Këshilla për amvisat e reja…

Si ta njohim dhe ta ruajmë në shtëpi miellin e grurit?

  • Së pari, nga ngjyra e tij: Në rast se ka ngjyrë të bardhë ose të bardhë në okër (nuanca prarimi) ai miell është i freskët dhe mund të përdoret. Po të ketë nuanca të ngjyrës gri, ka hyrë në caqet e skadimit dhe, sa më e ngjeshur të jetë grija, aq më thellë ka hyrë në ato caqe.
  • Së dyti, mielli nuk duhet të ketë aroma të tjera, veç aromave të veta karakteristike. Ai zakonisht merr lehtë erën e enëve ku hidhet dhe duhet të ketë jo më pak se 28 % gluten. Mielli me këtë përqindje jep brumë të mirë, fryhet dhe buka mban era grurë. Gruri që shitet zakonisht në dyqan nuk e ka këtë përqindje sepse ai nuk destinohet vetëm për bukë.
  • Së treti, kur blejmë miell, duhet të lexojmë mbi paketë shënimin për destinacionin e tij, i cili është një lloj certifikate zyrtare në përputhje me standardet shtetërore të çdo vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *