Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mesazhe, dedikime...
“Pornoja e përbindëshave”, fenomen i ri
Plagë dashurie...

“Pornoja e përbindëshave”, fenomen i ri

Kush do ta mendonte se amerikanët nuk i bën të fantazojnë vetëm libri “50 nuancat e Grey-t”, por edhe literatura erotike “kriptozoologjike”, ose thjesht e quajtur “pornoja e përbindëshave”, që ka gjetur shumë ithtarë?! Shumë përbindësha, duke filluar nga Minotauri, te dragonjtë e te përbindëshat detarë japonezë, duket se kanë gjetur përdorim në literaturën erotike amerikane. Pse ndodh kjo? “Erotizmi që nxjerr në skenë dinozaurët, i bën thirrje natyrës sonë më thelbësore dhe mishtore… Kjo është eksperienca seksuale më sublime, të paktën kështu mendoj unë”, ka shpjeguar njëra nga autoret, Alara Branuin, në gazetën “Huffington Post”. Ja, disa nga titujt e librave që po njohin sukses në SHBA dhe po hapin një treg të ri, sepse botohen edhe në ebook: “E rrëmbyer nga pterodaktili (lloj dinozauri)”, “I dashuri im njëbrirësh”, “Rënkime për Jetin…”. Njëra nga drejtueset e sitit të internetit që boton librat, Virxhinia Uejd (një emër fallco), ka ngjallur interesin e revistës “Business Insider” që i ka bërë një intervistë. Kësaj nëne familjeje nga Koloradoja i ka lindur kjo “ide e çmendur” në vitin 2011, me librin “Të arrish orgazmën me Jetin” dhe, që prej asaj kohe ka botuar 16 e-libra mbi kafshën legjendare, në çdonjërin prej të cilave përshkruan me detaje marrëdhëniet seksuale, shpesh të dhunshme, mes kësaj krijese dhe të dashurave të tij njerëzore.

Megjithatë, ky lloj librash, që i ka sjellë fitime Virxhinia Uejdit dhe dy studenteve të tjera, Alara Branuen dhe Kristi Sims (me siguri, emra fallco), të cilat pohonin se kishin fituar “30 mijë dollarë ose më shumë” në muajt më të mirë dhe “6000$” në ato më të këqinj, është i kërcënuar. Gazetat britanike si “The Daily Mail”, ose “The Kernel”, kanë filluar një kryqëzatë të vërtetë, duke akuzuar sitin Amazon dhe libraritë e tjera se po përhapin një “epidemi” me përmbajtje “që të vjen për të vjellë”, duke bërë promovimin e “historive të përdhunimit, pornos me incest dhe përshkrimit hapur të kafshërisë dhe pedofilisë”. Me një fjalë, lëpirjet e dinozaurëve nuk e kanë jetën shumë të gjatë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe, dedikime...

Next Post

Plagë dashurie...

Advertisement