Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sulltani ia lë fronin Selimit!

Bejazidi, Rustemi dhe Atmaca, nisin rebelimin…

Rustemi takohet me Bejazidin. Rustemi i thotë se vdekja e Mustafait qe e mirë për të pasi i hapi rrugën drejt fronit. Atmaca takohet me Husejnin i cili i thotë se rebelimi në Rumeli ka marrë përmasa të mëdha. Sulejmani jep urdhër që Bejazidi të shkojë dhe ta shuajë këtë rebelim me forcë. Bejazidi takohet me Atmacën, i cili i thotë se do të jetë në krah të tij, siç ia ka lënë amanet Mustafai. Bejazidi bën marrëveshje të fshehtë me Atmacën që ta shuajnë rebelimin pa gjakderdhje, me kusht që Bejazidi t’i ofrojë atij kokën e Rustemit. Selimi përpiqet ta paraqesë sjelljen e matur të Bejazidit, si një dobësi nga ana e tij në sytë e Sulltanit.

I gjithë haremi e ka mësuar për martesën e Bejazidit me Hurixhihanin dhe Hyrremi është shumë e shqetësuar për këtë. Ajo i kërkon Selimit të mos ia tregojë këtë gjë Sulltanit, përndryshe, ajo nuk do ta mbështesë më. Selimi, nga ana e tij, përpiqet t’i ngrejë kurth Bejazidit, së bashku me Ahmedin.

Advertisement

Gylfemi përpiqet ta bindë Hurixhihanin se është në anën e Bejazidit dhe e këshillon atë të qëndrojë në krah të Hyrremit.

Atmaca përpiqet t’u afrohet rebelëve, duke u thënë se personi që po hiqet si Mustafai është një mashtrues dhe se ai është i vetmi që e njeh vërtet Mustafain, pasi ka luftuar përkrah tij.

Selimi i tregon Sulejmanit se Bejazidi po përpiqet të shuajë rebelimin pa vrarë njerëz dhe Sulltani zemërohet që ai po thyen urdhërat e tij.

Hurixhihani shkon të takojë Sulejmanin. Ai e pyet nëse ajo mendonte se mund të martohej me djalin e tij vite më parë dhe Sulltani nuk kishte për ta mësuar? Hyrremi zemërohet me Hurixhihanin, por Mihrimaja i thotë se e ka dërguar ajo, pasi herët a vonë, Sulltani do ta mësonte të vërtetën. Hurixhihani u thotë se Sulltani ishte tashmë në dijeni të martesës së tyre.

Atmaca dhe Beyazidi takohen me rebelët. Bejazidi u thotë atyre se ai është një mashtrues që thotë se është Mustafai dhe u tregon letrën e Sulltanit që e vërteton këtë. Ata duket se e besojnë dhe largohen. Mihrimaja i lutet të atit ta falë Rustemin dhe Sulltani e bën vetëm për hatër të saj. Ahmedi shkon të flasë me Sulejmanin dhe i thotë se Mustafain e rremë arriti ta kapte Mehmet Pasha dhe se Bejazidi nuk e kishte kuptuar rëndësinë e situatës dhe ishte përpjekur të bënte një marrëveshje me rebelët.

Bejazidi në Edirne i shkruan një letër Sulejmanit ku i thotë se i kanë bërë një komplot dhe nuk do të kthehet derisa të zbulojë se kush e ka bërë.

Zali e shoqëron Sulejmanin aty ku po qëndron njeriu që hiqet si Mustafai. Hyrremi i tregon Rustemit se Bejazidi po akuzohet se ka mbështetur tradhtarët. Atmaca e këshillon Bejazidin të kthehet, pasi Sulltani nuk do t’i besojë gënjeshtrat që u thanë për të, por ai nuk është dakord. Atmaca i thotë se atë e mbështet e gjithë ushtria.

Hyrremi përpiqet ta bindë Sulejmanin se Bejazdii nuk ka faj, por ai e përzë. Bejazidi vjen dhe Hyrremi i lutet t’i kërkojë të falur Sulltanit. Sulltani i kërkon llogari Bejazidit se pse u bë me rebelët, gjë që ai s’e pranon. Sulltani i thotë se ai po shkon drejt fatit të vëllait të vet, që e donte aq shumë, Mustafait.

Sulltani u thotë të gjithëve se i ka ndjekur për vite të tëra sjelljet e fëmijëve të tij dhe se ka vendosur që trashëgimtari i fronit do të jetë… Selimi!

Bejazidi takohet me Atmacën e Rustemin dhe u thotë se ai tashmë do të vihet kundër Selimit dhe babait të tij. Ai i pyet nëse ata janë në krah të tij dhe ata pranojnë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Çfarë janë miqtë për ju dhe sa kohë u kushtoni atyre? Dolçe Baci.

Next Post

- Çfarë mendoni kur shikoni një ceremoni martesore? Dolce Baci.

Advertisement