Bukë me ujë të gazuar
Përbërësit:
2 filxhanë çaji miell
2 filxhanë çaji miell misri
1 filxhan çaji kos
½ filxhan çaji vaj
2 vezë
1 filxhan çaji ujë të gazuar
½ lugë sodë buke
Përgatitja:
Ajo është shumë e thjeshtë: Në një enë përzihen gjithë përbërësit e thatë dhe pastaj shtohet kosi, vezët, vaji dhe në fund, uji i gazuar. Hidhet në një tavë, që është lyer më parë me gjalpë dhe vihet në furrë, ku piqet për 40-45 minuta në 180 gradë celsius. Nëse doni, mund t’i shtoni bukës arra, lajthi, rrush, të thatë, etj.