Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mesazhe, dedikime…

Nostalgji…
Eci nëpër rrugët plot me pemë, eci shoh, njerëz dhe i përshëndes. Eci e kokën nga e kaluara e kthej, eci, dua pak qetësi, po qetësinë me asnjë vend nuk e gjej. Eci mes kujtimeve që çdo çast më torturojnë, eci mes iluzioneve të mia që ëndrra dot si bëj. Eci me kokën nga pas, pse po më mungon kaq shumë i dashur, përse për ty ndjej veç mall. Eci mes bregut të detit, shoh dallgët sesi lëkunden. Ashtu si zemra ime të të harrojë nuk mundet. Eci dhe emrin tënd pëshpëris, a do të kthehesh një ditë? Veç Zoti e di. Eci e vetme nëpër rrugët që s’kanë rrugëdalje, eci në mëshirë të fatit dhe me realitetin përplasem. Është e rëndë, këtë e di, por tani e pranoj që e kam humbur dashurinë. E.
Kam menduar për jeten time pa ty. Kam njohur friken shumë herë. Në ato momente, mendja ime është zhytur në një errësirë të paprovuar, që nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar për ditën dhe natën, që gjithmone ndjekin njëra-tjetrën, por asnjëherë nuk takohen. Sa shumë ngjan me ne! Kam menduar për hënën dhe diellin që nuk takohen kurrë dhe e shfaqin dashurinë e tyre vetëm në një eklips. Pastaj e mbajta frymën dhe gjeja e pare qe mendova ishte se “Të Dua”. Në 5 shkronja të thashë gjënë më te madhe ne bote! Do të doja të të tregoja per ditet e mia pa dashuri. Do të doja të të tregoja per vetmine time, dhe dëshpërimin tim. Do doja te tregoja për oret boshe te kaluara në krevatin tim me shikimin te fiksuar ne tavan, fiksuar në keto mure bosh pa histori. Fiksoj këto mure dhe me duket sikur jam e mbyllur në një kub ku mendja ime udhëton për te ti. Do doja te me degjoje tek flas keshtu, do doja te me kuptoje ndërsa mendimet e mija si te cmenduar marrin vetem nje drejtim për tek ti! Marsela.
Po pastaj me kujtohet ajo nate, ate dhome, ate shtrat. Mbaj mend cdo detaj te atij vendi ku kemi qen aq here. Mos me pyet perse. Do te thoja nje genjeshter, ose me mire do tentoja, por nuk do arrija. Mbaj mend gjithcka. Por do doja te ndodhte perseri gjithcka, si dje, dhe sot, dhe neser dhe gjithmone. Me mungon duhet ta them. E perseris cdo nate, dhe nuk do lodhem duke ta then. U be muaj qe vazhdoj keshtu. Por une do te dua gjithmone. Dashuri perfekte apo jo qofte kjo imja. Ti je pjese e imja, dhe kudo qofsh jam aty me ty,duke te then “te dua”E mban mend zemra ime heren e pare? Ishe drite ne ate dhome pa drite. Kujtoj zerin tend, zeri me i embel qe dhe nata e kishte zili ndaj qetesia kaploi gjithcka. Dy syte e tu te zinj qe shkelqenin duke me veshtruar me butesi dhe me perkedhelen kur u takuan me syte e mi. Floket e erret qe perkedhelen fytyren dhe kur koka jote ngadale u mbeshtet ne supin tim ne pritje te nje pergjigje pa fjale!

Dedikime miqësore
Sa herë shkoj në Korçë nuk mund të rri pa takuar dy miqtë e mi të dashur, Joanin e Violen. Ata të dy janë motër e vëlla dhe ruajnë gati të njëjtin karakter në shpirt. Janë kaq të dashur, miqësorë dhe plot finesë. Bota e tyre e brendshme shpirtërore i ka mrekulluar të gjithë ata që i njohin nga afër, i duan si shokë e vëllezër aq të mirë, i respektojnë me dashuri. Viola një vajzë çapkëne, e thjeshtë dhe impulsive në komunikim e çdo aspekt të të jetës të jep një ndjesi për ta admiruar si një lule me erë. Ka marrë shumë nga përformanca pozitive e nënës Anila. Joani me emrin e shentjë ruan të gjitha tiparet e një adoleshenti të dashur, zgjuar, plot mirësi. Joani është një shok i mirë, muzikant po aq i mirë e qytetar i nderuar. Thjeshtësia e karakterit të tij është e lidhur ngushtë me natyren e tij njerëzore, dashurinë e tij për jetën, pasionin e vyer për artin e familjen. Ata janë dy, por respekti për ta mbetet përherë i njëjtë. Viola e Johan Hoxha ruajnë cilësitë më të mira të jetës, ja, përse unë i përshëndes me dashuri vëllazërore e miku të mirë. Ju priftë gjithnjë e mbara. Alban Arapi.
Ai është një nga qytetarët më të nderuar të zonës Devollit, titullar i përgjegjshëm shok e mik i mirë për të gjithë. Respekti i emrit të mirë që mbart Valter Miza është e lidhur ngushtë me punën, përpjekjet e përkushtimin e palodhur në të gjitha detyrat e rëndësishme që i janë ngarkuar. Puna e tij flet më shumë se këto dy rreshta të mia. Ajo është një pasqyrë e vërtetë e integritetit të vyer njerëzor i aspiratës më të dashur të njeriut të lirë e ardhmërisë tonë. Sepse njerëz me vlera të vyera si Vali janë të rrallë. Të rrallë ndoshta në numër e të mëdhenj nga aksesi profesional i përkushtimit. Sepse portreti moral, fizik e shoqëror i të parit të Bashkisë në Bilisht mbart vetëm dashuri, respekt e mirënjohje. Mirënjohje që ia jep përformanca e shkëlqyer në detyrë, në komunikim të ngrohtë me qytetarin e njeherësh edhe me familjen e mrekullueshme. Një faleminderit nuk do mjaftonte për Valin e njëherësh edhe suksese! Alban Arapi.

Për ty…
Floket e tu ishin te bute, me te lehte se vetë ajri, ndoshta me te lehte se çdo lloj materiali. Me veshtrove perseri. Nuk mund ta besoja, buzet e tua te buta dukej se emocionoheshin duke me dhuruar ate buzeqeshjen prej femije. Nuk mundem te harroj perqafimin e ngrohte, dhe aq delikat kur me pushtove ne krahe si te isha nje e pambrojtur. Kushtuar dashurisë time të pafund Visit. O.
Do doja të më zinte gjumi ne krahet e tu, të zgjohesha duke patur ty prane, te shikoja tek flije si nje femije, do doja mos te zgjoja asnjehere, te rrija ashtu te mbaja frymen qe ti te fleje qetesisht, por nuk mund te rezistoja tundimit per te puthur, tundimit te ndjerit te aromes te lekures tende aq ndjellse. Te shikoja tek zgjohesh i pergjumur si nje femije i perkedhelur, dhe te shtrengoj ne krahet e mi. Cfare dhimbje te ndaheshe nga ty. Cfare dhimbje në zemer kur te thoja mirupafshim dhe largohesha por zemren dhe mendjen e leja te bente shoqeri. Ne kohen tone aq te shkurter, ne zemren time kujtimet kane mbetur te gdhendura fort dhe as koha dhe asgje nuk do arrijë ti fshijë. Edhe pse tani jam vetem, vetem nuk jam, sepse kam dashurine per ty qe me mban te mberthyer aq ëmbëlsisht. L. & T.

Advertisement

Të adhuroj pafundësisht…
Po bie shi dhe pikat e shiut rrëshqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi. Është vjeshte, por mua me duket sikur dimri ka pushtuar. Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate, përsëri të quaj timin, je gjithçka për mua. Lona.
Më pëlqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te besoj se trupat tane sa here qe behen nje harrohen ne kohe dhe hapsire ku as mendimi me i lig nuk mund ti ndaj. Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se të le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri. Aida.
I mbyll sytë dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj të le te lire mendjen, provoj por janë mendimet qe s’me lë. Atëhere provoj të lë të lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne dhe ne çast kuptoj se kerkojne të të arrijne ty. Unë do të të dua dhe atehere kur nuk ke per ta besuar, do jem mes jastëkut tend dhe qafes tende naten, do kercej me endrrat e tua, do te flas si hena u flet yjeve, do te puth si era puth valet e detit, por sdo arrish te me shohesh. Ndoshta kurrë sdo ta maresh vesh se sa shume zemra ime enderron. Një ëndërr qe është vetem nje enderr e gjate pa fund. Te jetosh nje realitet te kerkuar, te besuar, imagjinuar, qe gjithmon ke shpresuar. Po i shpresuar sepse per nje here te vetme ka besuar ate qe nuk donte ta besonte. Une e di qe ti egziston dhe pse jo fizikisht, une te ndjej ne ajer, e di qe egziston, sepse je në endrrat e mija, e di qe je sepse nje yll shkelqen me shume se te tjeret dhe ai je ti. Kur fryn era, e di qe je, frymemarrja jote me përkëdhel fytyren, e di qe je sepse degjoj zerin tend te kumboje brenda meje. Dhe të humba dhe te gjeta dhe ike dhe te desha, dhe te putha dhe te ndjeva. Cdo mendim qe me vjen me dergon tek ti, ne jetoj apo vdes per mua eshte njesoj, ne jetoj apo vdes prap dhe shpirti tek ti do me dërgojë. L. & B.
Në qoftë se dëgjon se kam vdekur, dije që kam vdekur nga malli për ty, në qoftë se dëgjon se nga veshet nuk dëgjoj më, dije ishte ngaqë nuk doja të dëgjoja një emër tjetër përveç tëndit. Në qoftë se nga sytë dëgjon se jam verbuar, ishte sepse nuk doja të shikoja tjetër përveç teje. Në qoftë se dëgjon se fund i dhashë jetës, dije që nuk jetoja dot pa ty. Deri mbrëmë ti pushoje në krahët e mi, me sy të ëmbël më shikoje, e ndërsa qeshje si fëmijë, zemrën time robëroje. Se vetëm mbrëmë më the të dua mijëra herë tek më puthje plot pasion, tek buzëqeshje një pranverë, ish krijuar si mirazh a iluzion. Vetëm sot zemra ime u dogj si dylli, lotët në faqe nuk kanë të ndaluar, Zoti dyert përse mi mbylli, pyes veten dhe nuk gjej paqe. Deri sot se ndoshta nesër ose një ditë atje me ty do të jem edhe unë, bardh e zi a terr a dritë, nuk prish punë, di që të dua shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Urime, përshëndetje...

Advertisement