Nuk ekzistoj pa ty…
Humbas në sytë e tu e prapë aty unë gjendem.
Digjem në sytë e tu dhe freskohem po aty.
Vdekjes, në sytë e tu mund të them s’i trembem
…i besoj ringjalljes kur shoh në ata sy!
I mora zjarrin diellit, ty mos të të djeg
Natës i mora terrin, mbi ty të bjerë veç dritë
Kohës i mora orën që ty mos të të prek’
Në qiell folenë të ngrita, të rrosh me perëndit’…
I mora detit ngjyrën, atë të thellën blu,
Që sytë e tu të shihnin botën në të kaltër.
Gjithashtu dhe qielli të ndeshte sytë e tu.
Me pak fjalë, gjithësia, ty të rrinte afër…
Unë mund të sjell rrotull botën, për ty,
E të jap ç’të duash edhe ato që s’mund.
Dashuria ime, kur ndesh të tuat sy,
Të bën ty pjesë të sajën dhe bëhet e pafund… Bledi Ylli
Mos harro…
Mos harro: “Jeta është një labirint ku endesh,
Mos u ngut, sepse s’i dihet ku të nxjerr.
Ka pasur raste, në atë vend ku gjendesh,
Mund të kthehesh e të kthehesh dhjetëra herë!
Mos harro: “Jeta është si loja mos u nxeh”,
Kush e ka luajtur nuk ka nevojë për shpjegim.
Ka pasur raste, ku pranë suksesit je,
Një zar i keq të shpie gjithë lojën në fillim!
Sepse zari është punë fati, miqtë e mi,
Dhe vetë fati mund të thuash, është zar.
Kështu në jetë mund të kërkohet strategji,
Po kurrsesi s’duhet ta marrësh si një garë… Bledi Ylli
Trinom
Pi dhe mos u deh
Kusht i bastit
Bëhu i fortë
Ngushëllim i të dobtëve
Dashuro dhe shfrytëzo
Ligji i mashtrimit. Alban Arapi
Kronologjia e jetës
Bebet qajnë, lindin,
Fëmijët luajnë, rrëzohen
Adoleshentët pinë–dehen
Të rinjtë shikohen, dashurohen
Të rriturit, zihen, vriten
Pleqtë, sëmuren vdesin
Kronologjia e jetës! Alban Arapi
Sorkadhja
I tha sorkadhit, sorkadhja
Bukuroshja, zemërmadhja:
– I dashur, të dua shumë,
Po ti, a më do sa unë?
– Të dua, moj shtatlastare
Mos e vër në dyshim fare…
Moj e hirshme, shpirt–o xhan
Në zemër të zemrës të kam! Izet S. Culli.
Zemra e gjyshes
Luli im, o të pastë gjyshi,
A po shkon në barnatore?
Të m’i marrësh disa ilaçe
T’i kam shkrue në fletore.
Do të shkoj, o gjyshi i dashur
Se të kam gjysh të mirë,
Më tregon tregime t´bukura,
Dhe e ke një zemër të dlirë.
Shko pra shko, se do t´qerasi,
Dhe që tani po të bëj be,
Kur të zgjohesh në mëngjes
Dhjetë euro n´vitrinë i ke.
Shkoi Luli e kreu punë,
Ia la ilaçet gjyshit te dera,
– Do t’i marr nesër dhjetë euro
I qeshte ftyra si pranvera.
II
Kur na zbardhi e lumja ditë,
E këndoi gjeli mu në derë,
Po shkon Luli me i marrë paratë
I gëzuar shend e verë.
Është afru te vitrina
Zgurdullon syt kur i pa,
Njëqind euro aty i gjeti
Të fikët gati Lulit i ra.
Ka bërtit me të madhe,
– Gjysh, o gjysh paske gabu,
Në vend të dhjetë eurove
Njëqind m’i paske lënë mu.
Jo, o Luli, ti nipi im,
Qofsh i lumtur nëpër mote,
Nëntëdhjetë euro me gjithë zemër
Të qerasi sot gjyshja jote!
I çuditur mbeti Luli
Me habi po e pyet mendjen;
A thua vallë po kush ia zbuti
Gjyshes sime aq shumë mendjen? Agim Gashi
Memaliaj
Shumë i bukur vendi im,
Mbushur plot me gjelbërim,
Më i bukuri ndër vendet-o,
Qyteti ku kam lindur, unë.
Atje ku hodha hapin e parë,
Atje ku kalova 20 beharë,
E kur pashë atë fotografi,
Seç kalova në nostalgji.
I mbushur plot me blerime,
Tani ka veç shkatërime.
Qytet i bukur, qytet me vlerë,
Mbushur me dëshmorë e nder
Atje ku mësova shkronjën e parë,
Atje ku thirra nënë e babë,
Pavarësisht se jemi larguar,
Kurrë nuk të kam haruar.
Atje ku hodha hapin e parë,
Atje kam kaluar 20 beharë,
Në ujin e Vjosës jemi larë,
Motra, vëllezër të pandarë.
O qytet i heronjve,
I luanëve të minierave,
Seç ju kemi vënë në radhë,
Si fisheku në gjerdanë.
Rri dhe me mall kujtoj,
Prejardhjen kurrë s’e harrojmë,
Sa të jetë jeta përmbi dhe,
Bijë minatoresh do ngelemi ne… Luljeta Pashollari (Gjosha)
Flatrat i ke prej dielli
Zë zogu që po hesht mbi heshtje qiejsh,
Ulu në degë shpirti,
Në pemë të përflakur drite,
E këndo nëpër qiej të dukshëm
Me tinguj ere të padukshme!
Heshtjen s’mund ta duroj
As edhe në një fije bari,
E jo më në sqepin tënd!
Mbill një zë në këtë ditë të mërzitshme,
Një melodi jete
Që largon urrejtjen,vdekjen
Dhe sjell në shpirtin tim dashurinë!
Është koha të dëgjojmë
Këngën tënde. Ndjehem i lodhur.
Boll me zëra vetëtimash vrastare,
Gjëmimesh boshe e urrejtjesh,
Në hapësira të vjetra e të reja qiejsh
E mjegulla resh!
Ulu i miri im e këndo në pemën
e gëzimeve të mia e të tuat!
Flatrat i ke prej dielli. Miltiadh Davidhi