Popujt aziatikë kanë një shumëlllojshmëri të madhe gjellësh dhe pijesh që mahnitin tërë botën.
1. “Vera e gjarprit”…
Kështu quhet aperitivi, pija vjetnameze, që ka marrë emrin e gjarprit, perbërësit së tij kryesor që tretet në alkool orizi”… Ajo, si të thuash, është krenaria e kulinarisë së atij vendi.
Si përgatitet “vera e gjarprit”? Gjarpëri i zakonshëm, i helmatisur, futet tërësisht në një shishe së bashku me ca rrënjë barishtesh të atyre viseve, si dhe zogj të vegjël korbash. Pija është shumë e fortë prandaj fillimisht përdoret në doza shumë të vogla, nga një majë luge çaji…
2. Testikule patash.
Kjo gjellë është karakteriatike për kulinarinë filipinase… Ajo nuk eshtë gjë tjetër veçse embrion i vezës në proces të pambaruar, i cili qëndron më se dy javë jashtë dhe quhet produkt i gatshëm vetëm kur i dalin sqepi dhe koockat e buta të kembëve. Jo rrallë shijen ua shtojnë me lengun e tyre, me domate dhe spec djegës të kuq…
3.Brinjë minjsh.
Gjellë e përhapur shumë në Tajlandë dhe Kinë. Lëndë e parë nuk është çdo lloj miu, por vetëm ata që rriten në arrat e orizit… Tani në Tajlandë ka fshatra që merren vetëm me rritjen e minjve dhe fshatarët merren vetëm me kapjen e tyre. Preferohen sidomos brinjët e tyre të pjekura në zgarrë, por ata përgatiten edhe te zier, apo të pjekur në furrë. Një pjatë brinjë minjsh shitet më shtrenjtë se sa mishi i viçit, gjarprit, apo i derrit. Brinjët e minjve shoqërohen sidomos me perime dhe fruta të freskëta ekzotike.
4. Merimanga të skuqura
Një nga gjellët ekzotike të Kamboxhias, e cila në gjuhën kmere quhet “aping”. Merimangat e mëdha tropikale vihen në hunj dhe shiten rrugëve mbi zgarrë ose te skuqura me vaj të bollshëm. Atyre u hidhen përsipër kripë dhe hudhra të shtypura. Eshte kuriozitet i madh të shikosh vendasit duke i ngrënë: Në fillim hanë këmbët, të cilat edhe kërcasin pakëz nëpër dhëmbë, pastaj plëndsin “e madh” që e kanë mbushur parapraksh me mish të piperosur. Evropianët që arrijnë të mësohen me gjellë të tilla ekzotike kanë vendosur një rend tjetër: Në fillim hanë këmbët që u ngjajnë patateve te skuqura, pastaj mishin dhe kokën e merimangave, që u ngjan patateve të squkura. Thonë se merimangat kamboxhiane janë të pasura me proteina, nuk kanë fare dhjamë dhe përdoren për të shëruar dhimbjet e ndryshme reumatizmale dhe artritet.
Advertisement