Dalja në qarkullim e librit me poezi të kolegut Bledi Ylli më jep rastin e lumtur ti dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta. Unë kam vlerësuar talentin, punën dhe përkushtimin e veçantë të Bledit në fushën e letrave dhe veçanërisht poezisë, ngjyrimet esenciale që përcjell poezia e tij me nota realiste dhe mjaft të fuqishme për jetën. Shumë urime Beldi, krijimtari të sukseshme. Albani.
Gjithkush i njeh Mandin e Saimirin në shpirt të sjellshëm në karakter, dashuria e zemrës së tyre buron nga një shpirt njerëzor i kultivuar nga familje me virtyte të larta, nga një qytet i mrekullueshëm si Elbasani me tradita të herëshme të kulturës qytetare. Dy djem të mrekullueshëm nga një familje e mrekullueshme, si vetë ata, përherë bashkë, si vetë dashuria e Zotit. Sjellja e tyre i ka mahnitur të gjithë, por dhe afirmuar. Ata janë vëllezër e shokë të mirë, qytetarë të respektuar dhe njerëz me virtyte të larta shoqërore. Mjafton ti takosh një herë dhe mëndja do të mbetet padyshim tek ata, bukuria e thjeshtësia e një shpirti të dlirë. Sjellja, dashuria e respekti i tyre vlen për tu nderuar. Suksese gjithnjë konsideratë për vëllezërit e dashur! Alban Arapi.
Duaje me gjithë forcë jetën, jepi kuptim asaj në jetë. Çdo sakrificë duhet bërë për të jetuar. Askush i lindur si mbret s’ka. E vështirë është jeta, ka edhe lumturi. Prite jetën si të vijë për ta jetuar, nëse e di çfarë do të thotë jetë për të jetuar. Bëje vete, rri jeten për të ardhur e mirë. Duaje të afërmin tënd afroju buzëqeshjes, mbizotëroji trishtimit. Derdh lot ku duhet derdhur, qesh ku duhet për të qeshur. Jona.
Advertisement