Problemet me ereksionin, qofshin ato të rralla, apo të shpeshta, i fusin shpesh të dy partnerët në siklet. Përveç kësaj, burri ndjehet i prekur në burrërinë e tij dhe është mirë që gruaja të mbajë qëndrimin e duhur e të thotë fjalë të mira, pa e lënduar partnerin. Mirë është ta shohësh çështjen nga një këndvështrim relativ, por si arrihet kjo?

Në ç‘moshë ndodhin problemet e para?
Ato ndodhin pas të 40-ave, por sidomos pas të 50-ave, kur një në tre burra, ose një në dy, preket nga problemet e impotencës. Dëshira ekziston, por ajo nuk funksionon si më parë. Para se të nxirren përfundime të nxituara, duhen shtruar tre pyetje: Bëhet fjalë për një shqetësim që ndodh shpesh? A ngrihet partneri në mëngjes me organin seksual të forcuar? A ka ai ereksion kur mastrubohet, ose kur sheh pamje eksituese? Në këtë rast, gjithçka shkon mirë, sistemi fiziologjik funksionon dhe me kalimin e kohës gjithçka do të zhbllokohet. Në rast të kundërt, duhen kërkuar shkaqet e pamundësisë të ereksionit, shpesh anomali fiziologjike të lidhura me tensionin e lartë apo diabetin dhe të shumëfishuara nga marrja e ilaçeve për to.
Si të sillesh para një problemi të tillë?
Për gruan, kryesorja është të mos veprojë pa takt. Ka disa gra që kanë tendencë t’i marrin gjërat me humor, gjë që duhet evituar, sepse e qeshura mund të merret si formë talljeje, apo poshtërimi. Të tjera, e minimizojnë problemin. Në këtë rast, burri ndjehet sikur nuk e kuptojnë, ai mendon se partnerja e tij është indiferente. Disa e ngushëllojnë partnerin, gjë që prapë nuk është e mirë, sepse ai nuk do që ta trajtojnë si fëmijë. Të tjera shfaqin zhgënjimin e tyre, duke rrezikuar kështu që të krijojnë panik: «Kam frikë se nuk do t’ia arrij, pra, nuk do të bëj dot më seks». Zgjidhja më e mirë? Ajo e këshilluar nga seksologët: Egoizmi i shëndetshëm! Në rast problemi me ereksionin, duhet menduar për veten, të marrësh sa më shumë kënaqësi, me gjithë situatën, të këmbëngulësh në lojërat paraprake, përkëdheljet, te seksi oral. Kjo mund të zhbllokojë situatën dhe ta relativizojë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *