E dashur redaksi, si fillim ju përgëzoj për punën kolosale që bëni dhe për afrimitetin që tregoni me lexuesin duke e bërë të gjejë veten në shumë drejtime. Pyetja që kam unë i drejtohet psikologes tuaj. Kam një vajzë xhaxhai që unë e dua si motër, por ka filluar të më shqetësojë shumë sepse është bërë shumë e paqëndrueshme. Atë që thotë tani nuk e bën pastaj, ose gjysëm ore është mirë pastaj fillon e qan. E pyes se çfarë ka që bën ashtu, më thotë që nuk e kuptoj. Bën veprime që mua më frikësojnë, fillon e qesh si fëmijë e pastaj flet seriozisht a thua se nuk ishte ajo që po bënte të kundërtën pak më parë. Më vjen dhe keq që e shikoj ashtu se ajo ka qenë shumë e mirë. Dyshoj mos ka probleme me personalitetin. Si funksionon personaliteti i njeriut? Një lexuese e rregullt e gazetës.

 

 

Lorela Garuli, psikologe, email, lorela_garuli@hotmail.com:- E dashur letërshkruese, unë e lexova atë që ke shkruar dhe më vjen keq që kushërira jote po kalon këtë situatë. Po të bëj një përshkrim sesi funksionon personaliteti, që të arrish të kuptosh edhe vetë se ku qëndron ajo. Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, motivimi etj., janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra, varen njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën. Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon veti të caktuara personale. Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika të caktuara të trashëguara. Edhe pse faktorët biologjikë kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se, personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, sidomos aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t’u zhvilluar individualiteti njerëzor në qenien humane, pra në qenien e cila ka karakteristika. Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria, në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. Në studimet e shumta rezultojnë, se edhe roli i historisë, kushtet e veçanta të zhvillimit, tradita, zakonet e doket e një shoqërie, paraqesin faktor të rëndësishëm në formimin e personalitetit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *