Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

9 gjëra që duhet të bëni për tiroiden

Nëse keni hipotiroidizëm (kur tiroidja nuk prodhon sa duhet hormone), ka shumë mundësi që doktori t’ju ketë dhënë ilaçin tiroksinë “thyroxine”, një hormon i sintetizuar (emrat e liaçeve janë Levoxyl dhe Synthroid), për të zëvendësuar hormonet që nuk i prodhon dot tiroidja juaj. Por, që këto ilaçe të funksionojnë, duhet t’i përdorni ashtu si duhet. Ja, se si…

1. Mos u dorëzoni
Nëse sapo keni filluar të merrni mjekimin e tiroides, lërini atij kohë të veprojë. Mund të kalojnë disa javë para se të ndjeni ndryshimin. Gjithashtu, bashkëpunoni ngjushtë me doktorin, për të gjetur dozën e duhur. Mund të kaloni nëpër një periudhë me gabime, derisa të gjeni atë që funksionon për ju.
2. Merreni tabletën çdo ditë
Që tiroksina të jetë efikase, është e rëndësishme ta marrësh çdo ditë, pa harruar asnjë ditë, edhe sikur të ndjeheni mirë. Nëse e ndërpret ilaçin, funksionet e trupit tuaj do të fillojnë të ngadalësohen dhe simptomat do të rikthehen.
3. Mos harroni ta pini me një lëng
Tiroksinën shoqërojeni gjithmonë me lëngje. Nëse tableta do të shkrihet në gojë apo fyt, ka mundësi që një pjesë e saj të mos thithet nga gjaku. Mund të përdorni çdo lloj lëngu, përveç qumështit të sojës. Soja mund të ulë thithjen e tiroksinës nga gjaku.
4. Pijeni në të njëjtën orë
Përpiquni të krijoni një zakon në pirjen e saj, pra, ta pini gjithmonë në të njëjtën orë, mundësisht në mëngjes, me stomakun bosh. Për t’ju ndihmuar ta kujtoni, shoqërojeni me një zakon tjetër, si për shembull, me larjen e dhëmbëve në mëngjes. Nëse harroni tabletën, merreni sapo ta kujtoni.
5. Mos i pini vitaminat në të njëjtën kohë
Nëse e keni zakon të pini edhe tableta me vitamina dhe kripëra minerale në të njëjtën kohë me ilaçet, hiqeni këtë zakon. Disa kripëra, si kalçiumi dhe hekuri, mund ta pengojnë trupin të thithë tiroksinën. Për të marrë vitaminat prisni të kalojnë katër orë pas marrjes së tiroksinës.
6. Kontrolloni recetën
Sigurohuni se po merrni ilaçin e duhur dhe në dozën e duhur.
7. Mos e përdorni tiroksinën për të rënë në peshë
Njerëzit që përdorin dozën e duhur të tiroksinës, nuk bien në peshë shpejt, por ilaçi mund ta lehtësojë rënien në peshë. Mos përdorni kurrë doza më të mëdha për të rënë në peshë. Marrja e një doze të madhe ilaçi, mund të shkaktojë efekte dytësore serioze, siç është dëmtimi i zemrës.
8. Merreni ilaçin edhe gjatë shtatzanisë
Nëse ngeleni shtatzënë, është e rëndësishme të vazhdoni ta merrni hormonin, pasi ai nuk do ta dëmtojë beben tuaj. Në fakt, ju mund të keni nevojë për doza më të larta gjatë shtatzanisë, për të plotësuar nevojat e trupit. Flisni me doktorin tuaj, për të gjetur nivelin e duhur.
9. Mos përdorni jodin
Jodi është një kripë minerale thelbësore për shëndetin e tiroides, por marrja e jodit me anë të pikave, ose përdorimi i ushqimeve që kanë shumë jod (për shembull, algat e detit), nuk do t’ju ndihmojë. Në fakt, marrja e një sasie të lartë jodi, mund ta përkeqësojë hipotiroidizmin. Ndiqni këshillat e mjekut, për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çuditë e kafshëve shtëpiake

Next Post

10 mendime gjatë seksit... (të gjithë i kemi patur, të paktën një herë!)

Advertisement