Për të forcuar muskujt e perineut që lëshohen sidomos pas lindjes së një fëmije, në SHBA kanë shpikur aparatin “K-goal”, që, me gjithë emrin e tij sportiv pak teknik, është në fakt, një instrument i vogël për të forcuar muskujt e zonës intime. K-goal, prototipi i të cilit është lançuar nga firma e lodrave seksuale Minna Life, është pra një lodër ovale prej silikoni elastik (pjesa si pompë futet në vaginë), që bën të mundur forcimin e muskujve të zonës intime, duke e përdorur atë për të bërë ushtrimet e Kegelit. Për më tepër, siç e shpjegon edhe videoja prezantuese e produktit, aparati është i lidhur me një aplikacion iPhone, që numëron kontraktimet, ndjek përparimet sipas seancave dhe saktëson nëse janë duke u përdorur muskujt e duhur, duke luajtur rolin e një trajneri virtual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *