Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse s’po më bën mirë ilaçi?

– Përshëndetje Dr. Dashamiri! Unë jam një pacient që ndiqem rregullisht në Itali për sëmundjen e yndyrnave. Më thanë që i kam yndyrnat e këqia të larta dhe për këtë, kam tre vjet që marr mjekim një tip bari Cipofibrat 100 mg. Do të doja t’ju pyesja: A ka ndonjë rrisk që unë po e përdor gjatë këtë lloj bari dhe përse nuk kam patur ndonjë përmirësim të dukshëm të vlerave? Harrova t’ju them që unë jam diabetik dhe marr mjekim për këtë sëmundje. Pres me padurim përgjigjen tuaj.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar letërshkrues! Ju falënderoj pa masë për pyetjen tuaj tepër interesante e në të njëjtën kohë, të përshkruar shumë mirë. Që në fillim, doja t’ju sqaroja se çrregullimet e lipideve ose yndyrnave, janë përgjithësisht çrregullime që zgjasin në kohë. Në të shumtën e rasteve, janë të bashkëshoqëruara me sëmundje të tjera, por ka edhe raste jo të rralla kur këto vijnë si pasojë e pamjaftueshmerisë të geneve tona për të mbajtur nën kontroll metabolizmin e yndyrnave. Në rastin tuaj, është e kuptueshme që më shumë bëhet fjalë për çrregullime të lidhura me sëmundjen tjetër bashkëshoqëruese që ju referoni, që është sëmundja e diabetit. Duke u bazuar në sa më lart, më duhet të ndalem pak për të plotësuar më tej eksplorimin e këtij fenomeni. Ju sqaroj se jo çdo diabetik mund të ketë çrregullime të yndyrnave, por të gjithë diabetikët që nuk kanë arritur një ekuilibër të mirë të sheqerit në gjak nga mjekimi, në një formë apo në një tjetër, vuajnë nga çrregullimet yndyrore dhe kjo ka të bëjë me faktin se në momentin kur prishet metabolizmi i sheqernave, në të njëjtën kohë, organizmi, për efekt sëmundjeje, por ndonjëherë edhe për kompensim, vuan pasojat e çrregullimit të yndyrnave.

– Ndaj, në rastin tuaj, nuk jam i sigurtë nëse diabeti ka qenë vërtet i kontrolluar dhe i ndjekur mirë apo çrregullimin e yndyrnave e keni jo të lidhur me këtë sëmundje. Për sa kemi sqaruar më sipër, ia vlen të sqarohet edhe një fakt tjetër, i cili rrjedh nga një pjesë e pyetjes suaj dhe ka të bëjë me tipin e yndyrnave që ju është çrregulluar. Organizmi ynë ka disa tipe yndyrnash të cilët për qëllim shpjegimi, ne i ndajmë në yndyrna të mira dhe yndyrna të këqia. Në rastin konkret, te ju është e rritur një tip yndyre e cila ka të bëjë më shumë me mënyren e të ushqyerit sesa është realisht një problem i brendshëm i organizmit. Ndaj përpara se t’ju përgjigjem nëse duhet ta merrni më këtë lloj bari dhe a ju ka shkaktuar ndonjë dëm, më duhet edhe një herë të përsëris e t’i mëshoj faktit se pa stabilizuar mirë vlerat e sheqerit në gjak, pra, diabetin, pa mbajtur ashtu siç duhet regjimin dietik dhe pa kryer aktivitet fizik të nevojshëm, e keni thuajse të pamundur të shkëputeni nga bari që merrni për yndyrnat. Duke vazhduar më tej sqarimin, ju këshilloj shumë kujdes në aspektin e menaxhimit jetësor dhe medikamentoz të sëmundjeve tuaja, në mënyrë që këto yndyrna të larta që keni të mos bëhen në të ardhmen shkaqe për rëndimin e shëndetit tuaj dhe komplikimin me sëmundje më të rënda si infarkte të ndryshme, çrregullime të tjera të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje të mëlçisë, tëmthit dhe ndonjëherë pasoja dhe më të rënda si pankreatiti akut. Shpresoj të kem qenë sadopak i vlefshëm në këtë përgjigje, edhe pse me kaq pak rreshta nuk mund t’ju sqaroj me gjithçka që ju shqetëson. Ju duhet të kontaktoni sa më shpejt me një mjek specialist endokrinolog që mbulon si sëmundjen e diabetit, ashtu edhe çrregullimin e yndyrnave. Të shkuara!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka skaduar leja e qëndrimit. A mund të punoj në Itali?

Next Post

- A do ta toleronit të dashurën tuaj nëse e zini mat duke ju kontrolluar celularin? Si ju duket ky veprim? Armiri

Advertisement