Në Tropojë, më datë 07.10.2014 rreth orës 08.30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë u bë i mundur ekzekutimi i Urdhër – Ndalimit Nr 1963, datë 30.09.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tropojës, për shtetasin Alfred Alfredaj, 36 vjec, banues në qytetin Bajram Curri.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë së Tropojës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, pasi duke qënë në funksionin e drejtorit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme, në vitet 2012 – 2013, dyshohet se ka pajisur me diploma shtetas të cilët nuk kanë qënë nxënës të kësaj shkolle.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore të Tropojës për veprime të mëtejshme.