Një uebsit i takimeve jashtëmartesore ka shtruar pyetjen se çfarë i shtynte femrat të fillonin një aventurë dhe çfarë kërkonin tek i dashuri. Ja, cilat kanë qenë përgjigjet e tyre…

Para disa kohësh, supozohej se motivi kryesor ishin pakënaqësitë e ndryshme që ato ndjenin në shtrat, që i shtynin të kërkonin gjetkë… Megjithatë, për ta bërë sondazhin më të hollësishëm, siti i takimeve jashtëmartesore Gleeden, ka shtruar pyetjen se çfarë tiparesh karakteri dhe cilësish kërkonin gratë te të dashurit e mundshëm, që i bënin ata edhe më joshës në sytë e tyre. Zbulojmë se sensi i humorit, arma e joshjes masive që i ka dhënë provat e saj, arrin në krye të klasifikimit me 72% të votave, edhe para pamjes fizike (68%) dhe sjelljes së mirë (49%). Sigurisht, çdo grua ka kërkesat e saj, por janë të shumta ato që vlerësojnë të qeshurën në një lidhje. Mos duhet nxjerrë përfundimi se kjo i mungon partnerit aktual? Por i dashuri ideal nuk është thjesht një shakaxhi me pamje të bukur. Sipas pyetësorit, të cilit i janë përgjigjur më shumë se 2000 gra të martuara, ose në çift, ato kërkojnë tek i dashuri të shkëlqejë për dijet dhe njohuritë e tij. Kultura e përgjithshme është, pra, cilësia e katërt e kërkuar nga pjesëtaret femërore të sitit, gjë që provon se joshja u përgjigjet stimulimeve jo vetëm fizike, por edhe intelektuale. Gratë, pra, presin nga lidhja e tyre jashtëmartesore një shkëmbim të vërtetë dhe një pasurim intelektual, jo vetëm marrëdhënie seksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *