Alesia (8)Alesia Bami është një 15 vjeçare, që vetëm moshën ka të vogël. Ajo tashmë mban rreth vetes tre fasheta me tre çmime të rëndësishme, të fituara në konkursin e bukurisë Miss Universe Albania 2014. Duket se synimet, Alesia i ka mjaft të qarta. Ajo e di se çfarë do dhe e realizon atë. E dinte që në Miss Universe Albania nuk mund të fitonte kurorën për shkak të moshës së vogël, por mori pjesë dhe fitoi tre çmime të tjera e një eksperiencë të paharrueshme. Ndërsa sfilon, i thotë vetes: “Të gjithë po të shohin ty, shkëlqe e kreno familjen dhe, mbi të gjitha, veten tënde.” Ajo është edhe balerinë dhe ka dhënë koncerte në shumë vende europiane. Duket se Alesia ka lindur për të qenë në skenë…

 

Enkeleda Kurcani: – Alesia, ishe një nga 19 konkurrentet e Miss Universe Albania 2014, ku fitove tre çmime…

– Po fitova 3 çmime; Miss Fotozhenia e zgjedhur nga sdudio Colizzi në Romë, nga i cili përfiton prezantimin në një revistë në Romë, ku mund të lidhem me agjensi të huaja. Fitova edhe çmimin, Imazhi më i Mirë Meduza Caffe, nga i cili përfiton një kontratë, si imazhi më i mirë. Dhe çmimi i tretë, shoqëruesja e dytë e Miss Universe.

– Kush të çoi drejt skenës së Miss Universe?

– Kisha shumë qejf që të isha pjesë e një eventi bukurie. Shtysa ime drejt skenës ishte dëshira për të ecur drejt famës dhe suksesit.

– Një nga thashethemet që u përhapën për ty, ishte se Alesia nuk fitoi për shkak të moshës së vogël, sepse je vetëm 15 vjeçe. Është e vërtetë? E prisje ta merrje ti kurorën?

– Ky eveniment edhe nga vetë çmimi Miss UNIVERSE Albania, do të thotë që vajza që fiton këtë konkurs, do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe dhe, si rregull, vajza që do të fitonte, duhet të ishte mbi 18 vjeçe. Unë e dija që nuk mund ta merrja kurorën, për arsyen e moshës…

– Pra, ti beson te teoria që e rëndësishme është të marrësh pjesë, jo të fitosh?

– Edhe po edhe jo… sepse unë, kur futem në një garë, e bëj me mendimin që do ta çoj deri në fund atë që dua. Kjo ishte diçka ndryshe, sepse duhet ta pranoja që për arsye moshe, nuk isha duke garuar për çmimin e madh, por për një eksperiencë të bukur, megjithëse fitova 3 çmime.

– Të pëlqeu e përzgjedhura Zhaneta Byberi? E meritonte?

– Për mua, ishte e vetmja 20 vjeçare dhe besoj se Fadil Berisha nuk gabon në zgjedhje.

– Çfarë do të thuash me: “e vetmja 20 vjeçare”?

– Dua të them që, pas 4 viteve konkurrim në Miss Universe Albania, këtë vit ajo ia arriti qëllimit të merrte kurorën.

– Është e vërtetë apo thashethem që ti do të marrësh pjesë sërish në Miss Universe Albania, kur të mbushësh 19 vjeçe?

– Po, është e vërtetë, dua ta provoj veten edhe një herë, kur të mbush moshën e duhur.

– Me cilën prej vajzave krijove më shumë miqësi?

– Të gjitha ishin miqësore, shkoja mirë me to…

– U fol nëpër gazeta edhe për një skandal në spektakël. Për çfarë skandali bëhet fjalë?

– Me thënë të drejtën, unë nuk e di për çfarë e kanë llafin gazetat…

– Kaq e vogël, kaq e bukur dhe e zhvilluar. Ka sjellë edhe telashe për ty kjo gjë?

– Në fakt, edhe po, edhe jo. Duke qenë kaq e zhvilluar, ndonjëherë më duket sikur po jetoj jetën e një 18-vjeçareje dhe harroj se jam pesëmbëdhjetë. Por nga një anë është edhe e mirë, sepse ecën përpara me pjekuri dhe mund të çash në jetë.

– Kur je bërë pjesë e botës së modelingut?

– Ka gati 2 vjet, kur u bëra pjesë e “ICON AGENCY”, ku unë u angazhova në reklama dhe shumë gjëra të tjera. Falënderoj Sonny k. Elson për të gjitha këto.

– I bie të kesh qenë vetëm 13 vjeçe… Ishin dakord prindërit e tu me këtë vendim për t`i hyrë rrugës së modelingut?

– Po, patjetër që po, sepse edhe reklamat varionin sipas moshave. Prindërit më mbështesin në çdo gjë, janë gjëja më e shtrejntë që kam.

– Baballarët bëhen gjithnjë xhelozë për vajzat. Bëhet babi për ty?

– Jo, përkundrazi, ai është shtysa ime. Është krenaria ime dhe dua të bëhet krenar për mua, ashtu siç jam dhe unë për të.

– Të pëlqejnë më shumë pasarelat apo sheshet e fotografimit?

– Më pëlqejnë të dyja, pa fund!

– E bëre një set fotografish me të madhin Fadil Berisha?

– Po, ishte një fat shumë i madh dhe një eksperiencë shumë e bukur.

– Cila është fotoja më e bukur që ke?

– Të gjitha fotot janë të bukura, në përgjithësi.

– Çfarë të vjen në mendje teksa sfilon?

– “Të gjithë po të shohin ty, shkëlqe, kreno familjen dhe, mbi të gjitha, veten tënde”.

– Ke një foto shumë të bukur si balerinë. Ç’do të thotë kjo?

– Do të thotë që unë jam balerinë dhe studioj në shkollën e baletit. (Buzëqesh) Ndaj, nuk kam vetëm foto, por edhe video dhe gjëra të figurshme. Kam një eksperiencë të mrekullueshme me baletin. Megjithëse djersë, lodhje çdo ditë për të arritur majat. Kam dhënë koncerte në TKOB dhe jashtë shtetit si: Turqi, Itali, Rumani, Francë etj.

– Ke kaq shumë gjëra me të cilat je e angazhuar. Cili do të jetë drejtimi yt?

– Drejtimi im do të jetë i gjithanshëm, por duke anuar më shumë te baleti.

– Veç anës profesionale, ç’mund të na thuash për veten tënde më shumë?

– Mendoj se jam e thjeshtë dhe me karakter të fortë, përballem me gjërat më të vështira që ndesh në jetë. Do të luftoj dhe do të arrij përpara, aty ku rruga drejt suksesit do të jetë shumë e gjatë. Sikur të jetë dhe pa mbarim, unë do ta arrij atë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *