Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Plagë dashurie...
A jeni i zoti ta kapni shansin?
Urime, pershendetje...

A jeni i zoti ta kapni shansin?

Gjatë gjithë jetës sonë, na ofrohen mundësi e shanse, në jetën private, apo në atë profesionale. Megjithatë, ne nuk reagojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë. Disa arrijnë t’i kapin këto mundësi shpejt dhe të përfitojnë nga situatat që u shërbejnë më shumë, kurse të tjerë, përkundrazi, i lënë të ikin dhe refuzojnë kështu arritjen e një lumturie më të madhe. Me anë të këtij testi, ne ju japim mundësi të kuptoni nëse jeni nga ata që dinë të përfitojnë nga mundësitë dhe si të veproni që t’ju buzëqeshë më shumë fati…

1. Në restorant, aktorja juaj e preferuar është ulur në tavolinën pranë jush:
a. Ju mendoni: «Pa shih, edhe asaj i pëlqekan gatimet kineze ».
b. Rrini i/e mrekulluar gjatë gjithë darkës.
c. E përshëndesni dhe shkëmbeni disa fjalë.
d. Uleni në tavolinën e saj.

2. Kanë filluar zbritjet nëpër dyqane:
a. Nuk shkoni, sepse nuk e gjeni asnjëherë masën që kërkoni.
b. Nuk e keni me nxitim; do të shkoni kur të keni kohë.
c. Shkoni që në ditët e para dhe nuk lini dyqan pa parë.
d. Ju i keni pritur me kohë, ua keni vënë syrin atyre që doni të blini dhe mezi prisni të hapen dyqanet!

Advertisement

3. Nënshkruani kontratën e apartamentit tuaj të ri:
a. Epo, duhet një vend për të fjetur!
b. Nuk është i madh, por më mjafton.
c. Është një shans i vërtetë!
d. Është ajo që kërkoja.

4. Sipas jush, shansi është si:
a. Përbindëshi i Loknesit: E imagjinojmë, pa e parë.
b. Një gazelë e shkathët: E bukur, por e vështirë për t’u kapur.
c. Një troftë: Kapet me durim.
d. Një gepard në kafaz: I egër, por mund të zbutet.

5. Vendi i punës që dëshironi, tashmë është i lirë. Ju, mendoni:
a. Do të doja ta kisha unë, por janë ëndrra në diell!
b. Shpresoj të ma propozojnë mua!
c. Është momenti për të përdorur dhuntitë e mia bindëse!
d. Është imi, do të bëj gjithçka për ta pasur!

6. Jeni beqar/e dhe shkoni vetëm në një festë:
a. Prapë do të kthehem në shtëpi vetëm.
b. Nuk më kushton gjë të pres edhe pak.
c. Po u mërzita, do të shkoj në një festë tjetër.
d. Fillon operacioni joshja!

7. Do të shpallen rezultatet e llotos:
a. Që tani, e keni zili fituesin.
b. Do të vini më vonë për të dëgjuar listën e fituesve.
c. E dëgjoni me shumë vëmendje.
d. Jeni në ankth, nuk dini nëse e keni hedhur mirë biletën tuaj.

8. Keni humbur macen apo qenin tuaj:
a. Qani që tani për humbjen e shokut tuaj.
b. Shpresoni të dijë ta gjejë rrugën e tij.
c. I telefononi qendrës ku mbahen kafshët e braktisura.
d. Ngjisni afishe kudo nëpër muret e lagjes suaj.

9. Në diskotekë, ju buzëqesh një djalë/vajzë joshës/e:
a. Më ka ngatërruar me dikë tjetër.
b. Çfarë buzëqeshjeje? Ju nuk keni parë gjë!
c. I drejtoni një buzëqeshje të shkurtër dhe vazhdoni kërcimin.
d. I afroheni dhe filloni bisedën.

10. Ëndërroni sikur jeni në një Luna Park:
a. Rrini në hyrje të parkut.
b. Drejtori i parkut ju tregon lojën që është rezervuar për ju.
c. Keni frikë se karuseli juaj nuk do të ndalet kurrë.
d. Përfitoni për të provuar gjithë lojërat.

Rezultatet:
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju e mohoni shansin
Ju nuk jeni fare pa shans dhe jeni i ndërgjegjshëm për këtë, por nuk përfitoni nga mundësitë që ju jepen. Më shpesh, i lini t’ju shpëtojnë nga dora. Nganjëherë besoni se ky shans ka ardhur me siguri për dikë tjetër, bile ka raste kur u largoheni rasteve të shkëlqyera që ju ofrohen. Ju, mendoni, duke shpresuar: “Sa bukur do të ishte!”. Nëse është ky rasti juaj, do të ishte mirë të pyesni veten se pse refuzoni mundësinë për të patur më shumë lumturi. Mbase mendoni se nuk jeni i/e denjë sa duhet. Ka mundësi që kjo ndjenjë të vijë nga një vetëvlerësim i pakët. Mbase shkak është qëndrimi i prindërve ndaj vëllait apo motrës, të cilët, për shembull, janë më të përkëdhelur sesa ju. Ju mund të keni zhvilluar një ndjenjë inferioriteti. Kështu, ju mendoni se të tjerët kanë të drejtë të kenë sukses, ndërsa ju, jo. Mundohuni të veçoni e pastaj të braktisni mendimet tuaja negative. Më pas, shndërrojini ato në një skemë të re, më pozitive. Duke ndryshuar skenarin tuaj të jetës, do të vini re se shansi do t’ju buzëqeshë përsëri.

Nëse keni më shumë b. Keni një shans diskret
Duket se ju nuk e përdorni shansin për të zbukuruar të ardhmen. Nuk ju pëlqejnë as situatat e programuara që më parë, ose planet për karrierë. Pa dyshim, e lini jetën të vendosë për fatin tuaj. Nganjëherë bile ëndërroni që të ndodhin ngjarje të cilat nuk mund të ndryshohen. Kjo filozofi bën të mundur të jetoni në qetësi, pa i bërë shumë pyetje vetes. Kur një rast shfaqet, ju mendoni shpesh: «Nëse funksionon, aq më mirë, përndryshe, s’e vras shumë mendjen». Megjithatë, ka momente kur njerëzit që ju rrethojnë ju tregojnë rastet që keni humbur dhe atëhere mendoni se nëse do ta kishit menduar më shumë, me siguri, do ta kishit ndryshuar rrjedhën e fatit.
Përfitoni nga këto momente dyshimi për të ndryshuar mënyrën me të cilën shihni botën. Zgjatni antenat tuaja dhe detyrojeni veten të kërkoni shanset. Shënojeni në një fletore dhe bashkangjitini më pas ndikimet që mund të kishte pasur në jetën tuaj. Progresivisht, do të gjeni kënaqësinë në këtë lojë të vogël. Kur të keni fituar më shumë besim në aftësitë tuaja për të bërë zgjedhjet e duhura, mund të fitoni edhe eksperienca të reja që do të pasurojnë jetën tuaj.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Jeni i/e hapur ndaj shansit
Ju nuk keni dëshirë ta kërkoni shansin, as ta provokoni, por prisni me qetësi që të vijë vetë. Kështu, kur ndonjë mundësi shfaqet në jetën tuaj, rrallë e lini t’ju ikë dhe, nëse shfaqen shumë njëkohësisht, nuk hezitoni për një kohë të gjatë të përzgjidhni atë që ju duket më e mira. Duhet të jeni një person i vendosur, që i merr vendimet shpejt, sepse dini të zgjidhni situatat prej të cilave përfitoni më shumë. Ky qëndrim rrjedh, pa dyshim, nga njohja e mirë e vetes dhe e dëshirave që keni. Mbase kjo shkaktohet edhe nga ambicia juaj: E keni vizatuar qartë rrugën tuaj të jetës dhe i perceptoni shpejt gjithë situatat që përputhen me itinerarin që keni zgjedhur. Megjithatë, kujdes, mos u bëni shumë i/e ngurtë. Një zotërim shumë i madh i së ardhmes do t’ju pengonte të përjetonit eksperienca nga më të papriturat. Mos hezitoni të merrni ndonjëherë edhe ndonjë rrugë të panjohur dhe kështu, të befasoheni nga jeta.

Nëse keni më shumë përgjigje d. Ju e kërkoni shansin.
Të kapni rastin e duhur? Ky është pasioni juaj i preferuar! Ju përpiqeni ta gjeni në çdo moment. Sapo paraqitet një rast, ju nuk e lini t’ju shpëtojë nga duart dhe jeni i/e aftë të tregoni një energji të pabesueshme për të gjetur edhe mundësinë më të vogël. Njerëzit që ju rrethojnë, jua kanë zili këtë gjimnastikë të përhershme, që bën të mundur të jeni gjithmonë mendjezgjuar, por ky kërkim i përhershëm i mundësive, nuk rezervon gjithmonë vetëm kënaqësi. Në fakt, në disa momente, ju rrezikoni të provoni një ndjesi ankthi se ju ka shpëtuar nga dora një rast i shkëlqyer. Nëse ky emocion është i papërballueshëm për ju, bëjini vetes pyetjen: Pse keni kaq frikë të humbisni qoftë edhe një rast të vetëm? Keni frikë se do të dështoni në jetë? Keni frikë se jeta juaj nuk është ajo që duhet të ishte?
Në fakt, kjo frenezi mund të fshehë nganjëherë një frikë ndaj së ardhmes. Fakti që mendoni gjithmonë për të ardhmen, e mbush këtë ndjesi boshllëku. Në këtë rast, mundohuni vetëm të kapni rastin dhe ta programoni lumturinë tuaj vetëm për… të tashmen! Bëni periudha relaksimi dhe bëjani qejfin vetes. Këto momente qetësie do t’ju lejojnë të lidheni me unin tuaj të brendshëm dhe të përfitoni edhe nga kënaqësitë e së tashmes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Plagë dashurie...

Next Post

Urime, pershendetje...

Advertisement