Vlerat shëruese të mollës janë njohur që në kohët më të lashta. Në mjekësinë popullore, mollët janë përdorur për shërimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Ato kanë rezultate shumë të mira kundër infektimit të zorrëve, sëmundjes së veshkave, pas shtimit në peshë, tensionit të lartë arterial, anemisë, diabetit, etj. Fitoncidet e mollës janë mjaft aktive për shërimin e dizanterisë, të gripit, etj.

 

1. Molla, ilaç kundër sëmundjeve të grykës…

Marrim mollë dhe qepë, në sasi të barabarta. I grijmë së bashku, i përziejmë me mjaltë dhe përdorim nga dy-tri lugë çaji, dy-tre herë në ditë.

2. Molla, ilaç kundër kollës dhe ngjirjes së zërit

Marrim tre kokrra mollë. I lajmë dhe pa i qëruar, i presim në copa të holla. I hedhim të ziejnë për 35 minuta në 1 litër ujë. Lëngun e tyre e pimë të ngrohtë nga dy-tre filxhanë çaji në ditë.

3. Molla, ilaç kundër laringitit

15 gjethe molle i përvëlojmë në 200 ml ujë të nxehtë dhe i hedhim në termus që të lëshojnë substancat shëruese për 3-4 orë, pastaj i kullojmë. Me këtë solucion bëjmë gargarë disa herë në ditë.

4. Molla, ilaç për shërimin e sëmundjeve të traktit tretës

a) Në rastet e gastritit: Marrim dy kokrra mollë jeshile. I qërojmë dhe u heqim farat. I grijmë ato në një rende sa më të imët dhe i hamë, mundësisht në mëngjes herët. Para dhe pas ngrënies së mollëve nuk duhet të hamë dhe të pimë asgjë tjetër për 4-5 orë rresht. Kjo kurë duhet vazhduar në këtë mënyrë: Muajin e parë, çdo ditë. Muajin e dytë, 2-3 herë në javë dhe muajin e tretë, një herë në javë. Kujdes. Natën nuk duhet ngrënë kurrë mollë e grirë në rende.

b) Për shërimin e katarit të stomakut

Marrim një lugë çaji me lule të thata molle dhe i hedhim në një gotë ujë të nxehtë. I lëmë 30 minuta. I pimë në gllënjka të vogla përgjatë ditës.

5. Kundër sëmundjeve të veshkave

3-4 mollë të ëmbla në ditë japin rezultate të mira.

6. Për shërimin e sëmundjeve të rrugëve urinare

Përdorimi për një kohë të gjatë i çajit me lëkurë mollësh jep rezultate të mira.

7. Ilaç kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit

Në 500 gramë lëng molle, tretim 75 gramë mjaltë dhe e pimë nga një gjysëm gote 3 herë në ditë, për një muaj rresht.

8. Tre “ilaçe” me mollë kundër arterosklerozës dhe tensionit të lartë të gjakut

a) Një gjysëm gote lëng molle 15-30 minuta para buke, çdo ditë.

b) 3 mollë mesatare të paqëruara i presim në copa të vogla dhe i hedhim në një litër ujë të vluar. I ziejmë për 10 minuta në zjarr të ngadaltë dhe i hedhim sheqer sipas shijes sonë. E pimë si çaj disa herë në ditë.

c) Kundër arterosklerozës në rastet e mbipeshës: Duke u këshilluar me mjekun, të caktojmë ditë të “shkarkimit”. 1,2 kilogram mollë e ndajmë në 5 racione të barabarta, gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes e shoqërojmë racionin e mollëve me 100 gramë gjizë apo mish të zier. Po kështu, e shoqërojmë me dy gota çaj trëndafili të egër.

9. Kur kemi çarje të lëkurës së këmbëve

Presim mollët në kubikë të vegjël dhe i ziejmë në qumësht derisa të treten. Këtë masë e hedhim mbi lëkurën e plasur, e lidhim me napë dhe e mbajmë për 30 minuta.

10. Kundër anemisë

Hani 3-5 kokrra mollë 2-3 herë në ditë ose pini 3-4 herë në ditë nga një gotë lëng molle.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here