1. Pica klasike
Për brumin:
Miell i cilësisë së lartë, 200 gramë
Miell i bluar trashë, 200 gramë
Maja e thatë, 5 gramë
Vaj ulliri, 3 lugë gjelle
Kripë dhe sheqer, sipas dëshirës
Për mbushjen:
Domate, 500 gramë
Djathë parmixhano, 50 gramë
Djathë mocarela, 150 gramë
Borzilok, 1 tufë
Hudhra, 3 thelpinj
Sheqer, kripë, piper, rigon, sipas dëshirës.
Përgatitja:
Sit miellin, shton majanë, kripën, sheqerin dhe i përzien mirë. Hedh 170 ml ujë të ngrohtë (pasi e keni valuar) dhe shton tri lugë gjelle vaj ulliri. E përzien brumin mirë dhe e lë të vijë për 45 minuta. Me të ardhur brumi, shtrin me dorë petët si pite.
250 gramë domate i përvëlojmë në ujë të valuar. I lëmë pesë minuta dhe pastaj ua pastrojmë cipën në ujë të ftohtë. “Tulin” e domateve e presim në kubikë të vegjël, e hedhim në tigan, shtojmë hudhrat e shtypura dhe e lëmë të marrë dy valë sa të trashet e të homogjenizohet. Shtojmë sheqerin, kripën dhe piperin. Me këtë pestil, lyejmë petën-pite. I grijmë përsipër mocarelën dhe e spërkatim me rigon e borzilok. Pastaj i presim domatet e mbetura në rrotka dhe i vëmë përsipër brumit. U hedhim parmixhano të grirë. E futim në furrë të nxehtë 200 gradë dhe e lëmë të piqet 25 minuta.
2. Një variant tjetër vetëm për brumin:
Përbërësit:
Qumësht, 1 gotë
Maja, 50 gramë
Vezë, 1 kokërr
Vaj ulliri, 3 lugë gjelle
Kripë, 1 lugë çaji
Sheqer, 1 ½ lugë gjelle
Miell, 3-3 ½ gota
Pasi e zë brumin, e vë në frigorifer për 1 orë. Pastaj mund t’i hedhësh çdo harxhë që dëshiron.
3. Picë e “përzier”
Për brumin:
Miell, 16 gramë,
Maja e thatë, 15 gramë,
Sheqer e kripë, nga një majë luge
Vaj ulliri, 1 lugë gjelle
Ujë i ngrohtë, 100 ml
E zëmë brumin dhe e lëmë 30 minuta në një vend të ngrohtë. E vendosim brumin (petën-pite) në një tavë të lyer me yndyrë dhe i hedhim përsipër gjellën e djathin e grirë. Si harxhë mund të përdorim mish të zier, sallam, qepë, kërpudha, domate etj. E pjekim në një nxehtësi prej 200 gradësh për 15-20 minuta.
4. Pica “Enigma”
Për brumin:
Ujë, 1 gotë,
Maja, 15 gramë (ose gjysëm pako maja e thatë),
Sheqer, 1 lugë gjelle,
Vaj, 1 lugë gjelle,
Vezë, 1 kokërr,
Miell, 2 gota uji,
Pak kripë.
Për mbushjen:
Qepë, tranguj turshi, sallam, mish i zier, proshutë, vezë e zier, grihen të gjitha hollë. Si salcë rrihet një vezë me tre lugë majonezë e një lugë vaj ulliri. Brumi nuk zihet edhe aq i fortë, në mënyrë që të vijë. Lyhet peta me keçap dhe i hidhet djathë i bollshëm. Piqet në 200 gradë, për 20 minuta.