Polici
Dy djem në autobus po luanin me njëri-tjetrin:
– Po e gjete, cili është ndryshimi mes një polici dhe një gomari?!
Shoku po mundohej të gjente përgjigjen kur dëgjohet zëri i hakërryar i një polici që ishte aty afër:
-Hë, cili është, e di ti?
Djali, si i zënë në faj, i përgjigjet:
– Jo, mo, s’kanë ndonjë ndryshim!
– Jo, thashë se mos thoje ndonjë gjë të keqe…
I burgosuri
Një i burgosur i thotë shokut të tij: – Sonte, do të arratisem!
Të nesërmen, shoku e gjen sërish në qeli dhe e pyet: – Po, a nuk më the se mbrëmë do të arratiseshe? Pse je ende këtu?
– Eh, m’u prishën planet… E gjeta derën hapur dhe s’kisha ku të vendosja shkallën…
Provim anatomie
– Zonjushë, cili është ai organ njerëzor që mund të zmadhohet 20 herë më shumë nga ç’është në gjendje qetësie?
Studentja, krejt e skuqur nga turpi, përgjigjet: – Penisi?
Profesori: – Jo, në fakt, është irisi i syrit, megjithatë, dërgojini komplimentet e mia të dashurit tuaj!
Njoftimi
Një stjuardesë kërkon një partner që të dijë ta kuptojë në ajër!