Së shpejti, Top Channel vjen me edicionin e përvitshëm Big Brother Albania, i cili tashmë është i teti në radhë, por, e keni pyetur veten se kush do ta prezantojë spektaklin, tashmë që Arbana është tërhequr nga ekrani?
Sipas thashethemeve të fundit, ai që do ta prezantojë këtë edicion, do të jetë Eno Popi, një tjetër emër i njohur në këtë televizion. Edhe më parë Eno ka qenë i angazhuar në “Big Brother” në klubin e fansave, ndërsa aktualisht e shikojmë çdo të martë në “100 Milion” dhe mëngjeseve, në programin “Wake Up”. Të jetë vërtet Enoja kandidati i duhur për të zënë vendin e Arbanës, aq të pëlqyer nga të gjithë? Këtë, na mbetet ta vërtetojmë…
Advertisement