Kur gërmat luajnë
Nëpër gërma poezie plot magji,
nis e luaj unë me vargjet, ç’mrekulli!
Botë përrallore seç u shfaq në sytë e mi,
mbushi fletën plot dritë e ëmbëlsi…
Si princeshë mes gërmave vallëzoj,
harroj për pak se është vetëm një lojë,
Pluhur magjik ka rënë mbi flokët e mi,
dhe unë e mbushur plot me fantazi…
Pylli i gjelbër mbushur dashuri,
hyri lehtë e zuri vend në poezi.
Një vallëzim i ëmbël zogjsh me ret’ e qiellit,
e unë mes gërmash puth rrezen e diellit…
Gërmat luajnë nëpër fletë të shpërndara,
unë nuk di cilën të vendos më para…
Me pikë e presje nis me to të luaj,
ne mes tyre s’jam aspak e huaj…
Si princeshë mes gërmave vallëzoj,
harroj për pak se është vetëm një lojë,
Pluhur magjik ka rënë mbi flokët e mi,
dhe unë e mbushur plot me fantazi… Alexandra Adami
Si një imazh!
Ky tik-tak i orës si çdo ditë
dhe sot thërriste për t’u zgjuar,
me imazhin tënd m’u hapen sytë
si një “mirëmëngjes”, për t’më uruar!
E prapë, kur dal para pasqyrës së vjetër
më shfaqesh ti si një vegim,
aty në një qosh duhet të jesh patjetër
e në mos jo… Vjen si kujtim!
Dalëngadalë po ikën dielli
muzgu ka rënë këtë buzëmbrëmje,
ca re të lehta yjet i fshehin
por s’ma fshehin dot fytyrën tënde!
E prapë në gjumë kur rashë të fle
ti vazhdon t’më qëndrosh aty përball’
dhe pse ka kohë që pranë meje s’je
më ndjek nga pas… Si një imazh! Fatmira Loci
Unë, ti dhe distanca…
Kthehu të lutem nga udha e largët
Eja me erën që sonte bën zhurmë.
Kjo mbrëmje e heshtur, e plogësht, e vakët
Kujtime të tuat më pruri në turmë!
Të lutem, mos luaj me kohën që ikën
Sepse dashuria në dhimbje zë rrënjë
Në do të më heqësh nga sytë edhe dritën
Qëndro e larguar pa dhënë asnjë shenjë.
Lëshoji ti fjalët ashtu, për së largu
Më thuaj “të dua”, qoftë edhe gënjeshtër.
Për mua nuk bëre asgjë, më së paku
Nuk di përse dreqin, të ndjej gjer në eshtër!
Të lutem mos rri kaq kohë e larguar
Eja ti ëmbël, tek unë që të pres
Nuk “vdiqa” se ndoshta nuk ishte e shkruar
Veç ti mund të “shkruash”, kur unë do të vdes! Bledi Ylli
Lërmë…
Lërmë të ulem në prehërin tënd
të ndiej përkëdheljet e tua.
Lërmë të ulem në prehërin tënd
dhe t’u përgjigjem puthjeve të tua.
Lërmë, lërmë, të lutem!
të ulem në prehërin tënd,
ku mes puthjesh e përqafimesh
të dëgjoj kur ti të më thuash
Ela, unë “Të dua”! Ela Frensis
Kjo natë mos mbaroftë!
Teksa shihemi në sy
e rrimë në heshtje pa asnjë fjalë
jemi vetem unë dhe ti,
puthemi, veç puthemi ngadalë.
Teksa duart e tua më prekin
drithërohet trupi im…
dhe nën dritën e qirinjve ti
….më thua ”ylli im”!
Flokët ti m’i përkëdhel
më puth lehtas, në buzë e ballë,
“ti je princesha ime”, më thua
e unë ndjehem si në përrallë
E muzikë e lehtë në sfond
ëmbël ne kërcejmë të dy
e parfumi yt aq joshës
më bën të bie krejt mbi ty!
Oh, kjo natë kurrë mos mbaroftë
të mbesë përjetë si kujtim,
nje kujtim i veçantë
që la gjurmë në shpirtin tim! Maurisja Xhamaqi
Rend nëpër natë
Këmbëzbathur shëtis nëpër natë,
Dhe hapat s’e di ku me çojnë,
e zemra më rreh’ tik e tak,
Si një zog i trembur të gjurmoj…
Rend nëpër natë pa orbitë,
ku të të gjej jo nuk e di,
Ku je dashuria ime, ku je,
në krahët e kujt pushon tani?
Kudo që të shkosh e të rendësh,
më shumë se unë, askush s’të do,
se të rrahurat e zemrës tënde,
më mirë se unë, askush s’kupton.
Ku je dashuria ime,
pse në mes të rrugës më le,
më thuaj, i dashur,
më të mirë se unë gjete atje?
Lehtë-lehtë rend mbas teje,
dhe ku të të gjej s’e di,
largësia është gangrena e kësaj jete,
e mos mendo të thurësh vargje për tradhti
e dashur… Luljeta Pashollari (Gjosha)
Ti je ëndrra ime
Ulur atje ku unë ulem gjithmonë,
Pemët rrahin fletët me jehonë…
Si për çudi, në tavolinen pranë,ngjitur,
Një fotografi nga e kaluara arritur…
Më kujtohet ai çast si të ishte tani,
Koha strehëz, qerpik, pikon dashuri,
Dita e mbretërise kur u njohëm Unë & Ti.
Më solle diell, kur kisha vetëm shi,
Me solle buzeqeshje, kur kisha merzitje,
Fjala jote, për lulen e shpirtit tim vaditje…
Romantik ne zemër, dashuri veshtrimin ar,
Shpirti, zemra, sytë, që të gjithë në një garë,
Kush të përgjigjej për dashurinë më parë!
Pyes Zotin: – Mos ndoshta më parë të kam njohur,
Ndoshta në vend tjetër, nuk e di, por isha e ndrojtur?
Por e di, e kuptoj dhe sot, nuk isha në ëndërr të bukur,
Isha në një realitet, që Ti ma bëre për jetë të lumtur…
Prandaj edhe dashuria, edhe ëndrra më mbeti,
Ëmbëlsirë e sheqerosur, si torta e një mbreti…
I dashurise sime të vetme, Ti, çelësi dhe sekreti! Lana Dembo
Poetes sime!
E hapa derën e çmendurisë
si derën e shtëpisë time
e hapa zemrën për dashuri
e u futa në një dhomë plot mendime
Ëndrrës i hapa një dritare
e në sfondin e saj vura një diell
një diell, që ndriçonte ditën e natën
ishte… shpirti yt, me vargjet poetike
U ngroha nga ai diell
kur dimri i acartë në botë sundonte
më ndriçoi ai diell
atëhere kur botën, nata e kaplonte
E unë iu fala diellit tënd
e mendimeve poetike, u dhashë jetë
te ti zgjova poezinë që dhemb
te vetja zgjova, poezinë që tret! Ylli Jahaj