Çdo njeri që ka një agjendë  duket sikur ka hequr një barrë të rëndë nga vetja dhe sikur e ka më të organizuar ditën. Këtë zgjedh të bëj dhe Zana Sina. Ajo mirëmendon gjithçka e më shumë se sa një agjendë e thjeshtë, e saja duket si një ditar, në të cilin nuk mungojnë dhe objektivat që pret të realizojë. Nga përditshmëria deri te e nesërmja e ndritshme që e pret, te Sina vlon një dëshirë e jashtëzakonshme për ta bërë realitetin magjik, ashtu sikurse ajo ka ëndërruar prej kohësh. Një energji e pashtershme, që gjenezën e ka nga i ati dhe që mesa duket do të vijojë në breza të tërë. E meqë jeni në prag të zgjedhjeve, Zana pohon se qytetarët kanë një alternativë mjaft të mirë për zgjedhje, Partinë Socialiste, për të cilën Sina ka bindje se do të sjellë ndryshimin.

– Që të të nisë java mbarë, duhet…

Të ngrihem patjeter përpara orës 5 e të bëj një ecje të shpejtë rreth një orë e gjysëm e cila mbyllet me një kafe që e marr me vete rrugës. Është dita më e vrullshme ku zakonisht përcaktoj axhendën e gjithë javës në vazhdim, nëse nuk ka aktivitete të përcaktuara më parë.

Mundohem ti lë në dipozicionë pak kohë të gjithë aktiviteteve që duhen ndjekur gjatë javës, duke filluar me parashkrimin e projekteve paradite, aktiviteteve kulturore direkt pas mesditës e zakonisht pas orës 3 përqendrohem totalisht në jetën politike, në të cilën ka vite që përfshihem.

– Dita e martë është cilësuar edhe si ditë tersi. A është për ty kështu?

-Ditën e martë e quaj ditën e peshkut, pasi më duhet të rrëshqas ashtu si peshku në ujë që orët të mos me duken të vogla e të mund të mbyll të gjitha detyrat me sukses para orës 13:00, marr një orë pushim si pak supersticioze, e mundohem të mbaj pozitivitetin e gjithë ditës së mbetur deri sa vjen ora për të pushuar.

-Nga se ka frikë Zana?

-Nuk do e quaja frikë, më tepër ndrojtje.. ndrojte nga gjykimimi I mamit. Ajo bën shumë pak gabime, ka qenë e është gjithmonë natyrë e ëmbël dhe e dashur, sakrifikon shumë për të tjerët, moderne ne disa aspekte e shumë tradicionale në disa të tjera…po akoma sot, që kur bëj diçka mendoj në fillim si do e marrë!

– Çfarë ka në planet e tua për të mërkurën e kësaj jave Zana si koordinatore?

-Këtë të mërkurë në bashkëpunim me shoqaten “ODA”  fillojmë implementimin e një projekti i cili kontribuon në dixhitalizimin e mediave lokale në vendin tone. Un merrem me koordinimin e projektit si përgjegjëse e politikave që duhen ndjekur në aspektin menaxhues në pikpamjen ekonomike, logistike e juridike të saj.

-Po një e mërkurë jashtë të zakonshmes si do ishte?

-Jashtë të zakonshmes? Do ishte bukur pasdite të mund të takoja mikeshat e ngushta, ndonjëherë e bëjmë kur mundemi,  shpesh flas  me miqtë në Itali, më mungojnë, po edhe të kaloja pak kohë me mbesat e mia në një nga qendrat e Tiranës, e më pas të pikturonim në një tablo, një ylber me 3 duar.

-Për Zanën është më bukur të jetosh në Itali apo në Shqipëri?

-Ndoshta jeta studentore është më e bukur atje, po Italia është e bukur, është si vendlindje e dytë për mua, po absolutisht un kam qenë gjithmonë bindur të kthehesha në Tiranê. E dua shumë vendin tim, kur jam larg mê duket sikur më mungon një pjesë e trupit.

-Ditën e enjte  kafen e mëngjesit zgjedh ta pish në shtëpi apo jashtë?

-Zakonisht kafja e mëngjesit është e rezervuar për miqtë apo bashkëpuntorët, por në mënyrë të veçantë, ditën e enjte telefonata e parë fillon kështu: Babi keni dalë ju? Do e pimë një kafe te Juna? Si çdo vajzë kam një lidhje speciale me tim atë, e se mohoj shumë shpesh ma mbush zemrën me krenari stili i jetës dhe përkushtimi i tij ndaj vendit, profesionit e familjes sonë.

-Si eshte të jesh vajza e Bilal Sinës, si baba, si pilot?

-Kur isha fëmijë ishte shumë bukur.. pastaj kur fillova të kuptoj u bë përgjegjësi e bukur.

Si baba shpesh i rrepte por edhe shume tolerant. Kontradiktor ne thelb por me një mirësi që karakterizon të gjithë pilotët, kush i njeh e di çfarë ndërgjegje e profesionalitet të lartë kanë edhe për vetë natyrën e detyrës që kryejnë. Shpesh mendoj që ajo shprehja e Kenedit: “mos pyet çfarë vendi yt mund të bëjë për ty, por pyet çfarë ti mund të bësh për vendin tënd”- ju përputhet plotësisht, e jo vetëm atyre por gjithë atij brezi që aq shumë sakrifikoi për ndërtimimin e këtij vendi e shpesh nuk morrën meritat që ju takonin.

 -E premtja?

Në fakt këto kohë ditët pak diferencë përbëjnë për mua, për faktin se duke qenë pjesë e kandidimit në përzgjedhjen e platformës “Deputetit që duam” kam shumë pak kohë të lirë.

-A Nuk ju duken pak si platforma reklame këto të Partisë Socialiste, si “Fresh voice” apo “Deputeti që duam”?

-Së pari, nuk mendoj aspak që Partia Socialiste ka nevojë për spote publicitare, pasi është partia me antarësimin më të madhë në vend,   Së dyti, nuk mendoj aspak që Partia Socialiste ka frikë nga njerëzit e aftë të cilët vetëm i rritin asaj prestigjin, E së treti, besoj se është e vetmja parti me mendësi të hapur e cila në vetë konceptimin e saj si rilindje ka në thelb rinovimin  e saj të përhershem.

Këto janë tre arsyet të cilat më bëjnë të besoj në seriozitetin e platformave në fjalë.

– Një e shtunë energjike do të ishte…

-Nëse do te mund ti futesha pastrimit të shtëpisë me themel, por në fakt mundohem ti mbaroj herët në mëngjes e mezi pres të kaloj 2-3 orë në drekë me mikeshat e mia, pasi në darkë është e pamundur të dalim për shkak të pandemisë, ndërsa pjesa tjetër e ditës është e zënë me punë.

-Cilat janë dëshirat e Zanës?

-Përveç  faktit që dua të ndryshoj botën? Fëmijë kisha dëshirë të mësoja çdo gjë.. arte, sporte, shkenca, gjuhë të huaja.. lexoja shumë libra e rregjistrohesha në çdo kurs të mundshëm, deri dhe në kurs për radiomars kam qenë😁.. pastaj kuptova që kudo shkoja e çfarë do aë të bëja, në çdo situatë merrja gjithmonë anën e më të dobtit në çdo lojë apo shfaqje, më bën të lumtur gëzimi i njerzve e më shqetëson pamundësia e tyre.

–  Një e dielë e zakonshme për ty është një e dielë “parazite” pa bërë asgjë apo mbaron punët që ke lënë përgjysëm gjatë javës?

-Mundohem të pushoj pak të dielën në mëngjes nëse familja nuk me thërret për të shkuar diku, i dedikohem pak pasioneve e me shumë mundesi shkojmë për drekë në shtëpinë e prindërve. Unë e quaj dita-familje, e mund të them që është dita më e lumtur për mua pasi mblidhemi të gjithë, im vëlla thotë vazhdimisht që ai gatuan më mire.. e dita më fluturon sikur të ishte një orë. Vetëm vonë filloj të pregatitem për të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *