Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të shërojnë lëvoret e frutave dhe perimeve?

– Kam dëgjuar që lëvoret e shumë perimeve apo frutave janë të mira për shëndetin. A mund të na thoni se cilat janë ato dhe për çfarë përdoren kryesisht? Zonja Maria.

– E nderuar zonja Maria, ajo çfarë keni dëgjuar është më se e saktë. Shumë nga ne i hedhin poshtë lëvoret e frutave apo perimeve të ndryshme, duke menduar se nuk janë të ushqyeshme, por ja që shumica e tyre janë jo vetëm një ushqyes shumë i mirë, por edhe kurues për organizmin tonë. Në lëvoret e frutave apo perimeve gjenden shumë përbërës pozitivë për organizmin tonë. Për shembull, para disa kohësh, u zbulua se cipa e hollë poshtë lëvores së portokallit, ajo pjesa e bardhë që ne e heqim, ka veti shëruese kundër kancerit dhe inflamacioneve…

– Lëvoren e limonit kalojeni në rende dhe hidheni në një çaj çfarëdo që keni përgatitur. Kjo përbërje ju mbron nga kanceri i lëkurës. Lëvorja e mandarinës përmban nobiletinë, një pigment ky që ju mbron nga trashja e gjakut, hemorragjia në zemër, tru apo dhe diabeti.

Advertisement

– Lëvorja me push e kivit është një antioksidues i shkëlqyer që përmban substanca që ju mbrojnë nga kanceri, infeksionet dhe alergjitë. Lëvorja e kivit, sipas studimeve, përmban tre herë më shumë antioksidues sesa vetë fruti. Lëvorja e shalqinit përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund ta grini në mikser bashkë me pjesën tjetër të shalqinit dhe të bëni një pije freskuese me të.

– Lëvorja e ananasit ndihmon shumë në tretjen e ushqimit dhe mbron stomakun. Ajo ka brenda më shumë antioksidues sesa vetë fruti. Fare mirë mund ta grini edhe këtë në mikser dhe t’i shtoni dhe pak lëng ananasi; ja ku del një pije shumë e mirë, por dhe kuruese.

– Një studim tjetër tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngaqë përmban shumë serotoninë, hormon ky që ndihmon në uljen e depresionit. Mjekët këshillojnë që ta zieni lëvoren dhjetë minuta dhe ky ujë, pasi të ftohet, të pihet.

– Lëvorja e qepës, vërtet është e vështirë të konsumohet, por mos harroni se ajo është një antioksidant i fuqishëm, që ul presionin e gjakut. Merreni qepën e paqëruar, shpëlajeni dhe hidheni direkt në ushqim. Pas zierjes, nxirreni nga ushqimi. Kështu, keni marrë edhe shijen e qepës, edhe vetitë e saj shëruese, njëkohësisht. Lëvorja e patateve të reja, nuk duhet të hidhet. Siç është patatja e re, lajeni mirë, piqeni me pak vaj ulliri dhe konsumojeni ashtu. Kjo lëkurë përmban fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Të gjitha këto janë një ushqyes shumë i mirë i organizmit tonë. Gjethet e karotës, të cilat me siguri as nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë që kanë ndonjë veti shëruese, vërtet janë të hidhura, por mund t’i grini imët dhe t’i hidhni te ndonjë sallatë. Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit i cili forcon eshtrat e muskujt dhe rregullon presionin e gjakut. Veç kësaj, përmbajnë kalium dhe vitaminë K.

– Gjethet e brokolit, po kështu, përmbajnë vitaminë A, e rëndësishme kjo për imunitetin dhe shikim të shëndetshëm. Gjethet e selinosë përmbajnë deri në pesë herë më shumë magnez dhe kalcium sesa kërcelli. Po kështu, selinoja ka edhe veprim të fortë anti-inflamator. Përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës. Lëvorja e hudhrës ngadalëson plakjen dhe mbron zemrën. Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri dhe më pas piqeni bashkë me ushqimin në zgarë apo shtojani këtë gjellëve të përgatitura më parë në furrë. Kungulli i paqëruar është i pasur me zink dhe është i shkëlqyer për thonjtë e lëkurën; ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Pastaj konsumojeni apo hidheni në supë apo sallatë. Sallata, po kështu, duhet të dominojë në tavolinat tuaja dhe jo vetëm ajo, por edhe rrënjët e saj, të cilat zakonisht ne i hedhim. Po t’i pastroni mirë, ato mund t’i përdorni pasi përmbajnë glutamina dhe aminoacide, që mbrojnë sistemin imunitar dhe kanë aftësinë për të shëruar vendet e lënduara. Veç kësaj, rrënjët e sallatave përmbajnë shumë fibra…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dafinës i bllokojnë klipin. E akuzojnë për borxhe

Next Post

Pasioni tjetër i Adelinës...

Advertisement