Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më merret fryma e më bllokohet kraharori

– Doktoreshë Mira, përshëndetje! Unë quhem Rei, jam një djalë 17 vjeçar dhe kam një problem serioz me frymëmarrjen. Akoma nuk jam konsultuar me ndonjë doktor, për shkak se më përpara nuk më është dukur problem serioz, por sot gjendja është përkeqësuar dhe më duhet ndihmë. Problemet janë këto: Nuk mbushem dot me frymë (para 2 ditësh isha pak sëmurë me grip, por nuk e di a ndikon kjo) dhe rrahjet e zemrës janë të forta e jo të shpeshta. Ndonjëherë, kjo gjendje shoqërohet me ndonjë bllokim kraharori. Nuk jam duhapirës, përkundrazi, ushqehem mirë prandaj edhe jam shqetësuar sepse nuk po gjej një përgjigje. Ju lutem, më jepni një informacion dhe këshillë. Ju faleminderit për kohën tuaj.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Përshëndetje Rei! Shqetësimi që keni në lidhje me vështirësinë në frymëmarrje, mund t’i përkasë një alergjie të caktuar, por gjithsesi, ju duhet të bëni sa më shpejt një konsultë me një mjek alergolog për ta përjashtuar këtë shkak. Shumë alergji shfaqen me marrje fryme si një shqetësim i vetëm apo edhe shoqëruar me bezdira të tjera si: Kollë, teshtima apo kullim të hundëve. Disa alergji, sidomos ato që lidhen me marrjen e frymës dhe me kollën, mund të paraprihen nga një gjendje gripale, qoftë edhe për herë të parë. Për të qenë më të sigurtë, ju duhet një konsultë me një mjek alergolog, duke parë natyrën e marrjes së frymës, që të përjashtonte apo konfirmonte një shkak alergjie të gjendjes suaj. Ju falënderoj për letrën dhe ju mirëpres!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kaloritë shkaktojnë gurët në veshka

Next Post

Si ta njohim dhe ta ruajmë në shtëpi miellin e grurit?

Advertisement