Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam frikë mos i përsëritet urtikarja

– Kam një pyetje për doktoreshë Mira Xhixhën. Kam një fëmijë 3 vjeç të cilit ushqimet i japin urtikarje. Është hera e dytë që fëmija im bëhet me urtikarje. Këtë herë, doktorët më dhanë citirizinë, që t’ia jap 5 pika dhe i kaloi, me thënë të drejtën. Ndërkohë, e ushqej me qumësht e vezë dhe nuk ka probleme, por kam frikë mos i përsëritet dhe mund të jetë e rrezikshme për të. Theksoj se i pëlqejnë shumë sallamrat. Mos vallë kjo gjë ndikon në shfaqjen e urtikarjeve?
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – Shpesh, alergjia nga ushqimet shfaqet në moshë të vogël dhe ushqimet më të shpeshta që japin alergji në këtë moshë janë veza, qumështi, miellrat, frutat etj. Shumë i rëndësishëm është identifikimi i ushqimit përgjegjës për alergjinë. Së pari, dyshimi i nënës merret shumë në konsideratë nga mjeku alergolog i cili do të bëjë diagnostikimin e saktë dhe më pas, jep trajtimin e duhur.
– Fëmija juaj ka shfaqur vetëm dy raste urtikarjesh të cilat kanë kaluar me mjekimin e marrë dhe, në qoftë se nuk janë përsëritur, do t’ju thoja që dyshimi për alergji për një nga ushqimet kryesore ka kaluar. Duhet ndjekur me kujdes nga ana juaj në raste të tjera të ngjashme, për të parë nëse këto gjëndje do kenë lidhje me marrjen e ndonjë ushqimi të veçantë apo të caktuar. Më pas, nëse gjendja do të vazhdojë apo do të shfaqet me ndërprerje, duhet të kryeni një konsultë me mjekun alergolog për të marrë trajtimet dhe rekomandimet që vlejnë në këto raste. Ajo që mund t’ju rekomandoja do të ishte të evitoni sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e gatshme apo gjysëm të gatshme që fëmijët i preferojnë shumë. Për çdo konsultim, jeni e mirëpritur!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

11 kolltuqe për shtëpinë tuaj!

Next Post

Si u paralizua në moshën 19 vjeçare!

Advertisement