Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
AKREPI
1. Vullneti i fortë, dinamizmi dhe vendosmëria janë disa nga cilësitë që do të ta fitojnë zemrën që në momentet e para të njohjes.
2. Dashuron me pasion e intensitet dhe i shpreh ndjenjat e tij sa më fuqishëm të mundet.
3. Është spontan dhe sensual.
4. Rrezaton joshje dhe erotizëm nga çdo pore e lëkurës.
5. Është kërkues dhe nuk lë asgjë e askënd që ta pengojë për të arritur qëllimet që ka.
6. Ka instikt dhe intuitë që të çarmatos.
7. Ka guxim e gjakftohtësi dhe me këtë mënyrë, do të ndjehesh e sigurtë përkrah tij.
8. Me erotizmin që ka dhe aftësitë në shtrat, marrëdhënia me një Akrep nuk bie kurrë në rutinë.
9. Në dashuri, është besnik dhe i dedikuar ndaj partnerit.
10. Është përzgjedhës në shoqëri e në lidhjet e tij dhe për këtë arsye, kujdeset realisht për njerëzit që ka përkrah!