Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi 2015 - Binjakët
10 arsye fantastike, për t’u… ndarë!
BURG NË BORDELLO

10 arsye fantastike, për t’u… ndarë!

Doni të ndaheni nga partneri dhe nuk dini si t’ia thoni? Ne po ju tregojmë 10 mënyra për ta bërë këtë hap, sepse, në fund të fundit, çdo gjë e mirë e ka një fund…

1. Arsyeja absurde
“E kam të pamundur të jetoj me një person që refuzon ta besojë se Majkëll Xheksoni do të rikthehet”. Duket një arsye absurde, megjithatë është paraqitur fjalë për fjalë kështu siç është, në sitin francez VDM, ku tregohen anekdoda dhe probleme nga jeta e përditshme. Me një fjalë, nuk janë vetëm politika, feja dhe edukimi subjekte të ndjeshme; është edhe kthimi i Majkëll Xheksonit. Në këtë stad, ky subjekt do të mund të klasifikohej edhe nën kapitullin “feja”.
Përparësia e kësaj arsyeje: Një arsye absurde bën që, pas ndarjes, tjetri të ketë një kokë një pikëpyetje: “Vërtet për këtë më la?”, e ndjekur nga një pikëçuditëse “Po kjo është absurde!”. I shokuar nga kjo arsye, me gjithë indinjatën e fillimit, burri do ta ketë si temë diskutimi në dy-tre muajt në vazhdim. Kështu, ai nuk do të mërzitet, por do të shohë anën qesharake të ndarjes, bile më vonë do t’ju falënderojë, kur t’ia tregojë të dashurës në vazhdim: “Një herë, një vajzë më la sepse refuzoja ta shoqëroja te psikologu për macen”. Kjo do t’i bëjë vajzat të qeshin dhe ta pëlqejnë më shumë… Çdo e keqe e ka një të mirë!

2. Arsyeja e çmendur
“Po të lë sepse refuzon të krijosh familje me mua”. Ju të dy keni vetëm tre javë që njiheni… nuk keni folur kurrë për fëmijë dhe ai nuk e njeh familjen tuaj? Jepini, luani rolin e vajzës që do të lidhet seriozisht, kështu do ta hiqni qafe shpejt. Ai do të trembet dhe do të ikë me të katra. Megjithatë, një arsye e tillë ka edhe rrezikun e vet. Nëse ai ju sheh me sy të shqyer nga habia, ekzistojnë dy mundësi: Ose është normal dhe menjëherë e kupton se ka fat që ju po e lini (sepse ju të fusni frikën), ose, ndërkohë që ju i flisni për familje dhe fëmijë, atij i kalon një si rrufe në tru dhe ju sheh si nënën e ardhshme të fëmijëve të tij. Në këtë rast, i keni pisk punët…
Përparësia e kësaj arsyeje: Është një mënyrë për të parë cili është më psikopat, ai apo ju? Kjo mund t’ju afrojë dhe mbase, në fund, vendosni të krijoni një familje së bashku… Kush e di? Në këtë rast, dilni ju më e çmendura!

Advertisement

3. Arsyeja fizike
Ideja është t’i thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, atë që, në përgjithësi, nuk guxojmë ta themi kurrë, pra, atë që ka lidhje me fizikun. “Dëgjo, nuk më pëlqen lëkura jote, nuk kam ç‘bëj, është diçka që ka lidhje me erën, nuk përshtatemi”, ose “Në fakt, nuk më pëlqen se si puth”. Këto janë dy shkaqe të tmerrshme ndërmjet atyre që, në përgjithësi, i ruajmë për vete, sepse rrezikojmë ta traumatizojmë thellë burrin e shkretë. Nëse ai e merr keq dhe ngrihet e ikën nga sytë këmbët, të paktën ia ke arritur qëllimit. Edhe po reagoi dhe ndërron xhelin e dushit, në këtë stad nuk ka shans që ju ta vini re.
Përparësia e kësaj arsyeje: Nëse e keni me nxitim dhe jeni pa skrupuj, është një mënyrë e mirë ndarjeje, pasi ia thua tjetrit copë dhe je duke u treguar e sinqertë. Kjo mund të shkaktojë te djali i shkretë një zemërim të shëndetshëm, ose t’i bëjë vetes pyetje sipas marrëdhënies që ka me egon e tij. Sido që të jetë, ai do të hutohet, pra, do të mendohet, pra, do të heshtë, gjë që është në përparësinë tuaj. Vetëm nëse vendos edhe ai t’jua kthejë me të njëjtën mënyrë dhe, në këtë rast, do të zhvishni shpatat të dy!

4. Arsyeja e zemëruar
Ju ka ardhur në majë të hundës? Atëhere mund të përdorni këtë lloj arsyeje: “Po të lë, sepse mendoj që je një gomar“. Një variant tjetër “Nuk kam ç‘bëj, me tekat e përsëritura ti më lodh; je luftarak në vend që të jesh një burrë i vërtetë”. Në fakt, në këtë rast, është e vështirë të fshehësh atë që është pjekur tashmë te ju: Përbuzjen dhe zhgënjimin, nganjëherë edhe urrejtjen. Është e shëmtuar, por e vërtetë. Personaliteti i tij ju ka zhgënjyer dhe ju ka shuar çdo ndjenjë për të. Pikë, mbaroi!
Përparësia e kësaj arsyeje: Ndjehesh gjithmonë e lehtësuar kur i thua tjetrit atë që mendon për të, domethënë, që ju irriton për vdekje. I vetmi problem është se, përveçse do ta lëndonim tjetrin, do të vinim në pikëpyetje edhe pozicionin tonë: Sinqerisht, si arritëm deri këtu?

5. Arsye e keqe
“Kam dëshirë të njoh djem të tjerë; nuk jam bërë për jetën monogame”. Kjo është një arsye e keqe dhe shumë, bile. Nga njëra anë, sepse të gjithë, në një moment apo një tjetër ndjejnë dëshirë për njerëz të tjerë (bile edhe mbrëmjen e takimit të parë, ose edhe pasi je martuar (po, po, u ndodh edhe njerëzve seriozë) dhe nga ana tjetër sepse mund të bini dakord të jeni një çift i hapur. Nëse juve nuk ju pëlqen dashuria treshe, shkëmbimet e çiftet dhe tradhtitë e tjera, nuk është arsyeja që bën për ju.
Përparësia e kësaj arsyeje: Nëse doni të bëni dashuri me gjithë racën e burrave, me siguri do ta dekurajoni partnerin. Nuk ka më keq sesa të jesh e lidhur pas një gruaje të pabesë, gati për të shkuar edhe me shokun tënd më të mirë. I vetmi problem do të jetë po të marrë vesh se jeni fejuar me shokun e tij më të mirë, të cilit ia kishit vënë syrin që prej kohësh. Kështu, do të dilni ju si gënjeshtare.

6. Arsyeja e mirë
“Nuk të dua më”. Arsye supreme, mbretëreshë, e pastër dhe e tmerrshme, së cilës nuk ke ç’i shton asgjë, sepse i ke thënë të gjitha. Nuk mbetet veçse të kapitullojë, i trishtuar, i thyer. Pak a shumë, si ju vetë, në momentin kur ia keni bërë vetes këtë konstatim të çuditshëm…
Përparësia e kësaj arsyeje: Dashuria vdiq, rroftë dashuria! Në këtë rast, do të ndjeheni që të dy keq, por ditë më të mira do të vijnë. Ju nuk e doni më, gjë që do të thotë se konkretisht jeni e lirë, megjithëse për momentin, ju ka pushtuar ndjenja e fajit, që ju mjegullon të ardhmen.

7. Arsyeja kot
“Nuk e ke fajin ti, po unë”. Kujt doni t’i hidhni hi syve me këtë shprehje? Ja edhe disa të tjera: “Nuk kam kohë në këtë moment” dhe “është e vështirë për mua të jetoj në çift, për momentin”. Ekziston vetëm një arsye e thellë për të mos u ndjerë akoma gati: Fakti që nuk je aq e dashuruar! Sepse, kur dashuron, si për çudi, e gjen kohën, dëshirën, mundësinë, apo jo?
Përparësia e kësaj arsyeje: Kjo është arsyeja klasike kot. Kështu, ai do ta kuptojë pa shpjegime të mëdha, duke zgjedhur mënyrën e butë, se doni ta lini. Këmbëngulës, ai do të mundohet t’ju nxjerrë nga goja arsyen e vërtetë, që rrezikon të jetë kritike, ose e sinqertë, por që burri, si egocentrik që është, do ta kuptojë me mirë: Nuk e kam fajin unë, por ajo! Pasi ta keni thënë, të gjithë do të mbeten të kënaqur.

8. Arsyeja e abuzuar
Është momenti i së vërtetës. Kështu, do të shprehni atë që ju shtyn vërtet ta lini, përveç karakterit të tij. E tipit “Të adhuroj, vërtet, por më ka ardhur në majë të hundës varfëria jote. Ti nuk je as ambicioz! Nuk dua të shkoj më me pushime në kamping”. Ja, kjo është një arsye e vërtetë e abuzuar, është arsyeja juaj. Pikëvështrimi juaj kundër gjithë botës. Një variant tjetër i paaprovuar, por i kuptueshëm: “Nuk kam më dëshirë të kursej edhe çentezin e fundit për të blerë një shtëpi në bregdet, dua të iki, të shes gjithçka dhe të blej këpucë të bukura”. Ju kuptojmë…
Përparësia e kësaj arsyeje: Ju ia keni bërë kaq herë këto shakara të tipit “je shumë i varfër”, apo “mund të jepja gjithçka për një palë sandale Louboutin”, por kësaj radhe e keni seriozisht dhe kjo mund ta bëjë që të mos ju dojë më, në momentin kur t’ia thoni këto fjalë. Sido që të jetë, ju e keni paralajmëruar…

9. Arsyeja e më të fortit
“Po të lë, sepse meritoj një më të mirë se ty”. Ju mund t’i shpjegoni një nga tezat e librit “Banketi” të Platonit, sipas të cilit, jemi bërë për të dashuruar dikë që e admirojmë e që vendoset mbi ne dhe pjesërisht, është kjo arsyeja pse nuk ka dashuri të lumtura, sepse të gjithë duan dikë përmbi veten, që do dikë përmbi dhe kështu me radhë. Duket një budallallëk, por nuk keni shpjegim tjetër.
Përparësia e kësaj arsyeje: E thënë kështu është pak e besueshme, por mund të jetë e vërtetë. Nganjëherë është e vërtetë se meritojmë më shumë dhe është mirë, jo vetëm kur e kupton, por edhe kur merr guximin ta bësh këtë hap. Përgëzime!

10. Pa arsye
Si nihiliste, pa shpjegim, një ditë shkon të blesh bukën dhe nuk kthehesh më. U ka ndodhur shumë njerëzve. Këshillë: Nëse doni që kjo metodë të funksionojë, fikni celularin, por paralajmëroni shoqen e ngushtë, në rastin kur ai shqetësohet vërtet.
Përparësia e kësaj arsyeje: Fillojmë ta kuptojmë natyrën thellësisht irracionale të qenies sonë. Shokojmë veten, shohim haluçinacione për veprimin që kemi bërë, me një fjalë, zbulojmë natyrën njerëzore si kurrë më parë. Përparësia më e madhe është se mund të riktheheni, sepse në fakt nuk keni thënë asgjë lënduese, thjesht, keni ikur. Atëhere mund të ktheheni ashtu si ikët… Apo ndoshta jo?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 2015 - Binjakët

Next Post

BURG NË BORDELLO

Advertisement