Eni Çobani është vlerësuar me çmimin “Qytetare nderi në Libohovë”. Kohët e fundit, Eni ka qenë e angazhuar përveçse në institucione, edhe në televizion, me rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, një program mjaft i shikuar nga mbarë audienca shqiptare. Në rolin e avokates, gruaja me sjelljen dhe paraqitjen fisnike në ekran, ka bërë të mundur që të zgjidhen çështje të ndryshme familjare duke mos arritur në ekstremitete. Dhe, si një vajzë Libohove, ja si shprehet Eni për çmimin e marrë: “Libohova është një mrekulli dhe vetëm ata që janë bijtë e asaj zone e dinë mirë këtë. Njëra prej tyre jam edhe unë, që ndihem në çdo moment krenare për origjinën time”. Tashmë, Libohova krenohet me emrin e Enit, kësaj gruaje tek e cila janë ndërthurur bukuria dhe aftësia në fushën që përfaqëson.
Advertisement