Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjithë galaktika jonë lëkundet

Dihet se galaktika jonë, Rruga e Qumështit (Kashta e Kumtrit) ka pamjen e një spiraleje, ku të gjithë yjet rrotullohen rreth qendrës. Ndërkaq, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë zbuluar se gjithë galaktika kryen gjithashtu disa lëvizje (impulse) lëkundëse dhe krijohet kështu një tablo kaotike, e cila i ngjan një flamuri që valëvitet nga era. Shkaku që e sjell këtë pamje ende nuk dihet. Sipas hipotezave të shkencëtarëve, ky fenomen mund të jetë pasojë e bashkëveprimeve të krahëve të saj spiralë, ose si pasojë e përshkimit të galaktikës sonë nga “rrezet” e një galaktike tjetër, më të vogël. Për të studiuar kinematikën e yjeve në rrafshin tredimensional, shkencëtarët shfrytëzuan rezultatet e eksperimentit RAVE (Radial Velocity Experiment), i cili u shtri përgjatë 6500 vjetësh dritë “mbi” dhe “nën” Diell, pothuajse një të katërtën e distancës nga Dielli deri në qendrën e galaktikës, si edhe anën e kundërt të kësaj distance. Po kështu, duke u orientuar nga ngjyrat e kuqe të ngjeshura të disa objekteve të veçanta me ndriçim absolut, të cilat praktikisht janë të pavarura nga përbërja dhe mosha e tyre, shkencëtarët krijuan hartën tredimensionale të shpejtësisë së rrotullimit të yjeve në zonën rreth Diellit, duke mbajtur parasysh jo vetëm lëvizjet e tyre rrotulluese, por edhe goditëse (mësymëse). Modeli paraqiti një tablo të ndërlikuar të lëvizjeve në galaktikën tonë. Doli se yjet lëvizin jo vetëm rreth qendrës kryesore, por edhe valëviten (lëkunden) “poshtë” e “lart” në rrafshin e tërë galaktikës. Tani ka mbetur të sqarohet se çfarë e nxit këtë valëzim, çfarë i shkakton këto valëvitje dhe lëkundje. Ndoshta të dhënat e reja do të ndihmojnë për të përcaktuar modelin tredimensional të galaktikës sonë, pra, të Kashtës se Kumtrit apo Rrugës së Qumështit. Pasi matën shpejtësitë e lartpërmendura, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se lënda e Rrugës së Qumështit lëkundet në drejtime të ndryshme, pavarësisht nga lëvizjet që bën rreth qendrës së galaktikës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zanfina u përgjigjet fansave për sherrin me Leonora Jakupin

Next Post

BARCALETA

Advertisement