Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më vrasin këpucët. A mund t’i zgjeroj?

– Kam probleme me këpucët. Edhe pse i marr numrin tim, gjithmonë më dhembin këmbët, sidomos në fillim, kur këpucët janë të reja. A mund të na tregoni si mund ti zgjerojmë këpucët vetë, pa i çuar në këpucar?

– Ka disa metoda për të zgjeruar këpucët, vetëm se së pari duhet të siguroheni a janë material i mirë, se nëse janë inkelit, ato mund të grisen lehtë. Nëse keni këpucë lëkure, pra, janë cilësore, mund të përdorni disa metoda që të zgjerohen pak dhe të mos keni dhimbje. Së pari, me tharëse flokësh ngroheni këpucën gjersa të zbutet lëkura, më pas vishni një palë çorape të trasha dhe vishini këpucët. Mbajini nëpër shtëpi gjersa të ftohen; do të shikoni që do të zgjerohen menjëherë. Një metodë tjetër, është lyerja e këpucës me një sasi uji dhe alkooli të përzier së bashku. Më pas, vishini për 1 orë si më sipër, me çorape të trasha. Një mënyrë tjetër, është që të fusni një patate të madhësisë mesatare të qëruar në këpucë dhe ta lini gjithë natën. Në mëngjes do të shikoni që do t’i keni më të zgjeruara. Një mënyrë tjetër është të merrni një kallëp në formën e këmbës (siç i mbajnë në këpucari, zakonisht), por që të jetë një numër më i madh se këmba juaj, ta fusni në këpucë dhe ta lini gjithë natën. Pastaj, nëse i vishni këpucët pa çorape, ato janë të hapura. Ju, vetëm lyejini këmbët me krem trupi dhe do të shikoni që s’do të keni dhimbje apo skuqje të këmbës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa kohë zgjat bashkimi familjar?

Next Post

Jam lidhur me një djalë të ri

Advertisement