Jam Flora 52 vjeçe me banim në Fushë-Krujë, beqare për arsye pretendimesh 1.60 e gjatë e punësuar, me shkollë të mesme, me paraqitje nromale shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person të jetë i rregullt larg alkollit, bixhozit, i vetmuar, pa njeri në ngarkim, pa probleme familjare, të ketë shtëpinë e tij personale, për të krijuar një familje shumë të mirë dhe të ketë një paraqitje të mirë, mosha 52-58 vjeç. Kujt i intereson të marri pas orës 18.00 për arsye pune ose lini sms 0699288579.
Merita nga Preza e Tiranës, me karakter të lartë, shëndet dhe ekonomi të mirë, simpatike, e mbajtur, e rregullt, pa probleme dhe pa fëmijë. Interesohem të njihem me një 60 vjeçar për lidhje shumë serioze që të jetë: me karakter të lartë, i paraqitshëm, me arsim të lartë pa probleme dhe banues në Tiranë. Ai që plotëson këto kushte të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.
Jam Bona nga Shqipëria e Mesme 37 vjeçe e divorcuar nuk kam femije me nje jetë shumë te veshtirë dhe te vuajtur. Nuk dua të bej rolin e viktimes por kjo është e vertetë qe kam vuajtur shumë. Me ane te këtij njoftimi kerkoj vetem per martes nje djalë deri në moshen 45 vjeç i divorcuar te mos ketë femije te jetë dorë e bardhë te jetë emigrant ose ne punë te mos jet mashtrues te jetë njeri i mirë sic jam unë. Të dijë te respektoj nje femer qe ka vuajtur dhe jo ta paragjykoj apo ta gjykoj dhe jo te perfitoj dhe te tallet me te kaluaren e saj. Por ta respektoj dhe jo ta meshiroj. Nëse ka ngelë ndonje djalë per mua vetem per martesë dhe nese ka ndonje qe plotëson kushtet e këtij njoftimi te lere numër telefoni në gazetë jo në redaksi. E theksoj dhe doja t’ju lutesha shumë të kthej përgjigje vetëm ai që plotëson kushtet dhe ai që kërkon vetëm për martesë ju lutem, jo tallje. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam një vajzë 19 vjeçe, kam problem me sytë, dhe dua të di a më pranon ndonjë djalë për lidhje serioze, jo tallje. Pres përgjigje nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam Ela nga Elb, jam e interesuar për Ilirin 52 vjeç nga Tirana. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Të jetë i sinqertë, i rregullt dhe i komunikueshëm. Jam në pritje të përgjigjes tuaj.
Jam një zonjë e divorcuar me dy fëmijë, e rregullt në të gjitha drejtimet. Dua të lidhem me një zotëri të ketë dhe fëmijë të jetë i zoti dhe i rregullt në të gjitha drejtimet, (ato pozitivet e kam fjalen), mundësisht të jetë nga Fieri. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.
Jam Ela nga Elbasani 38 vjeçe e divorcuar me një djalë 8 vjeç, dhe jam i interesuar për një njeri serioz, familjar për martesë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam një vajzë beqare, pa histori dashurie nga Shqipëria e Mesme, për arsye pretendimesh koha kaloi. Jetoj me famljen, bëj një jetë familjare të rregullt. Kërkoj një zotëri të moshës 48-53 vjeç të jetë pa probleme familjare, njeri serioz, pa vese të këqia, për lidhje serioze, të jetë nga Durrësi, do ishte më mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Jam një zonjë nga Fieri e divorcuar 40 vjeçe, kërkoj një lidhje serioze me një zotëri që i ka vdekë gruaja dhe mosha e tij të jetë 46 vjeç, jam vetëm për një lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam nga Durrësi 47 vjeçe e divorcuar, pa fëmijë, kërkoj të lidhem me një person të moshës 47-51 vjeç, të jetë i divorcuar, pa fëmijë, për lidhje serioze. I interesuari të lëri nr. telefoni në gazetë dhe jo në redaksi. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Monika nga Br. 45 vjece, pa komplekse. Kërkoj nje zoteri jo te divorcuar, jo aventurier. Vetë kam nje muaj qe kam marrë nje dyqan, dhe dua nje mik si nga ana shpirterore te gjej qetesine, dhe nga ana ekonomike i kerkoj ndihme. Ju mirepres të më kontaktoni, lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.
Përshëndetje, jam Ela nga Vlora, nëse dikush interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë nga Vlora e divorcuar, dhe kam dëshirë të njoh një zotëri serioze që ti ketë vdekur gruaja dhe moshen ta ketë 50 vjeç. Të jetë vetëm nga rrethi i Vlorës dhe Dr. Pres përgjigje në gazetë.
Përshëndetje zoti Ilir, dhe unë kam të njëjtat kërkesa si ju. Jam Era nga Tirana dhe i përshtatem kërkesave tuaja. Lini numrin tuaj të telefonit për komunikim që të flasim bashkë.
Jam Helena Trojes 42 vjeçe e divorcuar nga Durrësi shumë femër, me cilësi, me një jetë plot por të vuajtur. Jam shumë simpatike, brune dhe e gatshme për të lidhur jetën me një bashkëshort burrëror, besnik, punëtor të ketë shtëpinë e tij, të jetë larg çdo vesi të keq që dëshiron të ketë përkrah një grua si mua. Do të ndjehet tepër i lartë dhe krenar, të jetë i moshës 47 vjeç, simpatik gjer 1.75. Jam dorë e bardhë, dhe ju them stop gabelëve, pijanecëve dhe dembelave. Pres përgjigje në gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Përshëndetje, jam Ela nga Vlora 40 vjeçe e divorcuar por pa fëmijë, me kalimin e kohës mosha kalon dhe kështuqë mundësitë për të lindur më mbaruan, dhe tani jetoj vetëm, por nuk kalohet jeta vetëm. Prandaj kërkoj të lidhem me dikë për të kaluar jetën sëbashku, të jetë i ve dhe me moshë 45-50 vjeç. Kush dëshiron të më kontaktojë nëpërmjet gazetës duke lënë numrin e celularit në gazetë. Me respekt Ela.
Jam një zonjë nga Vlora e divorcuar, dhe kam dëshirë të njoh një zotëri serioz, që ti ketë vdekur gruaja mosha 50 vjeç, të jetë vetëm nga rrethi i Vlorës dhe Durrësit. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një vajzë 19 vjeçe dua të njoh një djalë për lidhje serioze dhe më pas martesore. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Të jetë serioz, i komunikueshëm dhe pa vese.
Një zonjë 42 vjeçe nga Tirana, kërkoj një lidhje serioze me një zotëri të moshës 50 vjeç e lart vetëm nga Tirana. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Quhem Jonela dhe banoj në Tiranë, jam e arsimuar dhe në punë. Jam një vajzë e lirë, korrekte dhe shumë e përgjegjshme. Më intereson një person që dëshiron lidhje serioze martesore. Të jetë i arsimuar dhe në punë nga mosha 38-43 vjeç. Ai që është i interesuar të lërë numrin e tij në gazetë për kmunikim. Faleminderit.
Përshëndetje. Jam një zonjë 46 vjeçe pa njeri ne ngarkim kerkoj të njoh një zotëri deri në moshen 55 vjeç, të jetë familjar po ashtu dhe ai te mos ketë njeri ne ngarkim. Kush është i interesuar të lërë numër telefon në gazetë për të komunikuar. Faleminderit.
Albana nga Tirana, e shkolluar e punësuar, e kompletuar në çdo drejtim pa njeri ne ngarkim shum e mbajtur, jam per nje lidhje serioze me nje zotëri ku te mbizoterojë pozitivja te jetë i paraqitshem. Le nr. vod.klab.tjatgta.
Jam 37 vjeçe, nga Shqipëria e Mesme, e divorcuar, pa femije. Pa folur shumë per veten time se koha verteton çdo gje, po e nis kte njoftim per te vetem arsye, vetem per martes. Kerkoj nje djalë per martesë, te jetë i divorcuar, dorë e bardhë, te mos ketë femije, te jetë emigrant ose ne marrëdhenie pune, te jetë qoftë edhe nga fshati, por ne gjendje te mirë ekonomike. Të kthejë përgjigje vetem ai qe eshtë ok me kushtet e njoftimt. Numrin ta lërë në gazetë. Ju lutem, e theksoj, vetem per martesë, jo tallje.
Stela me banim ne Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar ne çdo drejtim. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete me trup te rregullt, simpatik, i pamartuar, me arsim te larte, i sinqerte, korekt, familjar, larg duhanit, alkoolit dhe bixhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari te lere numer telefoni ne gazete. Faleminderit!