Kryeministri Rama sapo mbylli konferencen per shtyp kushtuar vizites ne Serbi. Dhe mbyllja ishte krejt e veçantë, me një batutë “alla Rama”: I pyetur se si e komentonte opinionin që ka qarkulluar këto tre ditë në mediat sociale se ai vetë ishte si një “dron i dytë” në Beograd, Rama lëshoi këtë batutë: “U bëmë familje dronësh më duket. Meqë e hodhi vëllai im i pari, s’mund të rrija unë pa e hedhur të dytin”, – tha Rama