Celulari
Dy bjonde janë duke ecur rrugës, kur njërës fillon t’i bjerë celulari. Kërkon kjo nëpër çantë, por nuk po e gjente dot. Pas ca minutash, i thotë tjetra:
– Mos e ke harruar në shtëpi, moj!
Shën Valentin…
Një mëngjes, gruaja sapo zgjohet, i thotë të shoqit:
– I dashur, pashë në ëndërr sikur për Shën Valentin, më dhurove një gjerdan me perla… Si mendon, ç’do të thotë kjo?
– Do ta mësosh sonte…- i përgjgjet burri.
Në mbrëmje, burri vjen në shtëpi me një dhuratë që ia jep së shoqes. Ajo, e ekzaltuar, e hap dhe… gjen një libër që titullohej: “Shpjegimi i ëndrrave”.
Paratë
– Babi, më do më shumë mua apo paratë?
– Ç’janë këto pyetje pa kuptim, biri im? Sigurisht që ty të dua më shumë!
– Atëhere, më jep 100 mijë lek!
Martesa
– Kur i kërkova sime shoqeje që të martoheshim, ajo meazallah se pranonte…
– Po si arrite ta bindje?
– Aman, mos më pyet ç’kam hequr… Më thoshte: “I dashur, po si mund të martohem unë me një ateist?! Ti nuk beson as në ekzistencën e Ferrit!”. Pastaj, pas shumë këmbënguljesh, ajo hoqi dorë dhe pranoi të martohej me mua.
– Paska qenë e fortë!
– E fortë the? Aq shumë sa, jo vetëm që më lodhi, por pas martese edhe më bindi se ferri, ekziston që çke me të!
Çifuti
Mësuesi i drejtohet nxënësit çifut:
– Avram, sa bëjnë dy edhe dy?
– Tre zotëri.
– Jo tre, gabim!
– Tre e gjysmë zoti mësues.
– Jo pra, jo, mendohu mirë, të thashë!
– Katër, zoti mësues.
– Po atëhere pse nuk e the që në fillim?
– Si… kështu, pa bërë pazar, zoti mësues?
Garipja në bar
Shkon breshka në një bar ku banakier ishte ariu. Ulet në bar, përplas dorën në banak dhe i bërtet ariut:
– Luaj vendit ore maskara, më jep një birrë, shpejt!
Ariu e sheh, e kap nga këmbët dhe e vërtit jashtë nga dritarja. Mbas një jave, breshka hyn brenda dhe i thotë ariut:
– Ore, kishe gjë me mua ti?