeçar, bëhesha copash që si e si ta bëja tim shoq të harronte problemet e veta, por çdo përpjekje e imja qe e kotë sepse ai kalonte thuajse gjithë ditën në punë dhe në darkë, kur vinte në shtëpi, nuk i flitej. Raportet tona pak nga pak filluan të ndryshonin. Ai nuk ishte më si më parë dhe me vajzën nuk kishte kohë të merrej fare. Ajo e kërkonte shpesh se ishte shumë e lidhur me të, por babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi, as fundjavave, që ne zakonisht i kalonim jashtë qytetit.
Ditën kur i erdhi urdhëri që të shembte lokalin “çmenduria e tij” arriti kulmin. Filloi të pinte dhe kur vinte në shtëpi donte vetëm sherr. Përveçse tashmë kisha të bëja me një burrë të alkoolizuar, që i ngjante aq shumë tim eti… më duhej të duroja edhe faktin që ai nisi të vinte dorë mbi mua.
Kam mbajtur në kurriz përveçse problemet financiare që na ranë mbi kokë pasi na shembën lokalin, edhe karakterin e egër që doli në pah tek ai njeri që deri pak kohë më parë kishte qenë krejt tjetër.
Erdhi një pikë kur nuk durova dot më dhe vajta te mamaja. I thashë asaj që më duhej t’i jepja fund martesës sime që ishte shndërruar në një makth të vërtetë. Ajo më këshilloi që të mos nxitohesha (edhe pse më shihte të nxirat në trup nga e rrahura) dhe të mendohesha mirë sepse kishte frikën e opinionit, por për mua ajo ishte gjëja e fundit që kishte rëndësi.
Kështu, një ditë i kërkova tim shoqi divorcin. Ai ma dha pas disa muajsh sepse më lutej që të kthehesha prapë me të. Një herë u tundova nga lutjet e tij dhe u ktheva, por ishte e kotë. Ai ishte i njëjti. Përfundimisht, shkova të jetoja bashkë me vajzën time te mamaja.
Tani që kanë kaluar disa muaj nga ndarja jonë, jam penduar për vendimin që mora. Mendoj se kam bërë një mëkat shumë të madh që kam braktisur Çimin në një periudhë të tillë delikate për të dhe aq më tepër, që e kam larguar nga vajza të cilën ai e donte aq shumë, ndërsa tani e sheh shumë rrallë. Mendoj ndonjëherë se më e mira për ne të tre është që të kthehemi përsëri bashkë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin në momente të mira dhe të vështira, derisa vdekja të na ndajë, por nuk kam guximin për ta bërë këtë…

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dënohet Flamurtari, Partizani, Terbuni. Ada, Pogradeci, Bylis, Tomori, Shkumbini, Albpetrol, etj

Next Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: GETOARI

Advertisement