Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Më transferuan në një shkollë fshati!
Është përzgjedhur nga Llotaria Amerikane në Greqi
I del gjak nga hundët...

Është përzgjedhur nga Llotaria Amerikane në Greqi

– Kam një pyetje për Llotarinë Amerikane. Dua të di procedurat që duhet të ndjekë vëllai im që është emigrant në Greqi prej vitesh. Ai pati aplikuar për Llotarinë Amerikane 2014 dhe është përzgjedhur. I kanë caktuar gjithashtu intervistën në Ambasadën Amerikane në Athinë. Problemin e kam se i kanë kërkuar një dëshmi penaliteti nga vendi i origjinës, pra, nga Shqipëria. Si merret kjo dhe a duhet noterizuar? Po certifikata e lindjes, e martesës dhe dokumentet e tjera, siç është diploma e universitetit, a duhet të përkthehen dhe noterizohen? Pas këtyre, mos vallë duhen çuar në Ambasadën Greke në Tiranë për t’u vulosur, përpara se të dorëzohen në Ambasaden Amerikane në Athinë? Jam në pritje të një përgjigjeje. Faleminderit.
U.S. Embassy Tirana: – E nderuar letërshkruese! Përgjigjja e dhënë nga Konsullata Amerikane në Tiranë për vëllain tuaj është kjo: Ai mund të aplikojë për dëshminë e penalitetit (certifikata e Ministrisë së Drejtësisë) në një zyrë postare, sepse këto procedura bëhen tashmë edhe në postë. Pasi të bëjë aplikimin, duhet të sigurohet që në formularin e aplikimit të theksohet që po aplikon për një vizë amerikane në Athinë, sepse certifikatat e Ministrisë së Drejtësisë të aplikantëve për viza amerikane transferohen direkt në Ambasadën Amerikane në Tiranë, jo tek aplikanti. Pas kësaj, do të jetë Konsullata Amerikane që do t’ua përcjellë këtë dokument homologëve të saj në Athinë. Nuk duhet të harrojë që këto certifikata janë të domosdoshme për çdo aplikant që është mbi 16 vjeç e lart, në të gjithë emrat e tanishëm dhe të mëparshëm, ndërsa për sqarime të tjera më të hollësishme, në lidhje me informacionet që ju duhen për ditën e intervistës, përgjigjet tuaja do t’i gjeni më të hollësishme në seksionin konsullor në Ambasadën e SHBA-së në Athinë. Aty do të gjeni gjithë informacionin që ju duhet. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më transferuan në një shkollë fshati!

Next Post

I del gjak nga hundët...

Advertisement