Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Të vazhdoj lidhjen me djalin 16 vjecar apo jo?
11 fraza që s’duam t’i dëgjojmë, kur jemi ndarë…
Lidhje vetëm për qejf...

11 fraza që s’duam t’i dëgjojmë, kur jemi ndarë…

Kësaj radhe ju takoi juve fati i keq; ai ju ka lënë! Bota juaj është përmbysur e tëra dhe mendoni se nuk mund të ketë më keq se kaq… Në fakt, ka edhe më keq; janë komentet që duhet të dëgjoni, ato të shoqeve, motrave, kushërirave, mamasë… Ato vijnë vetëm ose në grup, me një ide në kokë: T’ju ngushëllojnë! Megjithëse qëllimi i tyre është i mirë, rezultati, rrallë është ai që pritet. Përballë këtyre frazave që ngushëlluese kanë vetëm emrin, kemi vetëm një dëshirë: Të ikim me vrap, me gishtat në vesh, duke bërtitur: “Jo, mëshirë!”.

Meqë është më mirë të qeshësh sesa të qash me këto gjëra, ne kemi bërë bilancin e këtyre frazave që nuk duam të dëgjojmë pas një ndarjeje (po që dikush do t’i thotë, gjithsesi). Edhe juve ju kanë ardhur në majë të hundës ato? Mos hezitoni ta thoni, shoqet tuaja do ta kuptojnë mesazhin…

1. Ti ishe shumë e mirë për të (Me fjalë të tjera: Ai nuk të meritonte)
Objektivi: Që të kuptoj se ai nuk ishte në lartësinë e duhur dhe se kjo ndarje ka ardhur për mirë.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Mua ai më dukej i përkryer. E kam të vështirë ta besoj që ai mund të jetë më i keq se unë, pasi vetja më duket tani një zero me xhufkë.

Advertisement

2. Sa keq, një herë që gjete një të saktë! (Me fjalë të tjera: Ta marrë djalli, ai dukej kaq i mirë)
Objektivi: Sigurisht jo t’ju ngrejë lart moralin…
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse është e vërtetë se ishte gjenial, i bukur, inteligjent, simpatik dhe unë nuk isha e zonja ta mbaja. Është e vërtetë që, përveç tij, nuk kam shumë shije në zgjedhjen e burrave!

3. Do të të thoja “një bie, mijëra ngrihen”, por sinqerisht, vështirë të gjesh një më të mirë se ai. (Me fjalë të tjera: Për të harruar, bëjmë më mirë një lojë me letra, volejboll, etj. Kështu, do të fitosh dhe do të buëqeshësh. Nuk mund të humbasësh gjithmonë, apo jo?)
Objektivi: T’ju bëjë të qeshni.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse në këtë moment, sensi im i humorit ka humbur nuk e di se ku. Pas 6 muajsh mbase do të qesh, por tani, me gjithë dëshirën e mirë, nuk ndjehem mirë me këto fjalë.

4. Ky djalë ishte kot fare. (Me fjalë të tjera: Përveçse i shëmtuar, ishte edhe budalla).
Objektivi: Denigrimi i ish-it për të ulur vlerësimin tuaj për të.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse fakti që e doja tregon se i kisha gjetur shumë cilësi të mira. Mbase isha verbuar nga dashuria, por denigrimi i tij kritikon edhe zgjedhjen time dhe, në këtë moment, nuk kam nevojë të ndjehem më poshtë nga ç’e ndjej veten.

5. Ti e di që kjo u ndodh të tërëve. (Me fjalë të tjera: Ti nuk je as e para, as e fundit që i ndodh).
Objektivi: Të ndjehesh më pak e vetmuar.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse kjo nuk më bën më pak të trishtuar. E di që ka shumë çifte që ndahen, por doja shumë që të mos më ndodhte mua. Në fund të fundit, ka edhe plot çifte që e kanë jetën e gjatë.

6. Të njoh unë me filanin… (Me fjalë të tjera: Unë ia gjeta edhe një shoqes sime; ose: Nuk do të gjesh të dashur duke ndenjur gjithë ditën në shtëpi).
Objektivi: Ta nxjerrin gozhdën me gozhdë…
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Nuk dua të takoj një tjetër, nuk jam gati, është shumë e dhimbshme. Për momentin e kam zemrën copë-copë dhe e kam të vështirë të shoh përtej dhimbjes sime.

7. Nuk ishte ai i duhuri, kjo është e gjitha. (Me fjalë të tjera: Ai djalë nuk bënte për ty. E dija që nuk do të zgjaste).
Objektivi: T’i japë më pak rëndësi kësaj lidhjeje që nuk është lidhja e jetës tënde.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Problemi nuk qëndron në faktin se nuk është ai i duhuri, por që nuk jam unë “e duhura” për të. Atëhere, meqë nuk jam gruaja e jetës së burrit të jetës sime, kjo do të thotë se do ta kaloj jetën vetëm (rrethuar me mace e qen, me siguri)?

8. Më mirë vetëm se në shoqëri të keqe. (Me fjalë të tjera: Mendoj se me të nuk ishe vërtet e lumtur).
Objektivi: T’ju bëjë të besoni se jeni më mirë pa të.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse jo, nuk dua të jem vetëm. Dhe në këtë moment, jo vetëm që ndjehem shumë e vetmuar, por edhe shumë bosh dhe fatkeqe.

9. Isha e sigurtë se do të përfundonte kështu. (Me fjalë të tjera: E kuptova menjëherë që s’bënte për ty, ose: Të kisha thënë se nuk ma mbushte shumë mendjen).
Objektivi: Të kuptoni se lidhja ishte e destinuar të dështonte (dhe të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për këtë, përveç jush).
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse, kur ishe kaq e sigurtë, pse nuk më the asgjë, pse nuk më paralajmërove? U zbavite kur më pe që dështova, që vajta e u përplasa me kokë pas murit?

10. Harroje! (Me fjalë të tjera: Kthe kapitull, mendo për tjetër gjë).
Objektivi: T’ju nxisë të merreni me gjëra të tjera, që të mos e mbani mendjen tek ai.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Duhet mbajtur zi për një lidhje që ka mbaruar. Më lini kohën e nevojshme. Për momentin, ai është kudo në mendjen time, në ëndërrimet, kujtimet dhe në të gjitha momentet e vogla të jetës së përditshme që më kujtojnë se sa mirë isha me të.

11. Humbet një, gjen njëqind! (Me fjalë të tjera: Nuk u shuan burrat!)
Objektivi: T’ju japin shpresë për të ardhmen.
Pse nuk dua ta dëgjoj këtë frazë: Sepse tani për tani nuk kam asnjë dëshirë të takoj asnjë burrë tjetër, jo më njëqind! Unë doja atë dhe askënd tjetër. Kjo frazë nuk ka ngushëlluar askënd nga ata që janë ndarë deri tani.
Gjëja më e mirë është mbase t’i lini të flasin, duke i thënë vetes se qëllimet e tyre janë të mira, pra, ata duan thjesht t’ju ngrenë moralin. Një ditë plaga do të mbyllet dhe mbase ju do të qeshni bashkë me to. Nesër është një ditë e re…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të vazhdoj lidhjen me djalin 16 vjecar apo jo?

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement