Recetë shumë e thjeshtë
Përbërësit:
300 gr miell
200 gr gjalpë
15 gr rozmarinë
200 gr djathë parmixhan
5 gr kripë
2 vezë
10 ml ujë
Përgatitja:
Zëmë brumin me gjithë përbërësit e mësipërm, si brumi i byrekut. E ndajmë në topa të vegjël dhe hapim petë pak të trasha, afërsisht 3mm. Te peta e hapur bëjmë biskotat me format që duam. I shtrojmë në një tavë, në të cilën kemi vendosur letër furre dhe i vëmë të piqen në furrë 180 gradë, për 15 minuta.