E ngrëna shërben thjesht për të shuar urinë? Jo, sepse marrëdhënia jonë me ushqimin varet nga mekanizma të fuqishëm, të pandërgjegjshëm. Ndjenjat tona, të këqija apo të mira, përcaktojnë sjelljen tonë ndaj ushqimit. Ka raste, kur ndjehemi të dëshpëruar, që na “mbyllet” stomaku dhe nuk duam të hamë, ose ka raste që ndjehemi në ankth dhe hamë për “të mbushur” boshllëkun që ndjejmë në stomak. Dera e frigoriferit nuk hapet vetëm për të vënë produktet që duhen ruajtur të freskëta; ajo na tregon edhe sekrete mbi karakterin tonë… Keni dëshirë t’i zbuloni ato? Po ju, si hani? Ushqimi për ju është burim kënaqësie apo detyrimi? Zbulojeni këtë, duke iu përgjigjur spontanisht 15 pyetjeve të mëposhtme…

 

1. Shkoni te disa miq për darkë:

a. Pretendoni se sapo keni ngrënë, për të mos ngrënë shumë.

b. Ju nuhasni me kënaqësi aromat që dalin nga kuzhina.

c. Jeni i/e uritur dhe pyesni se në ç‘orë do të hani.

d. U suleni aperitivëve.

 

2. Jeni duke gatuar në kuzhinë:

a. Ju ua mbushni plot pjatën të tjerëve dhe më pak, tuajën!

b. Përfitoni nga rasti për të krijuar një recetë të re

c. Kërkoni në frigorifer një kavanoz salce, për t’ua hedhur makaronave.

d. Hani pak nga të gjitha ato që po përgatisni

 

3. Jeni në restorant dhe kamarieri ju sjell një pjatë të mbushur plot:

a. Dekurajoheni dhe nuk mund ta mbaroni.

b. Kënaqeni!

c. I thoni vetes se kjo do t’ju ngopë për disa orë rresht

d. Mendoni që tani për ëmbëlsirën

 

4. Nga gatimet e vendeve të tjera, ju pëlqen më shumë ai:

a. Kinez

b. Bio

c. Teks-meks (teksan-meksikan)

d. Indian

 

5. Ju thoni se keni uri:

a. Rrallë

b. Në momentin e vaktit dhe nganjëherë, ndërmjet

c. Si të gjithë

d. Gjithë kohën

 

6. Pas një dreke të mirë, ju ngriheni nga tavolina:

a. Le të bëjmë atë që po bënim edhe para drekës.

b. Tani duhet të flesh pak, ose të marrësh ndonjë tretës

c. Jam i/e ngopur

d. Ndjehem i/ e rënduar

 

7. Kur jeni në punë, ju hani:

a. Një sallatë të lehtë

b. Një drekë të thjeshtë

c. Një hamburger

d. Një pjatë me biftek dhe patate të skuqura.

 

8. Të hash është:

a. Një detyrim

b. Një kënaqësi

c. Një nevojë fiziologjike

d. Një nevojë

 

9. Kur dilni nga dushi, konstatoni para pasqyrës se jeni rrumbullakosur vende-vende:

a. Nuk do të ha gjithë ditën!

b. Nuk e kam mendjen te kjo!

c. Duhet ta mbaj nën fre ushqimin!

d. Po ha një gjë të vogël, për t’u ngushëlluar

 

10. Kur ishit fëmijë, ju hanit më shumë:

a. Gjithçka, veç ëmbëlsirave

b. Fruta

c. Ëmbëlsira

d. Karamele

 

11. Sot, ju pëlqejnë më shumë:

a. Sidomos të kripurat

b. Të kripurat, të ëmblat, pikantet, gjithçka!

c. S’ka rëndësi

d. Sidomos, ëmbëlsirat

 

12. Miqtë tuaj, thonë për ju:

a. Ai/ajo s’ka oreks

b. Ju dini të zgjidhni ushqimet

c. Ju e gëlltisni ushqimin pa e përtypur.

d. Ju keni një oreks prej katallani

 

13. Një kuzhinë, duhet të ngjajë me:

a. Një ekspozitë

b. Supermarket

b. Një snack-bar

d. Shpellën e Ali-Babait

 

14. Ju vijnë prindërit e burrit për darkë. Ju:

a. I porosisni ushqimet. Vërtet janë të shtrenjta, por janë të mira.

b. Pyesni burrin se çfarë u pëlqen dhe e gatuani

c. Blini lazanja të ngrira

d. Shkoni në supermarket dhe e mbushni karrocën plot, që të mos ju mungojë asgjë.

 

15. Është e diel dhe bie shi. Ju mërziteni dhe shkoni në kuzhinë:

a. Vini re se furra është pis dhe vendosni ta pastroni

b. I thoni vetes se është mirë të bëni ndonjë ëmbëlsirë

c. Ngrohni filxhanin e kafesë në mikrovalë

d. Hapni frigoriferin dhe merrni kavanozin e Nutellës.

 

Rezultatet

Nëse keni më shumë a. Ju keni marrëdhënie të vështira me ushqimin

Duket se ju keni marrëdhënie të vështira me ushqimin. Ai ju ngjall shpesh dyshim, nganjëherë neveri dhe ju, mbani kundrejt ushqimit, një qëndrim kontrolli dhe distance. Ju keni nevojë të dini me saktësi se çfarë fusni në gojë dhe i përzgjidhni me rreptësi ushqimet tuaja, pasi futja e një trupi të huaj në organizëm nuk është gjë e natyrshme për ju. Gjithashtu, e ngrëna është një ritual që mezi e duroni. Ju, më mirë hani pak e shpesh, duke patur gjëra të ndryshme në pjatë, sesa një pjatë të madhe me pilaf dhe mish, që ju dekurajon menjëherë! Vetëm pamja e një sasie të madhe ushqimi mjafton që t’jua neverisë ushqimin dhe t’jua presë oreksin. Gjithashtu, preferoni të gatuani për të tjerët, duke i kënaqur ata. Kështu, duke u marrë me tenxhere dhe tiganë, evitoni përballjen e vështirë me pjatën tuaj.

 

Nëse keni më shumë b. Ju hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Për ju, ushqimi është një art që meriton kujdes më vete. Ushqimi përbën lëndën e parë dhe ju takon juve të punoni me të e të kompozoni një vepër kulinare oreksndjellëse! Ju jeni nga ata/o të cilëve u pëlqen të përshkojnë stendat e supërmarketit për të blerë produkte të freskëta, duke respektuar me skrupulozitet stinët. Ju i evitoni produktet e ngrira dhe, më mirë i përgatisni vetë gjërat, sesa përdorni konservat e supermarketit. Shqetësoheni për shëndetin tuaj, ashtu si për moralin dhe dëshironi një ushqim të shëndetshëm e të ekuilibruar. Nganjëherë bile nuk të falni për cilësinë e disa produkteve. Kur ktheheni në shtëpi, ju i kushtoni kohë përgatitjes së gjellëve të mira. Vakti pastaj është rasti për të zbuluar dhe shijuar rezultatin e përgatitjeve tuaja. Për më tepër, ju kujdeseni të hani qetësisht, pa stres dhe ankth. Kjo është një kohë e privilegjuar që i kushtoni vetes, por edhe të afërmve, sepse për ju, kënaqësia e vërtetë e të ushqyerit është kur ai ndahet me të tjerët. Nuk ka gjë më të trishtë sesa të hash vetëm, para televizorit! Edhe miqtë tuaj e dinë se te ju kënaqesh me të ngrënë! Juve ju pëlqen fuqia bashkuese e afruese e kuzhinës dhe një nga kënaqësitë tuaja më të mëdha është të përgatisni një drekë apo darkë të shkëlqyer.

 

Nëse keni më shumë c. Ushqimi është për ju një nevojë fiziologjike

Për ju, të hash është kryesisht një nevojë fiziologjike që duhet përmbushur. Ju hani kur keni uri dhe pikë! Në shumicën e kohës, veproni në mënyrë mekanike: Hani atë që keni, ose përgatisni gjellë me përbërësit që keni, sa më të thjeshta dhe efikase. Me siguri, nuk jeni ithtar/e e recetave të ndërlikuara dhe vakteve të larmishme, që përgatiten me orë të tëra. Ju bëni shpejt e shpejt diçka që kërkon pak vëmendje dhe e redukton kohën e pranisë suaj në kuzhinë. Në fakt, kënaqësia e të ngrënit nuk ju prek në mënyrë të veçantë. Sigurisht, ju e vlerësoni një ushqim të mirë, por pa ndjerë kënaqësinë e kuzhinierit (ushqim është, i shkreti!). Nganjëherë, bile, e konsideroni të ngrënit si humbje kohe. Ja pse ju shpesh porosisni jashtë, ose gjeni ndonjë zgjidhje tjetër të lehtë. Ndodh rrallë që ju të hani, i/e përqendruar në pjatën tuaj, pasi njëkohësisht, bëni diçka tjetër. Hani një hamburger në drekë para kompjuterit, ose një gjellë të gatshme para televizorit në darkë. Ju nuk doni t’i ktheni vaktet në një kohë që ia kushtoni shëndetit dhe ekuilibrit tuaj!

 

Nëse keni më shumë d. Ushqimi përmbush një nevojë afektive

Ushqimi duket se është për ju një burim i rëndësishëm kënaqësie, sepse qetëson tensionet e brendshme, dyshimet dhe ankthet tuaja. Ai ju ushqen jo vetëm fiziologjikisht, por edhe sentimentalisht. Ju i vlerësoni momentet e kaluara në tavolinë. Gjithë këto gjëra të mira afër jush ju joshin dhe ndjeni nevojën për t’i shijuar të gjitha, por nganjëherë keni frikë mos dukeni si llupës/e, sidomos kur hani në praninë e të tjerëve. Por lidhja juaj me ushqimin duket më shumë kur hani vetëm. Kur jeni vetëm, ju ndjeni nganjëherë një ndjesi boshllëku, të shoqëruar me frikëra ose ankthe. Atëhere, keni tendencë të hapni portën e frigoriferit (që për ju është si të trokisni në derën e një shoku/shoqeje) dhe ushqimi plotëson një mungesë dashurie… Megjithëse ngandonjëherë nuk keni uri, ju kap e ashtuquajtura e ngrënë kompulsive, një nevojë e parezistueshme për të ngrënë çfarëdolloj gjëje. Pasi mbushni stomakun ju ndjeheni “i/e mbushur”, pra, i qetësuar dhe më pak i vetmuar. Në fakt, ushqimi ka marrë në jetën tuaj prej të rrituri, rolin që kishte kukulla që shtrëngonit në gjoks kur ishit fëmijë…

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *