DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT TIRANË

Komisariati i Policisë Nr. 1

  1. Më datë 06.10.2014, u ndalua shtetasi Agim Lloçi, vjeç 26,  banues në Baldushk. Neni 134 i Kodit Penal Në vijim të informacioneve, që bëjnë fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases I.Ll. e F.M..
  2. Më datë 06.10.2014, shtetasi A.R., vjeç 49, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 05.10.2014, rreth orës 17:30, pranë “Kopshit Botanik”, një person i paidentifikuar, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë mjetin tip “Benz” Taksi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A.M., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datën 01.10.2014, në rrugën “Mentor Xhemali”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Xh.A., vjeç 49, banues në në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, u ndaluan shtetasi në kërkim R.M. e M.M., vjeç 16, banues në  fshatin Domje e Tiranë, në vijim të informacionit, që bënë fjalë për vjedhjen e telefonit shtetasit Xh.Dh.. Neni 134/2 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen Z.S., vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti R.S., vjeç 48, i dënuar më parë për “dhunë në familje”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Nr. 3

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.09.2014, i ka marrë me qera mjetin tip “Peugeot”, shtetasit Xh.Ç., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, është vjedhur magazina e shtetasit A.S., vjeç 60, banues në Durrës, ku kanë marrë një lap-top dhe 200.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, shtetasit Y.D., vjeç 51, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, shtetësia D.I., vjeç 45, banuese në Tiranë, kallëzon se rreth orës 14:45, i kanë vjedhur me forcë portofolin dhe celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

  1. Më datë 06.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen O.B., vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se tezja Z.P., vjeç 38, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
  2. Më datë 06.10.2014, është vjedhur banesa e shtetasit A.G., vjeç 65, banues në Tiranë, ku kanë vjedhur 4 kompjuter lapt-top, 1 “Ipad”, 1 display, 1 tabletë, një orë dore, si dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.M., Z.Q., R.Y. e F.Y., vjeç 35, 36, 21 e 34, banues në Tiranë, pasi dyshohen se rreth orës 17:00, në rrugën “Halit Bega”, shtetasit B.M. dhe Z.Q. kanë shkuar në banesën e shtetasve R.Y. dhe F.Y. dhe janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin. Neni 112/2, 89, dhe 25 të Kodit Penal.
  4. Më date 06.10.2014, u ndalua shtetasit Emanuel Bilo, vjeç 20, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, te një lokal, shtetases O.H., vjeç 22, banuese Tiranë, i ka vjedhur çantën, 1 celular tip “Samsung”, 1 pasaportë biometrike dhe kartën e identitetit.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nuri Allushi, vjeç 40, banues në Zall Herr, pasi dyshohet se në Zall Herr, në ambientet e shkollës, për shkak të detyrës, ka goditur me thikë, nëndrejtorin e shkollës dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë rendit. Nenet 237, 236/1 e 279 të Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, rreth orës 21:00, pranë urës në Institutit Bujqësor, në parkimin e autobusëve të një shoqërie ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht mjeti autobus i markës “Daf“ dhe është djegur pjesërisht autobusi i markës “Man. Nga veprimet rezultoi se, shkaku i zjarrit është aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
  3. Më datë 06.10.2014, rreth orës 22:00, në Kamzë, shtetasit I.N., vjeç 37, banues në Kamzë, i kanë vjedhur motorin tip “Dajang”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, rreth orës 04:04, në Valias Kamzë, shtetasit N.N., në banesë, katër persona të paidentifikuar e kanë rrahuar dhe i kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri të ndryshme. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 6

  1. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, në fshatin Dobresh, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor i shtetasit L.B., vjeç 40, ku kanë marrë artikuj ushqimor dhe kozmetik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Në vijim të informacionit datë 03.10.2014, që bën fjalë për vjedhjen e katër koshere bletësh shtetasit R.Sh., më datë 06.10.2014, u ndalua Arben Lami dhe punohet për kapjen e H.B. dhe R.S., vjeç 36, 25 e 34, banues në Pezë Helmës, në fshatin Karpen, Durrës e Marikaj, Vorë. Nenet 134 dhe 25 te Kodit Penal.
  3. Më datë 07.10.2013, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A., vjeç 30, banues  në Vorë, i dënuar më parë për plagosje, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, rreth orës 19:00, në Vorë, për motive të dobëta, ka kanosur dhe thyer me sende të forta xhamin e lokalit të shtetases M.C., vjeç 47, banuese në Vorë. Nenet 150 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Ç., vjeç 66,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në  rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin  tip  “Benz”, ka përplasur këmbësorin shtetasin S.M., vjeç 86, banues në Kavajë, i cili pasi pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.A., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në rrugën Vorë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin  tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është përplasur me mjetin kamionin tip ”Man“, me drejtues shtetasin K.M., kamionin tip ”Man“,me drejtues G.M. dhe me mjetin tip “Alfa Romeo“ me drejtues A.V.. Për pasojë janë dëmtuarit pasagjerët e mjetit tip “Alfa Romeo“, J.P. dhe B.P., vjeç 67 e 64, banues në Borsh Sarandë, të cilët pas mjekimit u larguan në banesë, si dhe  shtetasi M.A, i cili pasi morri ndihmën mjekësore, nuk është kthyer  në vendin e ngjarjes dhe ishte larguar nga banesë. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, rreth orës 14:30, në rrugën “Gjergj Legisi”, përballë Postës, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësoren shtetasen Xh.H., vjeç 64, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit u largua në banesë.  Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.T., vjeç 32, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën Vorë-Durrës, te “Floda”, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët shtetasit N.T. dhe B.B., vjeç 58 e 41, banues në Sukth Durrës e fshatin Dritas, Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.K., vjeç 24, banues në fshatin Begjunec, Peshkopi, deportuar nga Norvegjia, pasi dyshohet se më datë 25.07.2014, në PKK, Bllatë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.M., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 20.08.2014, me anë të mashtrimit, shtetasit S.T., vjeç 44, banues në Patok, Kurbin, i ka marrë 350 euro. Neni 143 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, shtetasi Sh.L., vjeç 60, banues në fshatin Xhafzotaj, kallëzon se, një person i pa identifikuar, për tu pajisur me pasaportë biometrike, ka aplikuar në emrin e djalit, i cili prej  vitesh ndodhet jashtë vendit. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardian Sulati, vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 12, shtetases M.G., vjeç 30, banuese në Durrës, në mjetit tip “Volsvagen”, i ka marrë çantën, 1 telefon dhe 4500 lekë, të cilat iu bllokuan me cilësinë e provës. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, u arrestua shtetasi Arben Karati, vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në lagjen nr. 3, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F.L., vjeç 75, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.G., vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 07:50, në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, në vijim te informacionit të datës 06.07.2014, u kryen veprimet procedurale lidhur me rastin e lokalit baste sportive dhe vijon puna  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 dhe 278/3 të Kodit Penal.
  5. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ramiz Ajazi, vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë kontrollit  në banesë, iu gjet dhe bllokua 1 pushkë model 56, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.
  6. Më datë 06.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të miturën K.K., vjeç 9, banuese në Durrës, pasi dyshohet se babai P.K., vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
  7. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.S., vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.S., vjeç 32. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Rr., vjeç 53,  banues në Hamallaj, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes N.Rr., vjeç 46, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Komisariati i Policisë Elbasan

  1. Më datë 06.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Eduart Ahmeti, vjeç 21, banues në fshatin Tregan, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, te “Kryqezimi i Dinamos”, është kapur pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa targë. Neni  291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Klajdi Haka dhe punohet për kapjen e shtetasit E.R., vjeç 14, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës  14:00, në  lagjen “28 Nëntori”,  në bashkëpunim, në banesën e shtetasit A.T., vjeç  31, kanë vjedhur një grup timoni. Neni 134/2 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Armand Oga, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, të “Shatervani”, është kapur pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh.

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Petref H., vjeç 56, banues në Gramsh, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes e djalit, B.H. e I.H., vjeç 55 e 21, me arsim 8 e 12  klasë. Neni 130/a / 4 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KORÇË

Seksioni për narkotikët

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasit Kastriot Capo e Avni Capo, vjeç 40 dhe 73  14.06.1941, banues në fshatin Gështenjas, pasi dyshohet se në fshatin Gështenjas, në banesë, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe bllokuan 28 kg e 130 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 automatik model 56, 2 krehra automatiku dhe 155 fishekë model 56. Nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P.K., vjeç 57, banues në fshatin Drithas, kryetar i komunës Drithas, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë, ka ngacmuar seksualisht shtetasen M.Sh., vjeç 37, banuese në Drithas, sanitare në shkollën  9 vjeçare, procedimi u bë pas kallëzimit të kësaj shtetaseje. Neni 108/a i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, shtetasi M.M., vjeç 21, banues në Korçë, kallëzon se, më datë 02.10.2014, i është larguar nga banesa, bashkëjetuesja M.M., vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Korçë.
  3. Në vijim të informacionit datë 03.10.2014, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases Xh.Ç., rreth orës 18:30, u gjet e dorëzua familjarëve e cila deklaroi se, ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë.
  4. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Koço Kondili, vjeç 59, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 22:00, në lagjen nr. 10, në gjendje të dehur,  duke drejtuar mjetin tip  “Benz”, me targë AA 390 AO, është përplasur me mjetin tip “Benz”, drejtuar nga shtetasi I.V., vjeç 23, banues në fshatin Pojan. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Koço Kondili, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291  të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT FIER

Komisariati i Policisë Fier

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.B., vjeç 36, banues në Fier, pasi dyshohet se  më datë 22.09.2014, rreth orës 13:00, në lagjen “Apollonia”, për motive të dobëta, ka fyer shtetasin L.Sh., vjeç 72. Neni 119 Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.T., vjeç 50, banues në Fier, pasi dyshohet se  më datë 26.09.2014, rreth orës 13:00, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobëta, ka fyer shtetasen K.P., vjeç 46. Neni 119 Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.H., vjeç 53, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se më datë 01.10.2014, në fshatin Kafaraj, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L.M., vjeç 34, banues në fshatin Peshtan i Madh. Neni  90 i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, u plotësuan kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetaset I.J. e D.M., vjeç 23 e 46, banuese në fshatin Zharrës, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra tjetrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
  5. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, në fshatin Seman, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases Dh.N., vjeç 41, banues në fshatin Afrim i Ri, emigrante në Greqi, ku kanë marë 1 lap-top 1 monitor dhe 450 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni  134 i Kodit Penal.
  6. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Ç., vjeç 51, banues në fshatin Lalar, pasi dyshohet se në fshatin Lalar, ka pushtuar tokën në pronësi të shtetasit Z.G., vjeç 53. Neni  200 i Kodit Penal.
  7. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.B., vjeç 22, banues në fshatin Portëz e Vogël, pasi dyshohet se më datë 06.10.2014, rreth orës 18:00, në fshatin Portëz e Vogël, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin Gj.A., vjeç 26. Neni  89 i Kodit Penal.
  8. 8. Më datë 06.10.2014, rreth orës 17.40, në urgjencën e spitalit Fier, ështe dërguar nga familjaret në gjendje të rendë shëndetësore shtetasja S.D., vjeç 22, banuese ne Fier, e cila ka pirë medikamente mbidozë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Lushnjë

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë i shtetasit Ndriçim Kurti, vjeç 43, banues në fshatin Çermë-Proshkë, pasi dyshohet se rreth orës 02:00, te rreth rrotullimi i Çermës, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa  targë. Neni  291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D.M. e G.Gj., vjeç 24 e 26, banues në fshatin Gjonas, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 14:30, në fshatin Gjonas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me mjete të mprehta vëllezërit shtetasit,  I.B. dhe E.B., vjeç 30 dhe 24, banues në fshatin Imësht. Nenet  89 dhe 25 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B., vjeç 24, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 29.08.2014, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, të rrethrrotullimi i Savrës, është kapur duke drejtuar motorin, tip “Honda”, me fuqi motorike 750 cc, ku mbas verifikimit të lejes së drejtimit të këtij shtetasi rezultoi se, kjo leje drejtimi nuk është e vlefshme për drejtimin e këtij mjeti. Neni  291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

  1. Më datë 06.10.2014, rreth orës 12:00, ne spitalin e Ballshit, është dërguar i vdekur shtetasi V.H., 49 vjeç, banues ne Ballsh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e vdekjes. Informacion paraprak.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT VLORË

Komisariati i Policisë Vlorë

  1. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, në fshatin Tragjas, është vjedhur banesa e shtetasit M.Xh., vjeç 69, ku i kanë marrë një portofol me 150 euro dhe 30.000 lekë. Punohet  për identifikimin dhe  kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014,  gjatë natës, në fshatin Radhimë, Orikum, është vjedhur banesa e pa banuar, pronë e shtetasit A.C., vjeç 74, banues në Vlorë, ku kanë marrë 2 bidonë plastik, mushama plastike, 2 krehër për vjelje ullinjsh, 2 kriko makine dhe disa vegla pune. Punohet  për identifikimin dhe  kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.I., vjeç 23, banues në Vlorë,  pasi dyshohet se në datë 04.10.2014, në lagjen “Janari”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin M.M., vjeç 74. Neni 89 i Kodit Penal.
  4. 4. Më datë  06.10.2014, filloi procedimi  penal në gjendje të lirë për shtetasin M.K., vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 04.10.2014, në lagjen “Lirim”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin B.A., vjeç 28. Neni 89 i Kodit Penal.
  5. 5. Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për vjedhjen e mbetur në tentativë të një sasie ullinjësh, të shtetasit F.Th., më datë 06.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Altin Toska, vjeç  24, banues në Vlorë. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
  6. 6. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.M., vjeç  53, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në aksin Vlorë-Skelë, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar fëmijën S.L., vjeç 4, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut  për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  7. 7. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.O., vjeç 54, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në datën 06.10.2014, rreth orës 19:50, në lagjen “28 Nëntori”, në lokalin e tij, iu gjetën një kompjuter, një printer, 4 televizorë, pesë aparatura dixhitale që shërbenin për organizimin e lotarive, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.
  8. 8. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.H., vjeç 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 19:50, në lagjen “Qeriba Derri”, në lokalin e tij, iu gjetën pajisje elektronike, që shërbenin për organizimin e lotarive, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

  1. Më datë 06.10.2014, rreth orës 10.00filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.C., vjeç, 64, banues në fshatin Dhrovjan, pasi dyshohet se në datë 05.10.2014, në fshatin Dhrovjan, shtetasit N.P., vjeç 80, i ka dëmtuar 4 koshere blete. Neni 150 i Kodit Penal.
  2. Më datë 07.10.2014, rreth orës 14:30, në fshatin Karahaxh, shtetasit Th.F., vjeç 79,  tre persona të panjohur, i kanë dhunuar banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.I., vjeç 45, banues në fshatin Aliko, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në banesë, ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes V.I., vjeç 42. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT VLORË

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.S., vjeç 19, banues në Fier, deportuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 04.10.2014, rreth orës 15:30, në P.K.K, Qafë Botë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.S., vjeç 51, banues në Patos, Fier, deportuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 04.10.2014, në Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
  3. Më datë 07.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nardi Shkalla, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se u kap duke udhëtuar me dokumente të gjendjes civile të falsifikuar. Neni 190/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR

Komisariati i Policisë Gjirokastër

  1. Më datë 06.10.2014, rreth orës 23.00,  në fshatin Shtëpëz i Ri, persona të maskuar duke ushtruar dhunë kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S., vjeç 64, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 celularë të autorëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.J., vjeç 59, banues në fshatin Kurtëz, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 17:40, në Kurtëz, shtetasit B.Gj., vjeç  70, i ka vjedhur 150 ml tel alumini, me vlerë 25.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.D., vjeç 20, banues në fshatin Kalivaç, pasi dyshohet se datë 05.10.2014, rreth orës 19:10, në Krahës, shtetasit H.A., vjeç 55, i ka vjedhur 2 keca, me vlerë 12.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.M., vjeç 59, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.Xh., vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  5. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A., vjeç 46, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  6. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.C., vjeç 59, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  7. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 49, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Th., vjeç 31, banues në Kutalli, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 23:00, në Kutalli, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin T.D., vjeç 50, banues në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT SHKODËR

Komisariati i Policisë Shkodër

  1. Më datë 06.10.2014, filloi preçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Rr.,  vjeç 38, banues në fshatin Pemtar, pasi dyshohet se në këtë fshat po ndërton një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, shtetësia S.B., vjeç 37, banuese në Shkodër, punonëjse në spitalin e shërbimit mendor, kallëzon se më datë 04.10.2014, është larguar nga spitali një paciente 21 vjeçare. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Shkodër.

Komisariati i Policisë Pukë

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.I., vjeç 27, banues në Pukë, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 22:00, ka kanosur nëpërmjet celularit, një 43 vjeçare, banuese në Pukë. Neni 275 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P.B., V.M., V.N. e F.M., vjeç 22, 21, 21 e 33, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi dyshohen se më datë 05.10.2014, në qytet, në banesën e tij, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta shtetasin I.Ll., vjeç 49, banues në Pukë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasit Vilson Selgjekaj, vjeç 24, me banim në fshatin Gradec, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në hyrje të qytetit Koplik, është kapur pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë BZ 200. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT LEZHË

Komisariati i Policisë Lezhë

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasi M.K., vjeç 49, banues në fshatin Tresh, pasi dyshohet se në Tresh, me vetëgjyqësi, shtetasit F.N., vjeç 51, i ka bllokuar tubacionin e shkarkimit të ujërave kulluse. Neni 277 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit A.P., vjeç  31, banues në Tresh, pasi dyshohet se ka kanosur, goditur e përndjekur shtetasen D.K., vjeç 27, banuese në Lezhë. Nenet 84, 121/a/2 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

  1. Më datë 05.10.2014, rreth orës 23.30, në fshatin Lester, në oborrin e banesës, është vetëvarur i mituri A.V., vjeç 17. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Kurbin. Neni 99 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.D., I.L., S.D. e M.N., vjeç 32, 53, 30 e 45, banues në Laç, pasi dyshohen se në ish uzinën e superfosfatit, u kapën duke shkatërruar disa kolona betoni për tu marrë hekurin. Neni 150 i Kodit Penal.
  3. Më datë 07.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.N., vjeç 37, banues në Malbardhë, pasi dyshohet se me datë 06.10.2014, rreth orës 17:30, në fshatin Malbardhë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.N., vjeç 27, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Nenet 130/a dhe 121/a të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBЁR

Komisariati i Policisë Mat

  1. Më datë 06.10.2014, rreth orës 17:50, është paraqitur në spitalin e Burrelit shtetasi S.P., vjeç 45, i cili është dëmtuar në dalje të minierës Klos, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

  1. Më datë 06.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Rafaelo Dardha, vjeç 35, banues në Berat, në vijim të informacionit, që bënë fjalë për vrasjen me thikë të mbetur në tentativë, në bashkëpunim, të shtetasit K.A.. Nenet 76, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

  1. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jashar Hatija, vjeç 29, banues në fshatin Tapi, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen “ 11 Janari”, Kuçovë, në banesën e shtetasit A.Xh., vjeç 46, ka vjedhur 30.000. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Toli, vjeç 23, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në hyrje të qytetit, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

  1. Më datë 06.10.2014, gjatë natës, në Çorovodë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases V.K., vjeç 50, ku kanë marrë 200.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS

Komisariati i Policisë Kukës

  1. Më datë 06.10.2014, shtetësia B.V., vjeç 61, banuese në Kukës, kallëzon se me kartën e saj, në bankomatin e një banke të nivelit të dytë i kanë tërhequr 68.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.T., vjeç 41, banues në fshatin Krenzë, pasi dyshohet se rreth orës  10:10, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Nenet 242 e 277 të Kodit Penal.
  3. Më datë 06.10.2014, rreth orës 04:30, persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë ndaj rojes së një subjekti, H.M., vjeç 52 dhe kanë marrë 8 koli me paketa “Malboro”e “LM”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.
  4. Më datë 06.10.2014, u plotësua kërkesë padia  për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K.Xh., vjeç 44, banuese në fshatin Cernalevë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.Xh., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
  5. Më datë 06.10.2014, në fshatin Kalimash, te “Përroi i Keqit”, nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave është dëmtuar lehtë  shtetasi M.J., vjeç 21, banues në Durrës, punonjës pranë një firme, drejtues eskavetori, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komisariati i Policisë Tropojë

  1. Më datë 06.10.2014, rreth orës 16:00, në fshatin  Qereq, nga pakujdesia ka rënë nga pema shtetasi N.G., vjeç 58, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Komisariati i Policisë Has

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.B., vjeç 42, banues në fshatin Golaj, pasi dyshohet se më datë 05.10.2014, rreth orës 20:15, ka bërë njoftim të rremë në Komisariat. Neni 272 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT KUKËS

  1. Më datë 06.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A., vjeç 36, banues në Kosovë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në PKK, Morinë, gjatë kontrollit të dokumenteve në mjetin tip ”Golf”, iu gjet një leje drejtimi mjeti i falsifikuar. Neni 186/1 i Kodit Penal.
  2. Më datë 06.10.2014, rreth orës 20:00, në P.K.K, Morinë, u deportua nga policia e Kosovës shtetasin në kërkim A.A., vjeç 36, banues në Tropojë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë me datë 30.09.2014, ka dërguar urdhër ndalimin e tij, për veprën penale, “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.

# # # # #

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *