Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilat ushqime luftojnë kolesterolin?

– Përshëndetje redaksi! Kam lexuar shpesh në rubrikat tuaja artikuj për ushqimet që na bëjnë mirë. Unë jam nga ata tipa që dua që problemet shëndetësore t’i luftoj me ushqime e jo me ilaçe, ndaj dua të di sot se cilat  janë perimet apo frutat që na ndihmojnë të ulim kolesterolin dhe yndyrnat në gjak? Faleminderit. Ana

– Përshëndetje Ana. Jemi shumë dakord me ju; para se të shkojmë deri tek ilaçet, është mirë të dimë se cilat janë mënyrat e tjera që mund të përdorim për të parandaluar sëmundjet dhe për ta mbrojtur trupin tonë, ndaj pa humbur kohë, po ju japim informacionin që kërkoni.

Thjerrëzat – Përmbajnë fibra të cilat ulin kolesterolin, deri në largimin e tij nga trupi.  Fasulet po ashtu bëjnë pjesë në familjen e thjerrëzave, ndaj konsumojini ato, pasi ndikojnë në uljen kolesterolit dhe yndyrnave në gjak.

Advertisement

Bizelet – Kanë shumë proteina dhe janë të pasura në fibra e isoflavonoide, përbërës bimor i cili ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak

Arrat – Arrat kanë në përbërje të tyre një llojë substance e cila ndikon në përthithjen e kolesterolit. Duke u marrë në sasi të kufijzuara, janë shumë të mira për shëndetin. Të mira janë edhe bajamet e lajthitë.

Vaji i ullirit – Yndyrnat e pangopura që gjenden në vajin e ullirit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Mundohuni të përdorni dy lugë gjelle çdo ditë.

Dardhat – Pektina, një substancë që e gjejmë te dardhat, e nxjerr kolesterolin jashtë trupit para se të thithet prej tij. Fruta të tjera të pasura me pektinë janë mollët, bananet, portokallet dhe pjeshkët.  Edhe lëkura e dardhëve  është e pasur me fibra.

Çaji – Kërkuesit besojnë se antioksidantët që përmban çaji (jeshil dhe i zi) janë të lidhur drejtpërdrejt me uljen e kolesterolit.

Avokadot – Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të acidit oleik, yndyrë e pangopur e shëndetshme, që ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të dëmshëm. Avokadot janë gjithashtu të pasura me fibra dhe një përbërës bimor që mban nën kontroll kolesterolin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Si e komentoni pritjen e Papës? A nuk do të donit të ishim vërtet aq në harmoni sa dukemi në sy të botës? Apo jemi vërtet? Albina.

Next Post

Njoftime nga Italia

Advertisement