Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edona Llalloshi: Kam stilin tim!

Pa dyshim, do të na jepni të drejtë po të themi se është një ndër këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, me një sërë këngësh, klipesh e pjesëmarrjesh të suksesshme nëpër festivale. Mjafton të kujtojmë këngën “Simpatia” dhe menjëherë do të kujtoheni për Edona Llalloshin, atëhere një vajzë e re, ndërsa sot, një nënë dhe bashkëshorte e realizuar në jetë. Por, krijimi i familjes nuk e bërë Edonën të heqë dorë nga muzika, përkundrazi, ajo mbetet sot një ndër këngëtaret më të kërkuara në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Në foto-intervistën e mëposhtme, do të gjeni rrëfimin ku ajo shpreh ndjesitë e saj prej gruaje dhe artisteje, përbri çdo imazhi të servirur…

Vace ZelaVaçe Zela
E kam përcjellë me shumë trishtim humbjen e saj, që është pa diskutim, një humbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar. Megjithatë, ne duhet të ndihemi me fat edhe thjesht për trashëgiminë e vlerave që këngëtarja e madhe na ka lënë pas, si një pasuri e paçmueshme për kulturën e një kombi. Ajo mund të thuhet se shkoi vetëm fizikisht, por shpirtërisht do të jetojë dhe do të mbetet gjithmonë në mesin tonë, me kontributin që ka dhënë si këngëtare. Jam prekur vërtet shumë gjatë ceremonisë së lamtumirës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej kujtimeve mallëngjyese dhe rrëfimeve të secilit prej atyre që e kishin njohur nga afër. Ç’mund të thuhet në të tilla raste, kur edhe fjalët nuk mjaftojnë? Ajo që na mbetet, është të ndihemi thellësisht krenarë për një figurë kaq të madhe të artit shqiptar!
 

 

Advertisement

 

 

Edona me familjen ne DubaiDubai

(Qesh) Po, këtu jemi në Dubai. Prej kohësh, kisha shumë nevojë për pak pushim pas gjithë atyre javëve tejet të ngarkuara në fundvit, ndaj bashkë me bashkëshortin menduam se Dubai do të ishte vendi ideal në këto ditë të ftohta dimri. (Buzëqesh) Dhe ashtu ndodhi vërtet. Doa u kënaq shumë gjithashtu. Është tjetër ajër atje, tjetër atmosferë, tjetër energji. Aq më tepër që dihet tashmë që kundrejt temperaturave të ulëta dhe kohës së zymtë, dielli dhe i ngrohti bëjnë punën e tyre. Na ka bërë mirë që të treve ky udhëtim dhe mund të them me plot gojën që jam kthyer e ripërtërirë. (Buzëqesh)

 

 

 

 

 

 

Edona dhe MilotiDueti me Milotin
Është interesante se në fillim nuk e kanë ditur që me Milotin jemi motër e vëlla. Kjo, së paku sa i përket publikut në Shqipëri, se për ata të Kosovës, nuk ka qenë gjë e re. (Buzëqesh) Edhe bashkëpunimi me Milotin për këngën “Spontanisht”, ka ardhur në mënyrë krejt spontane. Miloti kishte 8 vjet që nuk kishte dalë me një këngë, por ky nuk është bashkëpunimi i parë që kemi bashkë. Besoj se publiku e mban mend edhe këngën “Për ty po flas” që po ashtu si “Spontanisht” e ndoshta edhe më shumë, njohu një sukses të menjëhershëm në kohën që u publikua. Bëhet fjalë për vitin 2005. Kjo këngë është pjesë e albumit tim të fundit. Gjithmonë na ka pëlqyer kjo këngë dhe kemi qenë me mendimin se po ia bëjmë videoklipin sot apo po ia bëjmë nesër, derisa erdhi ideja për t’u bërë. Me sa duket, duetet me Milotin ngjisin tek audienca e duke qenë kështu, ndoshta ky nuk do të jetë as i fundit që do të realizojmë së bashku. (Buzëqesh) Megjithatë, le t’ia lëmë gjithçka kohës.

 

 

 

SimplicitySimplicity
Nëse më pyesni mua, nuk ka gjë më të bukur dhe më me vlerë sesa thjeshtësia. Është ajo që, bashkangjitur me origjinalitetin, e bëjnë të bukur këdo prej nesh. Më pëlqen shumë një shprehje që thotë: “Duke u rritur, mëson se sa e bukur dhe madhështore është: Thjeshtësia!”. Dhe në fakt, kur e mendon, ndoshta shumë gjëra në jetë vetëm me moshën mund t’i mësosh. Admiroj thjeshtësinë dhe çdo njeri që me thjeshtësinë e tij, arrin të përçojë njerëzoren te tjetri. Ndërkohë, përçmoj tepër arrogancën si diçka krejt boshe dhe të padobishme.

 

 

 

 

 

 

Pamja, lookuDukja, luku
Për mendimin tim, të kujdesesh për veten është pjesë e kulturës që ka një individ. Dukja apo luku, siç jemi mësuar ta quajmë, tregon natyrisht respekt për veten së pari e mandej, edhe kundrejt vendit ku ndodhesh, njerëzve që të rrethojnë etj. Nuk besoj se mund të dalë dikush e të thotë që paraqitja nuk ka rëndësi. Përkundrazi, ajo ka rëndësinë e vet, por të gjithë e dimë se nuk është gjithçka. Nëse ekziston forma dhe vetëm kaq, çdonjëri prej nesh është i vetëdijshëm se pa përmbajtjen, ajo nuk do të ishte asgjë. Sa më takon mua, unë përpiqem të zgjedh për veten atë që është më e përshtatshme. I referohem më shumë asaj që më shkon mua, stilit, sesa asaj që mund të jetë në modë e mund të proklamohet me gjithë forcën e mundshme. Sa u përket veshjeve, tashmë prej një kohe të gjatë, ne kemi edhe dyqanin tonë të veshjeve “Llalloshi couture”. Jemi përfaqësues direkt të firmës “Terani”, të fustaneve solemne, por njëkohësisht, kemi edhe atelienë tonë e krijimet tona, për të cilat me kënaqësi punojmë bashkë me motrën time, Aidën. Ndoshta nuk më takon mua ta them, por është e drejtë ta them se kemi vërtet gjëra shumë të bukura dhe më vjen mirë që ka ardhur dita që, edhe ne sot, të mund të veshim diçka të porositur posaçërisht për ne.
 

 

 

 

get-facebook-likesFacebooku
Unë gjej rastin t’u them të gjithë fansave të mi se nuk kam një adresë timen personale në Facebook. Di që ekzistojnë disa faqe fansash të cilat menaxhohen nga disa fansa të mitë dhe të cilët i falënderoj përzemërsisht që gjejnë kohën për t’i mbajtur ato faqe. Nuk e di se kush janë, por i falënderoj shumë. Ka shumë komente tepër të mira që më bëjnë të ndihem mjaft mirë dhe të mbaj po këtë stil që e kam krijuar që prej fillimit. Ndoshta disa thonë: “Pse Edona nuk na kthen një falënderim?”, duke menduar se jam unë ajo që e kam faqen dhe unë po gjej mundësinë t’i falënderoj publikisht për të gjitha fjalët e mira dhe inkurajuese. Unë do të mundohem maksimalisht që ta mbaj këtë ritëm, këtë stil, edhe me vazhdu kështu si jam.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Nëse ju qëllon e dashura me sëmundjen e talasemisë, a do të vazhdonit me të apo do të ndaheshit që të mos e lëndoni padashje? Geri

Next Post

Vjehrra më futi në burg

Advertisement