Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dëshiron të zmadhosh gjoksin? Ja, cfarë duhet të dish!

Keni vendosur të zmadhoni gjoksin dhe nuk dini cilin lloj implanti të zgjidhni? Më poshtë keni një përmbledhje të shkurtër mbi tipet e ndryshme të implanteve, formën e tyre, çmimin, etj.

– Ku bëhet ndërhyrja për vendosjen e implantit?
– Implanti vendoset nën gjendrrën e gjoksit. Ai mund të vendoset pas gjendrrës së gjoksit, mbi muskulin e kraharorit ose pas muskulit, në kontakt të drejtpërdrejtë me kraharorin. Cikatricet janë në përgjithësi të shkurtra (afro 5 cm), për të bërë të mundur futjen e implantit. Duhet të kalojnë afro 8 ditë që dhimbjet në gjoks të pakësohen dhe gjatë këtyre 8 ditëve, merren qetësues. Gjatë kësaj periudhe duhet të evitoni disa gjeste të jetës së përditshme, siç është mbajtja e peshave të rënda.
– Si zgjidhen implantet?
– Zgjedhja vendoset nga doktori dhe pacientja. Kirurgu plastik duhet të këshillojë madhësinë e protezës, duke marrë parasysh morfologjinë e trupit të pacientes, për një rezultat sa më natyral. Gjatë konsultës, kirurgu i propozon pacientes madhësi të ndryshme implanti, që ajo mund t’i provojë duke i vënë brenda disa sutjenave të konceptuara për këtë. Kështu, pacientja mund të kuptojë më mirë volumin e gjoksit që i shkon siluetës së saj.
– Ç’lloj implanti mund të zgjidhet?
– Ekzistojnë dy lloje implantesh gjoksi:
a. Implanti me bazë xheli silikoni.
Ky lloj implanti rifilloi të përdorej në vitin 2001, pasi ishte ndaluar në vitin 1992, për shkak të disa hipotezave që tregonin një lidhje të mundshme të tij me disa sëmundje autoimune. Këto hipoteza nuk u provuan kurrë, kështu që implanti me bazë silikoni u autorizua të përdorej përsëri dhe, tanimë, ai është nga më të përdorurit. Shumica e kirurgëve e këshillojnë, sepse në prekjen e gjoksit, ndjesia është shumë më natyrale. Megjithatë, ai duhet të ndiqet nga afër me anë të radiografive, sepse vetëm me anë të tyre mund të zbulohet ndonjë rrjedhje e mundshme silikoni.
b. Implant me bazë serumi fiziologjik, pra, me ujë të kripur.
Jetëgjatësia e tij është më e shkurtër (7-8 vjet, kundrejt 12-15 vjet të impiantit të silikonit). Disa kirurgë mendojnë se serumi fiziologjik jep një rezultat më pak të natyrshëm dhe shfaq një rrezik më të lartë çarjeje ose shfryrjeje. Kështu, pra, aktualisht përdoret më shpesh implanti i silikonit. Për shembull, në Francë, ai përdoret në masën 99%.
– Ekzistojnë edhe forma të ndryshme implanti. Cilat janë ato?
– Është implanti i ashtuquajtur me formë “anatomike” dhe implanti në formë të rrumbullakët. Implanti në formë anatomike, ose si “pikë uji”, i jep gjoksit një pamje natyrale, por defekti i tij është se rrezikon të rrotullohet. Implanti i rrumbullakët nuk rrotullohet dhe i jep gjoksit volum, duke nxjerrë në pah dekoltenë.
– Cilat janë rreziqet e vënies së implanteve të gjoksit?
– Ato janë kryesisht dy:
a. Së pari, hematomat.
Ato mund të kërkojnë një ndërhyrje kirurgjikale, por janë pa pasojë për implantet e gjoksit.
b. Së dyti, infeksioni.
Rreziku i infeksionit është shumë i ulët (në më pak se 1% të rasteve), por është problematik, sepse duhen hequr implantet për të paktën 6 muaj. Pas kësaj periudhe, mund të rioperohesh, sapo zona të jetë shëruar mirë.
– A e dëmtojnë implantet gjoksin?
– Implantet nuk e dëmtojnë gjoksin. Ato nuk ndikojnë në shtimin e rasteve të kancerit në gjoks dhe nuk e pengojnë depistimin e kancereve me anë të mamografisë apo ekografisë.
– Cili është mesatarisht çmimi i implanteve?
– Ai varet nga shumë parametra, si: Nga kirurgu që operon (që i fikson vetë çmimet), shpenzimet e klinikës, çmimi i implanteve dhe ndjekja pas operacionit. Çmimi mesatar është nga 3500-4000 euro, por ai mund të lëvizë nga 2000-6000 euro. Në përgjithësi, këto ndërhyrje nuk mbulohen nga sigurimi shoqëror, pasi bëhet fjalë për ndërhyrje estetike, me përjashtim të rasteve kur ndërhyrja bëhet pas heqjes së pjesshme apo të plotë të njërit apo dy gjinjve nga kanceri.

Blerta

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Me këta burra, mos bëj kurrë dashuri!

Next Post

Ka patur edhe një epokë të... globalizimit të parë!

Advertisement