Prezantuesja e “Fiks Fare”, Fiori Dardha ka postuar një shkrim ironizues në instagram. Ka të bëjë me mënyrën se si Alketa Vejsiu e tejkalon masën e elozheve për programet që drejton. Nuk është hera e parë që Alketa komentohet për faktin se çdo gjë që prezanton e quan “superproduksion”, që ka audiencë maksimale (edhe pse në Shqipëri nuk ka matës audience), që në rrjetet sociale është komentuar “superpozitivisht” ( ndërkohë që është e kundërta ) dhe që çdo gjë shkëlqen dhe është me “Class” si biznesi që ajo drejton. Fiori pati guximin të thotë diçka që shumë personazhe publikë e mendojnë, por nuk e shprehin.
Advertisement