Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam një vajzë nga rrethinat e Durrësit 32 vjeç, me defekt fizik, jam shtëpiake e thjeshtë, jo e lumtur shpirtërisht, mora guxim ta provoj fatin në këtë mënyrë, kërkoj një djalë për martesë, kështu siç jam dhe vetë mosha 34-42 vjeç. Ju lutem jo tallje, sepse jam natyrë e ndjeshmë. Nëse ka të interesuar ta lëri numrin në gazetë, ju falenderoj për mirëkuptimin.

Përshëndetje! Jam Blerina nga Shqipëria e Mesme 47 vjeçe, e divorucar, pa njeri në ngarkim. Jam e interesuar për një zotëri serioz që të jetë i divorcuar ose të jetë i ve, por pa fëmijë në ngarkim. Të jetë nga Durrësi ose nga Tirana, gjithashtu të jetë i paraqitshëm, me arsim të lartë, i rregullt, pa vese të këqia, me trup të rregullt, serioz, mysliman nga mosha 47-51 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Përshendetje! Jam X, beqare një vajzë serioze, shume korrekte dhe me shkolle të lartë. Dëshiroj të lidhem me nje person vetëm për qëllime serioze. Kërkoj që personi të jetë katolik, shumë korrekt që jeton e punon në Tiranë nga mosha 37-44 vjeç. Ai që është i interesuar e theksoj vetëm per qellime serioze të lërë nr. e cel. ne gazetë për komunikim. Faleminderit.

Advertisement

Quhem Jonela dhe banoj në Tiranë, jam e arsimuar dhe në punë. Jam një vajzë e çiltër, korrekte dhe shumë e përgjegjshme. Më intereson një person që dëshiron lidhje serioze martesore. Të jetë i arsimuar dhe në punë nga mosha 38-43 vjeç. Ai që është i interesuar të lërë numrin e tij në gazetë për kmunikim. Faleminderit.

Jam Emilia me banim ne Tiranë. Për nje menyre me te lehte njohje po shkruaj ne gazeten Intervista. Jam nje vajze beqare e arsyeshme e rregullt dhe e kompletuar. Kërkoj një lidhje vetem për qellime serioze. Deshiroj që i interesuari të jetë vetem i besimit te krishterë. Në fakt thuhet që njeriu e tregon besimin e tij me vepra. Personi të jetë i sinqerte dhe korrekt ne pune, dhe me banim ne Tiranë nga mosha 38-45 vjeç. Ai që është i interesuar vetem per nje lidhje serioze të lërë nr. celulari në gazetë.

Jam një zonjë nga Vlora, e divorcuar dhe kam dëshirë që të njoh një zotëri serioz që ti ketë vdekur gruaja moshen ta ketë 50 vjeçe, vetëm nga rrethi i Vlorës dhe Dr. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam nje zonje nga Fieri mosha 45 vjeçe, e divorcuar. Dhe kam dëshirë te njoh nje zotëri serioz qe ti ketë vdekur gruaja moshen ta ketë 55 vjec. Ky është numri im 0698906730. Mos ngurroni te me telefononi.

Jam një zonjë nga Jugu 43 vjeçe e divorcuar, kërkoj një zotëri në moshën 48-50 vjeç, të jetë i rregullt mos të jetë duhanpirës, alkolist dhe të jetë në punë private ose shtet. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt z. nga Jugu.

Interesohem për një kusheriren time që është 45 vjeçe, dhe ka qene e martuar. Por është divorcuar ngaqe sben fëmijë. Personi te jetë deri 50 vjeç. Te mos ketë femijë ne shtëpi. Te jetë i regullt. Nr. tel. 0696435249.

Jam Anja nga Tirana, simpatike, e mirëarsimuar, me punë të mirë, me vlera intelektuale, njerëzore. Kërkoj një person vetëm nga Tirana, me arsim të lartë, inteligjent, me gjuhë të huaja, sigurisht me ekonomi të mirë, simpatik nga jashtë dhe nga brenda, mosha 45-48 vjeç, as më pak as më shumë. Njohje me qëllim lidhje serioze. Shpresoj të sjell batica të tilla njerëz me vlera. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Përshëndetje! Jam Stela me origjine nga Jugu dhe banim ne Tiranë, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm per nje lidhje serioze me një person qe te jetë simpatik, me trup të rregullt, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numer telefoni ne gazetë. Faleminderit!

Jam 52 vjeçe me banim në Fushë-Krujë, beqare për arsye pretendimesh 1.60 e gjatë e punësuar, me shkollë të mesme, me paraqitje nromale shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person të jetë i rregullt larg alkollit, bixhozit, i vetmuar, pa njeri në ngarkim, pa probleme familjare, të ketë shtëpinë e tij personale, për të krijuar një familje shumë të mirë dhe të ketë një paraqitje të mirë, mosha 52-58 vjeç. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë.

Merita nga Preza e Tiranës, me karakter të lartë, shëndet dhe ekonomi të mirë, simpatike, e mbajtur, e rregullt, pa probleme dhe pa fëmijë. Interesohem të njihem me një 60 vjeçar për lidhje shumë serioze që të jetë: me karakter të lartë, i paraqitshëm, me arsim të lartë pa probleme dhe banues në Tiranë. Ai që plotëson këto kushte të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.

Bona nga Shqipëria e Mesme 37 vjeçe e divorcuar nuk kam femije me nje jetë shumë te veshtirë dhe te vuajtur. Nuk dua të bej rolin e viktimes por kjo është e vertetë qe kam vuajtur shumë. Me ane te këtij njoftimi kerkoj vetem per martes nje djalë deri në moshen 45 vjeç i divorcuar te mos ketë femije te jetë dorë e bardhë te jetë emigrant ose ne punë te mos jet mashtrues te jetë njeri i mirë sic jam unë. Të dijë te respektoj nje femer qe ka vuajtur dhe jo ta paragjykoj apo ta gjykoj dhe jo te perfitoj dhe te tallet me te kaluaren e saj. Por ta respektoj dhe jo ta meshiroj. Nëse ka ngelë ndonje djalë per mua vetem per martesë dhe nese ka ndonje qe plotëson kushtet e këtij njoftimi te lere numër telefoni në gazetë jo në redaksi. E theksoj dhe doja t’ju lutesha shumë të kthej përgjigje vetëm ai që plotëson kushtet dhe ai që kërkon vetëm për martesë ju lutem, jo tallje. Faleminderit për mirëkuptimin.

Jam një vajzë 19 vjeçe, kam problem me sytë, dhe dua të di a më pranon ndonjë djalë për lidhje serioze, jo tallje. Pres përgjigje nga të interesuarit.

Përshëndetje, jam Ela nga Elb, jam e interesuar për Ilirin 52 vjeç nga Tirana. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Të jetë i sinqertë, i rregullt dhe i komunikueshëm. Jam në pritje të përgjigjes tuaj.

Jam një zonjë e divorcuar me dy fëmijë, e rregullt në të gjitha drejtimet. Dua të lidhem me një zotëri të ketë dhe fëmijë të jetë i zoti dhe i rregullt në të gjitha drejtimet, (ato pozitivet e kam fjalen), mundësisht të jetë nga Fieri. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.

Jam Ela nga Elbasani 38 vjeçe e divorcuar me një djalë 8 vjeç, dhe jam i interesuar për një njeri serioz, familjar për martesë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.

Jam një vajzë beqare, pa histori dashurie nga Shqipëria e Mesme, për arsye pretendimesh koha kaloi. Jetoj me famljen, bëj një jetë familjare të rregullt. Kërkoj një zotëri të moshës 48-53 vjeç të jetë pa probleme familjare, njeri serioz, pa vese të këqia, për lidhje serioze, të jetë nga Durrësi, do ishte më mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Jam një zonjë nga Fieri e divorcuar 40 vjeçe, kërkoj një lidhje serioze me një zotëri që i ka vdekë gruaja dhe mosha e tij të jetë 46 vjeç, jam vetëm për një lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Përshëndetje, jam Monika nga Br. 45 vjece, pa komplekse. Kërkoj nje zoteri jo te divorcuar, jo aventurier. Vetë kam nje muaj qe kam marrë nje dyqan, dhe dua nje mik si nga ana shpirterore te gjej qetesine, dhe nga ana ekonomike i kerkoj ndihme. Ju mirepres të më kontaktoni, lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.

Përshëndetje, jam Ela nga Vlora, nëse dikush interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam një zonjë nga Vlora e divorcuar, dhe kam dëshirë të njoh një zotëri serioze që ti ketë vdekur gruaja dhe moshen ta ketë 50 vjeç. Të jetë vetëm nga rrethi i Vlorës dhe Dr. Pres përgjigje në gazetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (6) View Comments (6)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Faqja e Facebookut nuk më del normale...

Next Post

Adelina Berisha: Më ka pëlqyer gjithmonë përralla me Borëbardhën

Advertisement