– Përshëndetje! Kam një pyetje për Dr. Valdeten. Jam 20 vjeçe dhe kam shumë bark, domethënë, diarre dhe kjo gjë po më përsëritet aq shpesh saqë jam dobësuar shumë dhe shpesh më bie si të fikët. Kam bërë kura popullore që ma pushojnë për momentin, por sapo ha ushqim, më përsëritet, aq sa kam marrë frikë të ushqehem. Kur kam qenë e vogël, kam vuajtur nga parazitët në bark. Mos ka të bëjë kjo gjë dhe tani, në këtë moshë që jam? Faleminderit.
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar 20 vjeçare! Ju duhet patjetër që të vizitoheni te mjeku specialist pasi diarretë janë të shumëllojshme dhe në varësi të shkaqeve të ndryshme. Për shembull, kemi diarre nga myku, diarre inflamatore, malabsorbim etj. Ju duhet të bëni analiza dhe ekzaminime për të gjetur shkakun e diarresë dhe pastaj mund të diskutojmë për mjekimin. Nuk mund të japim mjekime, pa bërë analizat dhe pa gjetur shkakun, por të jeni e sigurtë që nëse bëni mjekimin e duhur, do të shëroheni. Gjithë të mirat!
Advertisement