Tri vajzat…
Një grua kishte tri vajza. Kur më e madhja do të martohej dhe do të shkonte te burri, e ëma iu lut që t’i shkruante “dy fjalë” për jetën intime me të shoqin. Për të mos u marrë vesh nga të tjerët, le të shkruante vetëm firmën e ndonjë kompanie dhe ajo do ta kuptonte. Dhe ja, pas dy ditësh, i erdhi letra: Kishte vetëm një fjalë: “Neskafe…”
“Është e kënaqur sa s’ka ku të vejë më”, tha e ëma me vete, duke u gëzuar shumë për fatin e së bijës. Pas disa kohësh, u martua edhe vajza e dytë. Edhe ajo, siç e kishin lënë me fjalë, brenda javës i dërgoi një mesazh vetëm me dy fjalë: “Benson dhe Hedges”… Nëna e kuptoi se ishte fjala për një firmë cigaresh dhe filloi të kërkonte në gazeta reklamën e saj, për të nxjerrë kuptimin e mesazhit. Së shpejti, e gjeti domethënien: “Ekstra long, King size”… (Të gjata! Përmasa mbretërore). Edhe për fatin e vajzës së dytë u gëzua… Më në fund, erdhi dita që u martua edhe vajza e tretë. Ajo e njoftoi vetëm pas një muaji, po me dy fjalë: “British Airvvays”. Nëna kërkoi reklamën e e kësaj kompanie në gazetë dhe lexoi: “Kryejmë udhtime tri herë në ditë në të shtata ditët e javës dhe në të gjitha drejtimet”, thoshte reklama…
Nënës i ra të fikët…
Shenja e gruas
Një e sëmurë shkon në urgjencë. Gjithë pjesa poshtë syrit i ishte nxirë. Mjeku e pyet:
– Ç’është kjo hematomë kaq e madhe? Kush ju ka rrahur, zonjë?
– S’është hematomë…
– Atëhere?
– Është shenjë dashurie… E kam kujtim nga im shoq. Ma ka lënë dy minuta përpara se ta mbysja.
Buzëqeshja e Fatit
Një udhëtar, pasi kishte lexuar reklamën: “Në doni t”ju buzëqeshë Fati, ejani dhe blini vazhdimisht në dyqanin tonë”, shkon dhe i thotë pronarit:
– Lexova shpalljen. Është e vërtetë se po të blesh diçka në dyqanin, tuaj të buzëqesh fati?
– Shumë e vërtetë, zotëri, po, urdhëroni, ç’dëshironi të merrni?
– S’ka rëndësi, më jepni ç’të doni…
Tregtari ia mbushi klientit çantën plot me mallra që nuk para i shiteshin dhe i mori paratë.
– Мë thoni, ju lutem, kur mendohet se do të më buzëqeshë fati?
– Mundet edhe tani, po më mirë është pas një jave, kur të vini për të blerë përsëri…
Klienti shkoi i kënaqur, por gjithë javën nuk pati asnjë ndryshim në rutinën e jetës së tij, përkundrazi, pas nja dy ditësh, desh e shtypi makina… Shkoi përsëri në dyqan dhe e njoftoi të zotin e dyqanit se jo vetëm nuk i kishte buzëqeshur fati, por gati i kishte fluturuar koka… Pronari, pa u menduar fare, ia ktheu: “Mos u mërzitni, zotëri, kështu e ka jeta, po dëshirën tuaj ne mund t’jua plotësojmë në çast”. Shkoi te dera e kthinës dhe thërriti me ëmbëlsi prindërore:
– Fati, Fatmira, eja këtu, moj bijë, jepi një buzëqeshje këtij zotërisë se është hera e dytë që vjen në dyqanin tonë…
Borxhi
Bie zilja e telefonit. E merr receptorin e zonja e shtëpisë…
– Zotnia është aty?
– Jo, por çfarë t’i them?
– Jepi, të lutem 300 euro se ia mora borxh pardje. Unë do të vija vetë, por më doli një punë urgjente…