Vijim..!

– Çfarë? – tha ai dhe pasi pa derën që e kishte lënë të hapur, ia krisi të qeshurës. – Nuk jam mësuar të thërras mikesha në shtëpi, – më tha. – Kam qenë burrë besnik. Ti je e para…

– Po, po! – I thashë me ironi duke qeshur.

– Jo, jo, – më tha ai, – e ke gabim. Në këtë shtëpi nuk ka shkelur asnjë femër tjetër veç gruas sime…

– Si? – i thashë e habitur – Nuk është futur asnjë grua në këtë shtëpi?

– E thashë në kuptimin që nuk kam bërë dashuri me grua tjetër në shtëpi, veç gruas sime…

– Domethënë e ke tradhtuar… – e ngacmova unë.

– Përpara se të sëmurej, e kam tradhtuar rrallë, kur kam pasur ndonjë flirt apo aventurë të rastit. Të thashë, nuk ia kam kaluar keq në martesë… Ndofta se nuk të kisha takuar ty, – shtoi duke qeshur e duke më ngritur bluzën. E dija, gjithnjë e niste nga gjoksi im. I pëlqente të më perkedhelte me gisht në thithka. Vazhdonte ashtu, pastaj më puthte e më kafshonte lehtë me dhëmbë…

17 prill 2010

– Kukla mu, je zgjuar nga gjumi? – Vetëm Eftalia dinte të përkëdhelej ashtu në telefon. I ishte bërë përkëdhelja si sëmundje profesionale për t’ua prishur mendjen burrave në telefon.

– Po, – i thashë, – jam zgjuar. Po ti, çne kaq herët? Kemi ndonjë kërkesë urgjente?

– Jo, – më tha ajo, – desha të pija një kafe me ty…

– Endaksi, – i thashë, duke vrarë mendjen se për çfarë mund të më donte Eftalia. M’u kujtua që asnjëherë nuk më kishte ftuar për kafe. Kisha qenë unë ajo që e kisha kërkuar herë pas here për t’i dhënë ndonjë “dhoro” (dhuratë) që ajo e priste me shumë qejf. Mos kisha kohë pa i dhënë gjë? Jo, nuk besoj të ishte kjo arsyeja e ftesës për kafe… Edhe unë, ç’e vrisja mendjen kot?! Le të kishte çdo lloj arsyeje kjo ftesë, pse duhet t’i lodhja trutë duke gjetur shkakun? U çova nga krevati dhe fillova te ecja nëpër shtëpi. Në kuzhinë ishte një rrëmujë totale. Kështu ndodhte çdo mëngjes. Zgjohesha e përgjumur, nganjëherë edhe pas një apo dy orësh gjumë dhe bëja gati çunin për shkollë, pasi Lina, filipinasja që flinte me të, largohej në 6 të mëngjesit. Kur bëmë kontratën, nuk pranoi që nuk pranoi të rrinte deri në 7 e gjysëm që ta çonte djalin në shkollë. Si duket, kishte ndonjë punë tjetër gjatë ditës, por as unë nuk ngula këmbë se më vinte keq që të mos e shihja çunin fare, ndaj, çdo ditë, ia përgatisja vetë mëngjesin dhe e përcillja për në shkollë. Pastaj shtrihesha prapë e flija derisa kthehej ai nga shkolla. Shpesh flija edhe në drekë, bashkë me djalin. Përqafoheshim të dy dhe flinim ashtu, të përqafuar. Ai ishte gjumi më i ëmbël për mua!

Pasi mbarova punët u nisa drejt Sintagmës ku e kisha lënë të takohesha me Eftalinë. Më pëlqente shumë ajo kafe në hyrje të parkut të Zapios. Ishte qetë aty. Nuk te besohej se mund të gjendej nje ishull i tillë qetësie mes gjelberimit aty në Athinën e zhurmshme. Eftalia u tregua korrekte, erdhi fiks në orën një. Më puthi me zhurmë në të dyja faqet e ul po me zhurmë në karrige.

– Uf, sa u lodha! – tha duke rehatuar trupin e saj të shëndoshë në karriget prej hekuri. Ishte aq e shëndoshë sa mendova se nuk do ta nxinte karrigia, por jo… M’u kujtua një klient një herë. Ishte tmerrësisht i shëndoshë. Ishim në hotel. Një moment, i lodhur, deshi të ulej ne karrige, por nuk mundi të ulej plotësisht se e penguan mbajtëset e karriges dhe mbeti ashtu, i bllokuar mes dy mbeshtetëseve e nuk çohej dot. Nuk e mbajta dot të qeshurën atëhere, edhe pse ai u merzit…

– Jam shëndoshur shumë, – tha, – dua t’i vë fre gojës, por mbahet kjo?! Më mirë ta marr e ta hedh në hale! – tha ajo dhe bëri sikur po i këpuste buzet me dorë e po i hidhte tej.

– Pak duhet te dobësoshesh… – i thashe.

– Çfare pak? Unë duhet te bie nja 50 kile… E di pse të kam ftuar për kafe, kukla mu? E merr me mend?

– Jo, – i thashë.

– Po futem drejt e ne thela, – tha ajo. – Dje më telefonoi Panajoti e më ftoi për një kafe. Ti e di që unë kam muhabet me të. M’u lut të bisedoja me ty dhe të të bind që të shkosh ne Amerikë me të. Ai ka vendosur të shkoje atje përgjithmonë dhe do që të shkosh edhe ti me të. Ka rënë keq brenda me ty. Ai eshte burrë shume i mirë, ka edhe para. Më ka thënë që të ka propozuar, por ti nuk pranon. Është e vertetë, kukla mu?

– Po, – i thashë, – është e vertetë…

– Po pse i bie me shkelm një fati të tillë, zemra ime? – më tha ajo. – Çdo grua në pozitat e tua, me një fëmijë për të rritur, mezi do ta priste një rast të tillë… Është burrë i mirë, më dëgjo mua. Ta them këtë se dua të mirën tënde, zemër! – më tha Eftalia duke vënë dorën mbi dorën time.

– Nuk mundem, nuk mund të martohem e ta kaloj jetën me një klient! – i thashë. – Më duket se këto ndodhin vetëm nëpër filma. Nuk mundem. Më duket sikur do të vijë një çast e do të më përmendë punën që kam bërë.

– Ti e di, – më tha ajo. – Por mendoje edhe një herë. Rast si ky, nuk të vjen më. Ai të do shumë. U bë një vit e ca që të thërret vetëm ty. Edhe burrë ta kishe, kaq shumë dashuri nuk do kishe bërë me të! – qeshi ajo.

– E di që më do, por e kam të pamundur! – i thashë. – Më vjen keq shumë për të, por nuk mundem. Mbase e kam gabim, por nuk mund ta hedh një hap të tillë… Dhe, të lutem, e mbyllim këtë muhabet. Po më kërkoi prapë, të lutem, thuaji që nuk punoj më në zyrën tënde. Nuk dua ta mbaj me shpresa…

Vijon..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *