– Dr. Agron Islamaj, jam një zonjë 57 vjeçe. Kam 6 muaj që pi tregetol dhe rezonanca më ka dalë kështu: Fosa krani posteriore pa lezione evidente, cisternat bazale të lira, ventrikujt me aspekt normal, pa lezione evidente supratentoriale. Bëra skanerin para 2 javësh dhe kam dalë me probleme në gjëndrrën tiroide. Kam çdo ditë dhimbje koke që nuk më pushon. Nuk e di çfarë kam, prandaj ju drejtohem juve që të më thoni ndonjë këshillë: Si e përcaktoni ju këtë gjendje? Ju lutem, më ktheni përgjigje sa më parë. Faleminderit.
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Së pari, ju uroj shërim të shpejtë! Së dyti, të dhënat tuaja nuk janë të plota, sepse nuk më thoni se çfarë ju ka dalë në gjendrrën tiroide nga skaneri i bërë, për këtë pjesë të organizmit. Mendoj se ankesat tuaja përkojnë me një shqetësim nervor, që ne mjekët neurologë e quajmë “neurozë endokrine”. Kjo, krahas dhimbjes së kokës, që është e karakterit rëndues dhe që forcohet mbasdite e mbrëmje. Ky shqetësim pasohet edhe me çrregullime të gjumit, mospërqendrim, nervozizëm etj. Së pari, për konfirmimin e këtyre mendimeve dhe ndjekjen në vazhdimësi do t’ju rekomandoja konsultën me një mjek endokrinolog e neurolog, si në rrethin tuaj ose edhe në Tiranë. Si mjekim paraprak do t’ju këshilloja të merrni:
- Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.
- Laroxyli 10 mgr. 2 x ½ kokërr, ora 8.00-18.00
- Librium 10 mgr. 1 tabletë ora 22.00 pra në darkë, një orë para gjumit.
- Eudolorini 0.4 1 – 2 kokrra, në dhimbjet e forta të kokës.
- Neurobioni 3 x 1 kokërr, pas buke. Vetëm kështu, ju, gradualisht, do të ktheheni në normalitet.