Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilat janë ushqimet që forcojnë muskujt?

– U bë disa kohë që stërvitem në shtëpi, por kam filluar të kem pak dhimbje muskujsh dhe sikur po më ulet volumi i tyre. Më thoni ju lutem, cilat janë ushqimet që ndikojnë në forcimin e muskujve dhe që duhet t’i marr patjetër? Faleminderit. Vera.

Mario, instruktor: – E nderuar Vera, sipas kërkimeve, janë disa ushqime që ndihmojnë vërtetë në forcimin e muskujve, dhe këtë gjë e kam vërtetuar dhe unë vetë si instruktor që jam. Së pari, duhet të dini që ushqimet e pasura me proteina janë të domosdoshme për ata që merren me stërvitje, sport dhe mbi të gjitha ata që dëshirojnë të formojnë muskuj të bukur, të tonifikuar dhe që do që t’i ruaj. Kështu që më poshtë po ju japim disa ushqime që janë burim i pasur proteinash.

– Së pari, është veza, e cila është një burim i madh proteinash. Është e ushqyeshme dhe përmban aminoacide të pazëvëndësueshme dhe të domosdoshme për rritjen dhe ruajtjen e masës muskulore. Në radhë të parë vlen për ata persona që kanë dëshirë te rrisin masën e tyre muskulore dhe që përgjithësisht bëjnë pune, ose stërvitje te forte. Organizmi i njeriut ka nevojë për rreth 1-1.5 gr proteinë ditore për një kg peshë të trupit të tij. Proteinat gjenden kryesisht ne te verdhen e vezës. Veza është e pasur dhe me vitaminën B12, e cila ndihmon  në shpërbërjen e indit dhjamor.

Advertisement

Së dyti, vijnë bizelet.Proteinat e bizeleve janë një bekim i vërtetë për muskujt tanë, sidomos nëse konsumohen përpara fillimit të trajnimit. Bizelet janë një burim i posaçëm energjie për t’u përdorur gjatë fazës së sforcimit, ndërkohë që në fund të trajnimit e ndihmojnë trupin të rikuperohet nga lodhja.

– Së treti, është kosi, por pa shumë yndyrë. Një kavanoz normal përmban 20 gr. proteina dhe shumë pak karbohidrate. Kosi pa yndyrë është i pasur me kazeinë, apo me proteinën që trupi e asimilon shumë ngadalë, duke u lejuar kështu muskujve që ta “ruajnë” atë si një burim energjie në fazë pushimi. Ai është i duhur edhe si një vakt i vogël mes vakteve.

– Dhe vazhdojë me shalqinin. Sipas një studimi, konsumimi i një fete shalqini përpara aktivitetit fizik ndihmon në përmirësimin e performancës dhe reduktimin e dhimbjeve pas trajnimit. Ky frut përmban substanca që përshpejtojnë asgjësimin e acidit laktik. Gjithashtu shalqini, i përbërë kryesisht nga uji dhe sheqeri, është ideal pëe marrjen e energjive.

– Një frut tjetër që njihet për forcimin dhe ruajtjen e masës muskulare është Papaja. Sidomos ky frut sugjerohet për ata që merren me atletikë. Ajo përmban një enzimë e cila e ndihmon organizmin për të absorbuar proteinat e nevojshme për fibrat muskulore. E njëjta enzimë është gjetur te kajsitë dhe te lëvozhga e portokallit.

– Së fundmi, është kripa, e cila po të përdoret me kriter dhe në sasinë e duhur, ajo favorizon  transportin e lëngjeve në muskuj, një proces thelbësor në fazën e moderuar.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anjeza Branka: Ia fik dritat atij që më tradhton!

Next Post

Vidhja nëpër dyqanet e Greqisë!

Advertisement